Dhimitër Jano (1945-2005)
Aktor i teatrit “Bylis” – Fier dhe i kinematografise shqiptare.
U linde ne Fier me 12 dhjetor. Kreu ILA, Insitutin e Larte te Arteve per aktore ne vitin 1972 dhe fill me pas u emerua ne teatrin “Bylis te Fierit.
Ne skenen e ketij teatri interpretoi rreth 50 role, duke filluar nga ato kryesoret e deri te figura episodike, e duke deshmuar kujdes e vemendje te njellojte.
Prirjet e tij u bene me te dukshme ne fushen e komedise, ku edhe vizatoi disa karaktere origjinale, qe kane mbetur ne kujtesen e publikut.
Suksesin me te madh te tij e arriti me rolin e Niqiforit ne komedine brilante “Shoku Niqifor” te Pellumb Kulles, me te cilin solli nje drejtues te preokupuar per punen, me thelb te mire, por te rremujshem e disi euforik.
Ishte i natyrshem ne qasjet humoristike qe realizonte, ruante sensin e mases dhe kur duhej edhe perjetime te kahut dramatik e psikollogjik, duke manipuluar mire me elementet e groteskut dhe zmadhimit komik, sikurse u pa ne shfaqjet te tilla si: “Keshtu te dua”; “Zoti godet me puter”; “Zoteria qe tradheton gruan”; “Kercuri”; “E ardhmja qendron tek vezet”; “Sorollopi” etj shfaqje teatrale.
Edhe ne kinematografi Dhimiter Jano luajti ne disa filma shqiptare te kinostudios nga keto mund te kujtojme ne cast: “Emblema e dikurshme” (1979); “Fejesa e Blertes” (1984); “Hije qe mbeten pas” (1985) ; “Bregu i ashper” (1988);
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 198
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw