Dokumentari “Reportazh nga Kurbneshi”!

0
1263

Dokumentare te Kinostudios “Shqiperia e re”
Reportazh nga Kurbneshi

Përshkrimi: Pamje e maleve te ilustruara me kengen e rapsodit popullor. Panorama te Kurbneshit. Filmi na prezanton me punetoret e minieres Gjek Bib Gjoni, komunist 20 vjecar minator. Nje nga pionieret e Kurbneshit eshte dhe Gjin Bardhoku, Bib Mikeli. Minatori Bajram Cuku eshte ngarkuar me drejtimin e minieres. I dashur midis kolektivit eshte dhe Gjin Toma. Ketu ndodhet Sekretari i Partise Nde Kabali. Kryeinxhinieri Froko Kroqi. Armatori i pagabueshem Nue Tarazhi, inxhinieri Spiro Velsho, vagonisti Myztor Gjoka. Nje mibnator duke vene shenja me kandil. Minatoret Gjoka, Pjetri, Lleshi, duke shpuar shkembin me pistolete.

Pergatitje per shperthim, futen pistoletat ne vrime, minatoret me minat ne duar. Plasja e minave. Vagonisti shtyn vagonin. Vagoni duke shkarkuar, dy minatore shkarkojne drure, ne pune e siper minatoret dhe inxhinieret kerkojne rrruge te reja per te nxjerre minerale. Tabela 886 dhe minatore. Dy veta rregullojne minen. Kryeinxhinieri duke bere skica. Kolektivi i Kurbneshit, duke kerkuar fronte te reja minerali, zbuloi shtresa te pasura nen nivelin e galerive ekzistuese, keshtu lindi idea per hapjen e nje pusi 200 metra te thelle. Sa me poshte shkon thellimi aq me shume uje buron.

Minatoret duke nxjerre me kova nga fundi i pusit shkembin e therrmuar. Ndue Tarazhi dhe inxhinieri Spiro Velko ngjiten vete deri ne vendin e bllokimit, dy minatore terheqin litarin e pakos. Nga shperthimi derdhen guret. Vagonat duke u mbushur minerali ne site.

Operator: Dhimiter Lala

Bashkepunetore: Koco Tollko, Spiro Vllahu, Josif Kromidha
Regjia: Marianthi Xhako
Skenari: Muharrem Skenderi
Muzika: Donika Muci, formulim
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1967
Kohëzgjatja: 25 min

___________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply