(Dita 3) FIS – Kampionati Botëror i Skive Alpin | Kortina 2021!

0
701

Dita e trete, 14 shkurt
Gara: “Downhill”, Zbritja e lire per meshkuj
Kushtet klimaterike: Kohe me diell dhe qiell i paster kristal.
Temperatura ne piken e startit: -12°C , ne finish -10°C
Kondicioni i pistes: bore e ngjeshur dhe optimal per garen .
Skiatoret pjesemarres: 42
Ora e fillimit te gares: 11;00 AM

Vincent Kriechmayr është zyrtarisht “mbreti i shpejtësisë” në Kampionatin Botëror ne Kortina pista e se ciles eshte quajtuar si “Mbretëresha e Dolomitëve”, ndërsa skiatori i Austrise fitoi nje medalje tjeter te artë në “Downhill”, zbritje e lire pas asaj te pares në “Super-G”.

Me kete fitore Kriechmayr bashkohet me një grup elitar prej tre vetesh të cilët kanë marre medalje të dyfishtë në Kampionatin Botëror ne dy garat e shpejtesise së bashku me Hermann Maier dhe Bode Miller. Fitorja gjithashtu i dha fund një thatësire 18-vjeçare të medaljes së artë për austriakët në tatëpjetën e meshkujve.

Kjo fitore e austriakut u arrit vetem mbas nje diference kohore prej 0.01 sekondave ndaj vendit te dyte, gjermanit Andreas Sander fituesi i medaljes se argjendte. Marrësit e medaljeve të arta dhe argjendte ishin gjithashtu dy garuesit e parë qe u nisen njeri pas tjetrit ne pisten e mrekullueshme te Kortinas. Gjithsesi per gjermanin kjo ishte medalja e parë e karrierës se tij ne nje boteror i cili ishte relativisht nje befasi qe hipi ne padiumin e fituesve .
Sanders gjithashtu e shtoi numrin e medaljeve ne tre per Gjermaninë deri tani ne kete boteror.

Vendi i tretë gjithashtu u kontestua shumë pasi Beat Feuz përfundoi vetëm 0.18 larg ritmit fitues fakte qe tregojne per nivelin e larte dhe konkurrimin e skiatoreve ne kete gare.

Pas tre vendeve te para qe ishin shume afer ne kohe me njeri tjetrin , hendeku u zgjerua midis pjesës tjetër të garuesve.
Edhe një herë, Cortina ofroi kushte optimale sot, pasi problemet e motit në fillim të javës jane harruar tashme duke qene prezent i nje qielli blu te paster edhe pse temperatura te ftohta nen zero por qe ofruan nje natyre piktoreske dhe kushte optimale per kete gare te shpejtesise sic eshte zbritja e lire.

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here