Dionis Bubani (1926-2006) | Përkujtimore!

0
956

Dionis Bubani (1926-2006)
Shkrimtar, humorist dhe perkthyes.

Lindi ne Bukuresht me 18 shtator 1926. Po ketu kryen shkollen e fillore dhe te mesme.
Në vitin 1940 Dionis Bubani, së bashku me familje u kthye në Shqipëri, ne vendlindjen e babait të tij. Pas katër vitesh nga kthimi në Shqipër, sistemi i instaluar i burgosi te atin Gjergj Bubanin, dhe keshtu Dionisit qe ne moshe te re u desh të kujdeset për vete dhe familjen. Punon në një puntori biçikletash, shet cigare rrugëve e nëpër kafene, por punoi edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf në Ministrinë e Jashtme. Mëqe ishte djali i publicistit, ai filloi të merret edhe me shkrime.

Në fillim punimet e veta i botoi në “Letrari i ri”, dhe “Rinia”, ndërsa në vitin 1946 filloi të bashkëpunoje me revistën humoristike “Hosteni”, redaktor i së cilës u bë më vonë.
Gjatë punës së tij krijuese u muar me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive. Për punën e tij krijuese dhe për përkthime ai u shpërblye disa herë. Njohu për së afërmi shumë rilindas e njerëz të shquar të kulturës sonë: Çajupin, Asdrenin, Kutelin, Poradecin, Luarasin, Kadarenë, Agollin, Godon, Grillon, Nikolla-n, Greblleshin, Man-in e shumë të tjerë, për të cilët edhe ka shkruar një vepër. Është interesant të përmendet se Dionis Bubani ka përkthyer edhe “Poemën” e Lasgush Poradecit nga rumanishtja në shqip, të cilën Poradeci e shkroi gjatë kohës kur po jepte provimin pranues në Akademin e Arteve te Bukura në Bukuresht.

Dionis Bubani nderroj jete në Tiranë me 10 shkurt 2006.

KRIJIMET LETRARE
                    

              
Aventurat e Çapaçulit" nëpër vend e botë / cikël librash,
"Dardha e ka bishtin prapa",
"Yjet nuk shihen kurrë",
"Çështje përsonale", "
"Pazar i mbarë",
"Ujku te dentisti",
"Plumba dhe cianur",
"Maçoku dhe Patoku",
"Një aventurë në Tiranë",
"Papagalli në doganë",
"Poezia shqipe",
"Vejusha gazmore",
"Shaka tragjike të jetës sime",
"Urgjent, sekret dhe rezervat",
"Biçikleta me tri rrota",
"Kërriçi prej floriri", e të tjera.

Përkthimet
“Poemën” e Lasgush Poradecit,
“Aforizmat” e Nikolae Jorga-s,
“Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme” të Ayrelia Marinesku-t,
“Përralla të zgjedhura nga letërsia botërore” e të tjera.

Komeditë
“Armiku i grave”,
“Bileta e llotarisë”,
“Kandidati i shkencave”,
“Milioner pa asnjë kacidhë” libreton,
“Zarf i hapur”,
“Skena dhe prapaskena” (pamflete dhe fejtone).

Tekstet e këngëve
“Fëmija i parë” kushtuar lindjes se djalit te Odhise Grillos, Kostandin Grillo
“Mos më qorto”,
“S’di të vallëzoj”,
“Sot mbush 20 vjeç”,
“Kur jam pranë teje”,
“Mjekut të ri”, kushtuar bashkeshortes se Odhise Grillos, Dr. Vangjelo Grillo
“Të pajtohemi” e të tjera.
______________________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Informacioni me i fundit 10 shkurt 2006.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here