Dario Llukaçi | Aktorë të harruar të skenës shqiptare!

0
4740

Dario Llukaçi (ose ne italisht Dario Llukacci)
Aktor i Teatrit te Estrades se Tiranes. U aktivizua gjithashtu ne disa filma shqiptare.

Lindi me 1 gusht 1925 ne Fiume te Italise, (sot Rijeka e Kroacise). Babai i Darios ishte me origine nga Podgorica ndersa nena e tij nga Fiume. Ne vitin 1930 familja Llukaci vjen ne Shqiperi duke shprehur me pas deshiren te jetonte dhe te punonte ne vendin tone.

Mbaroj shkollen 7-vjecare, ku ra ne sy per talentin qe shfaqi ne vizatim. Akoma ne moshen 13 -vjecare hyn ne banden muzikore te ish mbretit Zog si trombe e pare…kontakti i pare me artin.

Dario se bashku me vellezerit ka punuar me pas ne profesionin e mekanikut. Ata kishin nje oficine ku rregullonin shumicen e automjeteve qe qarkullonin ne Shqiperi. Dario gjithashtu punoi edhe saldator ne hekurudhen e pare Durres – Tirane.

Ne fillim te viteve 50 u trasferua ne Tirane prane Stabilimentit “Mihal Duri” si mekanik, saldator the pergjegjes officine.

Do te jete pikerisht gjate kesaj kohe prirja e tij per teater. Keshtu behet pjese e grupit teatral te Shtepise se Kultures, Tirane.

Pikerisht do te jete ketu etapa ku do te shenoje hapat e para te tij ne artin skenik. Ne Shtepine e Kultures ka role madje kryesore duke spikatur me talenti i tij. Nje nder keto pjese teatrale eshte “Era e lire” shfaqje qe terhoqi vemendjen e ministres se kultures ne ate kohe zj.Liri Belishova, e cila propozoi te kalonte ne teatrin profesionist. Mirepo Dario zgjodhi estraden per natyren e tij te humorit.

Punon per nje periudhe te gjate ne Estraden e Tiranes, madje duke qene njeri nga pjesetaret e brezit nismetar. Punoj ne kete Institucion deri sa doli ne pension.

Qendron ne Shqiperi deri ne fillim te viteve `90-te, per t`u rikthyer ne vendin e tij te lindjes ne Itali, aty edhe ku nderroj jete me 1 gusht 2007, ne moshen 82 vjecare pikerisht ne diten kur kishte lindur. Gjithsesi duke qene pjese e aktrimit shqiptar gjate gjithe periudhes se qendrimit te tij ne Shqiperi , skena shqiptare e kujton ate me nderim dhe respekt per kontributin e dhene ne artin skenik.

Dario Llukaci ka interpretuar edhe ne nje numer te konsiderueshem te filmave artistike e duke lene ne memorien e spektatorit disa batuta argetuese, nder me te fameshmet ajo e taksistit tek “Kapedani” – “Cherchez la femme” !

Filma te tjere:
Debatik – (1961) oficer italian
Kapedani – (1972) Shoferi i Taksise ;
Shtigje të luftës – (1974) Sinjor Pançeli
Kur hiqen maskat – (1975) doktori;
Vajzat me kordele të kuqe – (1978);
Përtej mureve të gurta – (1979)
Koha nuk pret – (1984) rrobaqepsei;
Tela për violinë – (1987) Dirigjenti.

© Material i rezervuar / Kinematografia Shqiptare
________________________
Referenca: Kryesisht simbas informacionit qe ndau me ne nipi i aktorit z. Romir Nelo Llukaci te cilin e falenderojme perzemersisht. U publikua per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe ne korrik 2017 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here