Dhimitër Anagnosti
Regjisor, operator, skenarist
Njëri nga regjisorët më të mëdhenj të filmit shqiptarë.
Autori i rreth 20 filmave shqiptare, mes tyre pelikula shume te dashura për publikun si “Lulëkuqe mbi mure” apo “Përrallë nga e kaluara” mban titullin “Nderi i Kombit” per punen e tij ne kinemane shqiptare.
Dhimiter Anagnosti është dekoruar me motivacionin si njeriu dhe autori qe përmes filmave te tij shënoi një pike referimi ne artin shqiptare. Vete Anagnosti, ia kushtoi një vlerësim trupës se teknikeve me te cilët realizoi filmat, por dhe bashkëshortes se tij, Rozës. “Gjoleka djali i Abazit” prodhim i vitit 2006, është filmi i fundit qe ka realizuar regjisori, prodhim i cili u prit mjaft mire nga publiku.
Ai eshte regjisori shqiptar më i rëndësishëm i shekullit të kaluar, ka lindur në Vuno të rrethit të Vlorës më 23 janar 1936. Mbaroi shkollën e mesme “Ali Demi” në Vlorë, ku u dallua për prirjet e tij për letërsi.
Studimet e larta i kreu me nota të shkëlqyera në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematgorafike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën , “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996).
Në 12 pril 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenë në TK dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali. Regjisori është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.
FILMOGRAFIA :
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Komisari i dritës (1966)
Duel i heshtur (1967)
Plagë të vjetra (1968)
Parafabrikatet (1970)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Motive nga dita e diel (1973)
Përjetërsi (1974)
Cuca e maleve (1974)
Kur hiqen maskat (1975)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Monumenti (1977)
Në shtepinë tonë (1979)
Vëllezër dhe shokë (1982)
Kujtime nga Gjirokastra (1983)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Përrallë nga e kaluara (1987)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
Gjoleka djali i Abazit (2006)
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook qe me 2014.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw