Donika Muçi
Formuluese muzike, regjisore montazhi, regjisore e filmave dokumentare dhe kronikale ne Kinostudio “Shqiperia e Re”!
Lindi ne Delvine nga nje familje qytetare gjirokastrite me 13 gusht 1938. Me fillimin e Luftes se II Boterore, familja e saj u shperngul ne Tirane ku kreu edhe shkollen e mesme artistike “Jordan Misja” ne degen e muzikes (1958) per teori solfezhi. Mbas nje viti bashkepunon me Radio Tiranen. Po ne vitin 1959 e caktojne ne Lushnje, por ajo nuk i pergjigjet thirrjes se Partise.
Mezi priste të mbaronte shkollën e të punesohej per t`i ardhur ne ndihme familjes pasi ishin të varfër.
Fillon pune ne Radio e ndihmuar nga zonja Vera Zheji në sektorin e muzikës. E pret me shume gezim kete ftese edhe pse në fillim paguhej me honorarë, por duke punuar mirë dhe fortë e duke zëvendësuar dhe disa shoqe rroga behej e kenaqeshme. Qe ketu transferohet ne Kinostudio, pikerisht me 12 shkurt 1960.
Punoi nje kohe te gjate si formuluese muzike ne kinoditaret dhe filmat dokumentare si dhe montazhiere dhe regjisore montazhi ne kater filma artistike: “Kur zbardhi nje dite” – 1971 / “Ilegalet” – 1976 / “Shembja e idhujve “ – 1977 / “Pranvere ne Gjirokaster” – 1978
Pas kesaj kalon si regjisore ne filmin dokumentare duke xhiruar rreth 40 filma kronikale e dokumentare gjate periudhes kohore 1970 – 1986. Nder filmat me te njohur te saj jane: “Viktor Eftimiu ne Shqiperi” – 1970; “Lajmetari i festivalit” – 1972; “Lulet dekorative” – 1975; “Ujrat termale” – 1976; “Ansambli Marinela ne Shqiperi” – 1977; “Mozaiket” – 1980; “Porcelani yne” – 1980; “Gezofrat tane” – 1980; “Banesat popullore” – 1981; “Vallet e bjeshkeve”; “Vendet turistike ne Shqiperi” – 1981; “Pishtare te drites ne Kosove” – 1993; “Drejt frymezimeve” – 1984; “Brigjeve te Prespes” – 1985; “Shtjefen Gjecovi” – 1985; Per kete film nderohet me Medaljonin e Festivalit te 6-shte te Filmit Dokumentare per regjine.
“Muzikanti Arber” – 1987, i cili u nderua me Cmimin e 2-te ne Festivalin e 8-te te Filmit Dokumentare Shqiptare; “Qyteti keshtjelle” – 1989; “Dora D`Istria” – 1998; etj.
Filma te tjere mund te permendim: “Me ritmin e jetes” – 1970;
“Ne festivalin e 11-te te Kenges” – 1973; “Cirku yne” – 1984; “Koncertet e majit” – 1975; Nderkohe ne vitin 1976 mundemi te kujtojme filmat “Normat teknike”; “Sistemi i tokes”; “Qershori dhe gruri”. Dy vite me vone, 1979 ka realizuar “Perimet burim shendeti”; “Reportazh nga Kemishtaj”; “Kenge dhe valle ne festen e madhe”; “Turne i artisteve greke ne Shqiperi”; Ne vitin 1980 vazhdon me tre dokumentare te tjere “Dropulli i rilindur”; “Ansambli i valleve Eli Cetali dhe Ansambli Mariza Koh ne Shqiperi” ; “Femijet tane nje kenge e bukur” – 1981; “ Bije te rrugicave te kalldremta” – 1982; “Shoku i mire Gogo” – 1983; “Helmes `84” – 1984; “Dite te paharruara” – 1985; “Tirana e kuqe e Enverit” – 1985.
Mban: -Urdhri Naim Frashëri i Klasit të tretë, 1984. Certifikatë vlerësimi për filmin “Shtjefën Gjeçovi”, 1986. “Artiste e Merituar” në vitin 1987.
Në vitin 1947 u formua Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare.
Më vonë ajo mori emrin Kinostudio Shqipëria e Re. Në vitin 1960 Donika bëhet pjesë e Kinostudio Shqipëria e Re.
Në vitin 1968 ajo merr titullin Formuluese muzike e kategorisë së parë. Në vitin 1970 merr titullin regjisore montazhi.
Ndërsa në vitin 1972 merr titullin regjisore xhirimi. Ka qenë regjisore në mbi 200 filma dokumentarë.
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 276-277.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw