Dhimitra Mele (1926-2004) | Yje të humbur të skenës shqiptare!

0
2922

Dhimitra Mele
Aktore e mirenjohur e Teatrit “A.Z Cajupi”, Korce dhe njekohesisht u aktivizua ne disa filma shqiptare. E megjithate informacioni eshte i manget per kete grupim aktoresh qe vazhdojne te mbeten “nen censuren” e kohes, ne “pluhurin” e harreses.

Lindi ne qytetin e Korces me 26 mars 1926 dhe qysh e vogel, 16-17 vjece i ka hyre rruges se artit atij te teatrit korcar. Spikati ne interpretimin e roleve ne skenen e ketij teatri ku mund te vecojme rolin e Margës tek opereta “Së bashku, jeta është këngë”, në rolin e Tringës te opereta “Agimi”, në rolin e Teto Ketos te opereta, “Lugina e artë”.
Mbresa do te linte edhe me rolin e nënës tek “Lulja e Kujtimit” duke shpalosur para spektatorit një nënë të vërtetë korcare.

Dhimitra Mele ne ate kohe ishte një vazë e talentuar dhe e adhuruar prej të gjithëve. Dinte të këndonte bukur, luante në kitarë, ishte e zonja, si në teatër dhe në estradë. Ishte po kaq e këndshme edhe në opereta dhe në parodi.

Keshtu ajo do te dallohej edhe ne role te tjera si tek shfaqja “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, me rolin e princeshës, Olivia. Olivia ishte një vazjë e bukur, ashtu siç ishte Dhimitra, ishte e adhuruar nga të gjithë, ashtu siç adhurohej Dhimitra. Ishte një vajzë e këndshme, ashtu siç ishte vetë Dhimitra.
Po kaq e mrekullueshme do të ishte tek roli i Misis Lipari te “Pamje nga ura”, në rolin e Alisës te “Rrënjë të thella”, në rolin e Zina Vasiljevna te “Nderi i Familjes”, në rolin e kurbatkës te “Për mbrojtjen e athdheut” etj. Nuk mund të harrohet roli i Lonevicës te drama “Këneta”, ku, Dhimitra luante rolin e plakës vullnetare e cila kishte marrë pjesë në tharjen e kënetes.

Aktorja korcare kishte edhe nje aftesi tjeter, thenien e batutave, te cilat linin nje efekt te papershkrueshem tek spektatoret e brezit qe e ndoqen ate ne Korce . Keshtu ishin batutat e saja tek skeçi “Gjallë jam unë apo kam vdekur”. Kur i thanë të shkonte te estrada. (sigurisht pa u ndarë nga teatri) ajo e priti me mjaft qejf pamvaresisht nga opinioni i atehereshem qe vetem teatri ishte per aktoret e kompletuar. Perkundrazi ajo shkelqeu edhe ne estrade.

Persa i perket kinematografise ajo u aktivizua edhe ne dy-tre filma te Kinostudios dhe televizive te RTSH-se si: “I teti ne bronx”  – 1970 / “Zonja nga qyteti” – 1976 / “Kush vdese ne kembe” – 1984 / “I paharruari” – 1984.

        
        
        

Ajo mbeti aktore e profilit te teatrit dhe estrades se Korces.
Aktorja korcare nuk u martua kurre ndaj mbeti e lidhur deri ne fund te jetes me skenen e teatrit.

Në vitin 1979 asaj iu dha titulli “Artiste e Merituar”. Nderron jete ne moshen 78 vjecare me 7 tetor 2004.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 8 qershor 2022
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Informacioni i seleksionuar on line, interviste e aktorit Koco Qendro nga Vepror Hasani. Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply