Diana Hoxha, piktore ekzekutuese dhe animatore!

0
337

Diana Hoxha
Piktore ekzekutuese dhe animatore e filmit vizatimor ne Kinostudion “Shqiperia e Re”.

Lindi ne Tirane me 26 shkurt 1958. Eshte e bija e inxhinjerit dhe studjuesit te kinematografise Abaz Hoxha. Ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja” per pikture.

Ne v. 1978 fillon te punoje ne Uzinen e plastikes se qytetit te Durresit, ne repartin e lojerave me ne ze per femije. Ne shtator 1984 mori pjese ne nje konkurs te organizuar ne Kinostudio “Shqiperia e Re” per piktore ne filmin vizatimore ku zuri vendin e pare dhe ku menjehere filloje te punoje ne kete institucion.

Gradualisht se bashku me N.Vodicen dhe S. Thacin e te tjere, u be njera nga piktoret me te afta ne animacion duke u specializuar kryesisht per kukullat.

Ka realizuar rreth 15 filma nen drejtimin e regjisoreve B. Ikonomi, V. Droboniku; J. Zhonga; E. Konomi; Gj. Varfi etj.
Nder filmat e realizuar prej saj si pikture ekzekutuese dhe animatore jane:
“Era dhe balonat” (1985); “Zeri i gjakut, zeri i tokes” ; “Merimanga dhe brumbulli” ; “Bletet dhe pellumbi” “Breshka dhe lepuri” ; Pendesa e Arushit” ; “Bleta e vogel”; “Gjithe bota qesh”.

Ne korrik te vitit 1990 emigron fillimisht ne France dhe me vone ne Gjermani ne Frankfurt ku punon jashte profilit te saj.


Publikuar qe me pare ne faqen Facebook – Kinematografia Shqiptare
___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare “Autore dhe vepra” / A. Hoxha – Toena 2002 / f.157.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here