Champions League 2021 – Faza 8/16

0
714

U kualifikuan katër ekipet e para në tetëshen e Champions. Ato, ashtu siç pritej, janë Liverpool dhe Paris Saint Germain…dhe siç nuk pritej, Borussia dhe Porto!

 

Barcelona dhe Juventus i kanë dhënë lamtumirën para kohe Kupës së Kampioneve. Barcelona, deri para dy javësh, nuk paraqiste thuaj se fare shpresa për një kualifikim ndaj Paris SG. Në fakt, pas dy ”crash test” në Spanjë ndaj Sevilla (2-0 la Liga dhe 3-0 Copa del Rey), Barcelona tregoi se më në fund, Koeman arriti ti ritmisë tërë ingranazhet e makinerisë që quhet Barça por, tashmë është vonë. Edhe pse ishte një loje e hapur me objektiv fitoren në Paris, eliminimi nuk u shmang, duke lënë një dhimbje të madhe për klubin Katalanas.

Protagonist, Leo messi me një gol të bukur dhe një penallti të humbur, si të thuash pasqyrë e ndjenjave mikse këto orë në Barcelonë.

 

Juventus ishte humbësi me i madh i fazës së 16ve! Skuadra arriti tek përmbysja por, një pakujdesi e vogël e murit – pafalshmërisht e Ronaldos por edhe Sheznit, i kushtoi eliminimin ”Zonjës Plakë”. Kjo skuader, nuk është në fakt ajo që paraqitet  sidmos ne Serie A. Nuk ka lidhje me ekipin e Maks Alegrit por as edhe me ekipin e Antonio Kontes. As edhe Ronaldo nuk është i njëjti gjithashtu! Duhet pranuar se, Porto gjithsesi, është një surprizë e bukur dhe nuk mund të thuhet se gjendet në tetëshe padrejtësisht. 

Tifozet juventine mbesin te zhgenjyer perseri per te disaten radhazi ne fakt nga eliminimi i ekipit te tyre ne Europe. Cfare nuk shkon ? Perse kjo skuader ka dy “fytyra” , nje per Serie “A” dhe tjetren ne Europe? Të paktën, Juventus duket se do mendojë menjëherë për të nesërmen dhe e nesërmja e Juventusit fillon me emrin Chiesa! Të paktën ky është konkluzioni pas dy ndeshjeve ndaj Portos dhe elimininit disa vjecare radhazi te kesaj skuadre ne Champions League. 

Liverpool fitoi ndaj të keqes së vetë e cila është…vetvetja! Fitorja pritej por, ishte edhe më se e nevojshme. Ashtu si dy javë më parë. Ndryshimi është tek rikthimi më në fund i Fabinjos në qendër të fushës. Nuk është e habitshme që pikërisht ai u shpall edhe ”Man of the match”.

Liverpool fitoi ndaj të keqes së vetë e cila është…vetvetja! Fitorja pritej por, ishte edhe më se e nevojshme. Ashtu si dy javë më parë. Si mbyllje, me që flasim për Liverpool, ja vlen të ndalemi pak tek koençidencat. Në vitin 2005, kur Liverpool fitoi Champions League pas asaj ndeshjeje të pabesueshme ndaj Milanit 3-3, në 8/16 eliminoi skuadër Gjermane, gjendej poshtë katërshes së parë në Premier League, Messi dhe Ronaldo nuk patën vazhduar në tetëshe dhe finalja luhej në Stamboll! Pikërisht siç janë rikrijuar situatat këtë vit. E pabesueshme!

 

Erling Haaland është emri tjetër i së ardhmes përkrah atij të Kylian Mbape! Bjondi gjigand, shënon në çdo ndeshje dhe shënon me çdo lloj mënyre. Borusia me Haaland në formacion është një kundërshtar i fortë për këdo – siç u vërtetua ndaj Seviljes. Pa Haaland,…është krejt tjetër gjë!

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here