Njera nga shfaqjet teatrale me te arrira ne dramaturgjine shqiptare eshte edhe “Fisheku në pajë” i autorit Fadil Kraja, profesor i shquar dhe njeri nga dramaturget me te medhenje qe i mungojne artedashesve te kesaj gjinie.
Kjo shfaqje e pati premieren e saj me 27 korrik te vitit 1967 , vene ne skenen e Teatrit “Migjeni” nga regjisori Serafin Fanko “Artist i popullit”!
Piktore te kesaj shfaqje ishin: Bep Shiroka dhe Lec Fishta
Drama u dekorua me Urdherin e Punes se Klasit te 1-re dhe Urdherin “Naim Frasheri” te Klasit te 1-re.
Personazhet dhe Interpretet:
Ndreke Prela (A.M)……….Gjelosh Nika
Vitore Nino (A.M) dhe Antoneta Fishta……….Sosja ( e shoqja)
Bep Shiroka (A.M)……..Dashi, i biri
Violeta Sekuj ……..gruaja e Dashit
Tonin Nino………Kola, i biri i Dashit
Tinka Kurti (A.P)……Zana, kandidate per anetare e Keshillit Popullor
Elez Kadria……Feridi, komisar i zonave kufitare
Pistol Soja dhe Ramiz Rama…..Orhani, veteriner
Lec Bushati………..Vata, fshatar
Donika Franja, Marie Qyrsaqi, Ana Gjini……..Lukja, e bija
Paulin Lacaj dhe Gjovalin Kola……Paloka, fshatar
Esat Kola………Sandri , mesues
Rikard Ljarja dhe Rrok Rrotani…….Frani, sekretari i organizates baze te Partise
Viktor Bruceti dhe Ymer Bala……Marku, sekretari i organizates se rinise.
Kane interpretuar edhe aktoret e tjere si:
Prenge Lekunda (A.M); Fejzi Spahia; Jonuz Dini; Ndoc Sheldia; Lec Ndreka; Kole Prela; Maliq Sejdini; Vitore Lazri; Lucie Dashi.
Inspektor skene: Cesk Vuksani
Dritat: Teufik Duka
Efektet zanore: Zef Cungeli
Rrobaqepse: Zina Ashta
Parukier dhe grimior: Kin Jaku
Elektricist: Fatmir Gokovi
Marangoze: Lec Prendi; Ismet Shkreli
Teknike skene: Maliq Sejdini; Osman Gruda
(Skeda i perket shtatorit te vitit 1973)
I
Kjo drame si njera nga kryeveprat e teatrit shkodran dhe mbareshqiptar u shkrua tamam ne kohen kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë të emancipohej për të dalë nga prapambetja e gjatë, në mënyrë të veçantë në zonat e thella malore, ku ndikimet e kanunit dhe zakoneve ishin më të mëdhaja.
Vete titulli i dramës te shpie tek ato zakone te atyre kohëve të zymta per shoqerine tone shqiptare, kur vajzës që martohej, në pajë i vihej nder te tjera edhe një fishek, të cilin kishte të drejtë ta përdorte bashkëshorti i saj, nëqoftëse shihte një faj ose gabim të së shoqes dhe vendoste për jeten e saj me vetëgjygjësi, duke përdorur fishekun që kishte ardhur në pajen e nuses.
Pasi vendost ne skenen e “Migjenit” kjo shfaqje bëri bujë të madhe. Niveli i saj i lartë ideo-artistik, loja e përkryer e aktorëve të Trupës së Teatrit “Migjeni”, niveli i lartë profesional i regjisorit, atëherë të sapodiplomuar e që më vonë do të bëhej një ndër regjisorët më të famshëm të Shqipërisë, Serafin Fanko. Të gjithë këto komponentë u bashkuan aq harmonishëm, duke e kthyer këtë shfaqje që në premierën e saj, në një ngjarje të shënuar dhe duke i siguruar asaj suksesin e padiskutueshëm.
Drama “Fisheku në pajë” hyri përnjëherë në jetën e tyre dhe qytetarët e Shkodrës u bënë kritikët e parë që do t’i jepnin vendin që meriton kësaj vepre të madhe të shkrimtarit të tyre, birit të tyre Fadil Kraja.
Këtë e tregon më së miri edhe numri i pafund i shfaqjeve, i cili në vitin 1973 arriti në 250 herë e disa vite më vonë Trupa e Teatrit “Migjeni” realizoi edhe shfaqjen e 500-të, duke thyer kështu një rekord që nuk kishte ndodhur më parë, por duke thyer njëkohësisht rekord edhe në gjeografinë e shfaqjeve të saj që numëron 22 rrethe, në qytete, por edhe në aksionet e rinisë të asaj kohe.
Njëqind shfaqjet e para rolin e Gjelosh Nikës e luajti i paharruari Preng Lëkunda “Artist i Merituar”, i cili fatkeqsisht u nda nga jeta gjatë një shfaqjeje në skenën e kino-teatrit në H/C Vau-Dejës. Më pas këtë rol do ta luante me shumë sukses një aktor tjetër shumë i shquar në teatër e kinematografi “Artisti i Merituar” Ndrekë Prela.
Drama “Fisheku në pajë” është vënë në skenë nga dhjetra trupa profesioniste e amatore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Diasporë, duke treguar kështu se kjo vepër është një ndër më të arriturat në gjithë fondin e dramaturgjisë shqiptare.
(Ramazan Ceka)
II – Tema e trajtuar e drames
Fisheku në pajë lind nga urgjenca për të hequr qafe një “barrë”. Plumbi ishte futur në pajën e nuses nga babai. Me të mbërritur në shtëpinë e re, ajo ia dha plumbin burrit të saj, duke i dhënë të drejtën ta përdorte, me lejen e të atit, në rast se kryente tradhti bashkëshortore ose çnderonte familjen.
Të nesërmen, nusja u tregon kompletin e pajes se saj grave të lagjes, ku të gjithë e dinë se çfarë fshihej brenda, por askush nuk flet për të, askush nuk e ka parë ndonjëherë, por e dinë se çfarë qëllimi ka. Kanuni e përshkruan mirë domethenien e ketij plumbi ne pajen e nuseve.
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një përmbledhje rregullash dhe zakonesh shqiptare me karakter juridiko-shoqëror. Këto rregulla shërbyen për kaq shumë shekuj në një sistem vetëqeverisës që dominonte fiset e veriut të Shqipërisë dhe sot këto rregulla kanë ende një ndikim të rëndësishëm tek shqiptarët, qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët që kanë emigruar në vende të tjera. Etimologjikisht termi kanun rrjedh nga fjala turke alqanun, e cila pajtohet me rregulla dhe miratime (P. Bj / Kinematografia Shqiptare)
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 20 nentor 2022
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Pershtatur per faqen nga nje shkrim i z. Ramazan Ceka. Skeda, pjesa e dyte e shkrimit si dhe fotot jane kontribut i administratoreve te kesaj faqe
“Kinematografia Shqiptare”
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw