Dhorkë Orgocka (1936-2002) | Përkujtimore!

0
1527

Dhorkë Orgocka (1936-2002)
Aktore dramatike e teatrit “A. Z. Cajupi”, Korce dhe e Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne Korce me 25 tetor 1936. Qe ne moshe fare te re u aktivizua me trupen amatore te Teatrit te Korces si aktore dramatike e komike, si kengetare dhe si valltare.
Bashkeshortja e rregjisorit / aktorit Dhimiter Orgocka, i perket brezit themeltar te Teatrit te Korces qe me 1951, duke qene njera nga aktoret e para femra te teatrit profesionist shqiptar.

Nje aktore shumeplaneshe, dramatike, komike, e estrades dhe filmit. Nje nga cilesite e saja ishte fuqia transformuese dhe pershtatja ne gjedhe te ndryshme te teatrit, ne plane te ndryshme interpretative.

Ndonese nuk kishte mbaruar ndonje shkolle dramatike, interpretimi i saj ishte cilesor. Ishte dinamike ne skene, dallohej per natyrshmerine, e gjalle, plot energji, me nje fjale te ngrohte dhe te interpretuar me temperament. Ndersa ne rolet e kahut komik karakterizohej nga nje ritem i larte i gershetuar me nje gazmend te brendeshem , cfare e bente per vete spektatorin, sikunder ishte nga ana tjeter dramatike, epike dhe emocionale, ne rolet e kahut tragjik.

Ajo ka realizuar ne mbi 60 role ne Teater. Spikati ne rolin e Violes ne komedine “Nata e dymbedhjete “ te Shekspirit, ne v. 1965, duke shperfaqur nje natyre liriko-poetike, duke luajtuar me dyzimin e saj gjinor nepermjet kalimeve te befta, nga njer gjendje (djalin) tek tjetra (vajzen). Ne dramen e N. Ostrovskit, “Vajza pa prike” (1966) interpretoj me lirizem e ngrohtesi, rolin e Larises . Ne v. 1961 dha me dramacitet rolin e Katrines ne “Pamje nga ura” te Miler . Ne vitin 1979 luan me gjalleri dhe humor Frosinen ne komedine e Molierit “Kopraci” , duke jetesuar tipin e nje personazhi sherbetoreje klasike moleriane. Ritmi i larte, plastika e zhdervjellet, loja me dykahesite, befasimet e kendeshme e bejne kete rol nga me te pelqyerit ne karrieren e saj. Ne v. 1974, ne komedine e R. Pulahes “Zonja nga qyteti” realizoj perputhur nje formati e fryme popullore, rolion e Ollges, duke paraqitur nje grua qytetare me ngjyrimet e rrethit te Korces kinse e “civilizuar”, por tejet e ngarkuar me paragjykime per menyren e jeteses ne fshat, rol te cilin e interpretoj per se dyti edhe ne komedine ne vazhdim “nje shoqe nga fshati.

Ne v. 1978 me interpretimin e figures se Maros ne dramen e R. Pulahes “Maro Mokra” arrin nje nga nivelet me te larta te saja ne interpretim. Ajo solli ne skene nje figure epiko heroike e pasur me thekse kombetare.

Role te tjera ne Teater mund te permendim : Lenen ne dramen “Doktor Aleksi” te I. Urucit. Tushja ne “Hijet e nates” se V. Kokones; Mesuesja dramatizim i romanit “Qyteti i fundit” te P. Markos; Zonjen Bice ne dramen “Opera per tre grosh” te B. Brehtit; Drita ne dramen “Flake ne shtepi” te Z. Cikulit”; Emilia ne tragjedine “Otello’ te Shekspirit; Olimbia ne komedine “Karnavalet e Korces te S. Comores; Nena ne dramen “Zeka Shkoza” te S. Pitarkes; Dorina ne komedine “Tartufi” te Molierit; “Stuhi ne prill” te Skender Luarasit etj.

Ne ekranin e filmit ka interpretuar ne disa prej tyre si: “Horizonte te hapura” – bashkeshortja e Uranit; Përballimi (1976) – sherbyesja e zyres; Beni ecën vetë (1975) – Teto Ollga; Flamur në dallgë (1977 Film TV) – Mjekja; Pas gjurmëve (1978) – Drita; Asgjë nuk harrohet (1985) – Nene Xhikua; Dasem e cuditeshme (1986) – Nena e Sherkes ; Përsëri pranverë (1987) – Bashkeshortja e kryetarit; Nje vit i gjate (1987) – Nena e Likurgut.

Nderron jete me 31 gusht te vitit 2002.
Mban titullin “Artiste e Merituar”

________________________
Kinematografia Shqiptare” 2013-2021
Publikuar per here te pare ne Tetor 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Qendro, Koco “Dhora jone” Shtypshkronja “Kolti” 2003.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here