REPORT
Dita e nente, 20 shkurt
Gara: Sllallom per femra
Kushtet klimaterike: Diell ne roundin e pare e me pas fillon debora ne zbritjen e dyte te gares.
Temperatura ne piken e startit : 2 – 5°C , ne finish 2 – 6°C
Kondicioni i pistes: bore e ngjeshur.
Skiatoret pjesemarres: 92
Ora e fillimit te gares: 13;30
Gara e fundit e kampionatit per femra.
Katharina Liensberger e mbylli Kampionatin Botëror të Skive në Cortina si nje kampione surprizë , duke fituar tre medalje, përfshirë arin e sotëm në sllallom.
Austriakja 23-vjeçare dominoi garën sot, duke fituar saktësisht me një sekondë ndaj rendjes sllallom te sllovakes Petra Vlhova. Liensberger hyri në raundin e dytë te kesaj gare me një avantazh prej 0.30 sekondash ndaj Vlhova dhe ia arriti madje ta dyfishojë epërsinë para se të kalonte vijën e finishit. Një arritje mbresëlënëse duke marrë parasysh temperaturat shumë të ngrohta dhe rrezatimin e diellit në dëborë për tërë ditën.
Kjo fitore sjell numrin e medaljeve per Liensberger në dy ari dhe një bronxi e duke lënë Cortinan me tre te tilla gjithsej. Medalja e artë e Liensberger sot i dha fund një dominimit mbresëlënës të medaljeve në historinë e Kampionatit Botëror, pasi US amerikania Mikaela Shiffrin, kishte fituar katër medaljet e fundit të arta në sllallom. Sot ajo ra në vendin e tretë, duke përfunduar gati dy sekonda prapa fitueses Liensberger . Por ndërsa kjo seri prej kater fitoreve ne radhe erdhi në fund sot, performanca e bronxit te fituar te Shiffrin i dha asaj akoma më shumë medalje te koleksionuara se çdo skiatore femer në Cortina, me katër gjithsej, dy bronxi, një argjend dhe një ari. Ne cdo event / gare që hynte Shiffrin në Kampionate Botërore, ajo gjithmone fitonte te pakten një medalje.
Për Vlhovën, argjendi i sotëm e çon totalin e saj në Cortina në dy medalje argjendi. Pritej me shumë gjithsesi nga lideria aktuale e Kupës së Botës. Hendeku prej dy sekondash midis tre fituesve të medaljeve tregon se sa mirë ishte Liensberger sot dhe askush nuk pati ndonje shans kundër saj.
Ndërsa Kampionati Botëror u mbyll me garen e Sllallomit per femrat, të gjithë sytë tani jane kthyer për titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës, se cila do të rifillojë një fundjavë ne Val di Fassa per garen e shpejtesise. A do te mundet Lara Gut të ruajë vrullin e saj dhe të shkojë për titullin e përgjithshëm? A do ta rigjejë Vlhova formen e saj ne kete faze të dytë? Si do të reagojë Liensberger nga suksesi i saj i ri? Dhe çfarë trukesh ka Shiffrin akoma nën mëngë? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të marrin përgjigje në muajin e fundit të sezonit, pra ne Mars.
___________
#VizionSportivOraKampioneve
Pjerin B.