(Dita 2) FIS-Kampionati Botëror i Skive Alpin | Kortina 2021!

0
457

Dita e dyte, 13 shkurt
Gara: Zbritja e lire per femra
Kushtet klimaterike: Kohe me diell dhe qiell te paster
Temperatura, ne start: -8°C ; ne finish -9°C
Kondicioni i pistes: bore e ngjeshur dhe optimal per garen .
Skiatoret pjesemarres: 31
Ora e fillimit te gares: 11;00 AM

Skiatoret zvicerjane vazhdojne marshin triumfal ne Kortina, duke fituar sot edhe dy medalje te tjera fale suksesit te Corinne Suter dhe Lara Gut-Behrami, (ari dhe bronxi)
Sot ishte dita e Suter te ndricoje me medaljen e arte te fituar, ne garen e “Downhill” – zbritjes se lire, ashtu sic beri te enjten ne “Super G” me ate te argjenden te vendosur rreth qafes.

Gut-Behrami zbriti me vone mbas gjashtë garueseve dhe dukej e gatshme për të kërkuar medaljen e saj të dytë të artë, por dicka nuk shkoi mire nga fundi i dishezes se saj dhe humbi ne kohë duke përfunduar (0.37 sekonda pas Suter), ne vendin e tretë.

Ndarja e dy yjeve zviceranë të shpejtësisë ishte një surprizë qe e beri gjermania Kira Weidl, vetem 0.20 sekonda larg ritmit fitues. Sidoqofte ishte medalja e parë e Kampionatit Botëror për Weidl, e cila deri më sot kishte hipur ne podium vetëm dy herë në karrierën e saj të re në Kupën e Botës, dy vendet e treta, që erdhen më 2019.


Pas ditëve të vështira të motit në fillim të javës, sot Kortina dha një ditë ëndrrash për garen e zbritjes se lire te femrave. Qiejt blu e pa re dhe temperaturat e ftohta ne minus përshëndetën vendin si një nga pistat më piktoreske në botë, ku atletet skiatore patën një shans për të shkëlqyer me të vërtetë për garën e sotme te shpejtesise ne Kampionatin Botëror.
Falë shfrytëzimeve të Gut-Behrami dhe Suter, Zvicra mban një epërsi në numrin e përgjithshëm të medaljeve me katër gjithsej.

Ja dhe disa foto nga gara e shpejtesise:

 
Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here