Dramaturgu Ferdinand Hysi!

0
1271

Ferdinand Hysi
Dramaturg

Lindi me 16 qershro 1952 në qytetin e Beratit në një familje intelektuale me origjinë nga Skrapari. Babai i tij ishte një agronom, ndërsa e ëma ishte nje mësuese e gjuhës italiane nga Tirana. Ferdinandi u shpërngul në qytetin e Vlorës si pasoj e emërimit të babait të tij ku dhe qëndruan deri në vitin 1997. Ai ka përfunduar gjimnazin Ali Demi në qytetin e Vlorës dhe pas ai vazhdoi shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës ku përfundoi studimet për inxhinjeri Radioelektornike në vitin 1976. Ai u kthye në Vlorë ku u martua me Shpresa Leskaj dhe filloi të punonte si inxhinjer në Telekomin e Vlorës dhe mësues në shkollën e mesme të naftës. Që në mosha 14 vjeçare ai ka filluar të shkruaj si pasion.

Ndërsa karriera e tij si dramaturg nisi në moshën 26 vjeçare (1978) me verpën “Rruga Budi 723” (Dramatizimi romanit me të njëjtin titull të Ruzhdi Pulahës) për Teatrin e Vlorës ku dhe punoi për 4 vite si dramatug liberist. Pas v.1997, emigroi bashkë me familjen e tij në Itali, ku qëndroi dhe punoi për disa vite, megjithatë ai vazhdonte të shkruante vepra të ndryshme dramaturgjike për teatrin shqiptar. Që prej vitit 2009 u kthye në Tiranë ku filloi punë për Ministrine e Kulturës dhe Muzeun Historik Kombëtar. Aktualisht ai është në pension dhe vazhdon të bashkëpunoi me shoqata teatrale dhe Teatrin Kombëtar .
______
Vepra të vëna në skenë
“Na u rrit çupa” (1980), komedi nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
“Shoku Zylo” (1985), komedi nga Teatri ”Petro Marko” Vlorë.
“SOS në HOTEL” (1989), komedi nga Teatri “P. Marko” Vlorë.
“Bllofi” (1990), komedi nga Pallati Kultures Vlorë.
“Zi më zi” (1992), komedi me trupën e Estradës së Vlorës.
“Tri mëndje në ankand” (1994), dramë satirë nga Teatri “P. Marko” Vlorë.
“Aziloidi” (1995), dramë nga Teatri “P.Marko” Vlorë.
“La Piovra” (1996), komedi nga Teatri “P.Marko” Vlorë.
“Tri mëndje në Ankand” (1994), dramë satirë nga Teatri “Skampa” Elbasan.
“Berta e të tjerë” (1999), dramë nga Teatri “P.Marko” Vlorë.
“Para Semaforit” (2001), dramë satirë nga Teatri “P.Marko” Vlorë.
“Shpirti i Ujkut” (2004), dramë nga Teatri “P.Marko” Vlorë.
“Kali i Karrocës” (2007), dramë në një bashkpunim të Teatrit të Shkupit të Maqedonisë me Teatrin Kombëtar Tiranë.
“Jetë qeni dmth VIP” (2010), dramë satirë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
“Një Tabllo Absurde” (2011), dramë satirë nga Teatri Kombëtar “Testamenti” (2012), dramë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
“Tri mendje ne Ankand” (2014), rivihet ne Teatrin Metropol në Tiranë.
“Tri mendje ne Ankand” (2015), përfaqëson drama shqipe ne Festivalin e Teatrit në Vjene.
“Natë Misterioze” (2017), dramë nga Teatri ”A. Moisiu” Durrës.
“Vdiq Mbreti, Rroftë mbreti” (2018), komedi nga Teatri Kombëtar
“Tri mendje ne Ankand” (2018), rivihet në gjuhën kroate në Zagreb të Kroacisë nga Shoqata teatrore Mergimtari.
“Lopata e Artë” (2019), monodramë nga Shoqata Teatrore Mergimtari i Kroacisë, vënë në skene në Teatrin ”Petro Marko” Vlorë, ”Aleksandër Moisiu” Durres, ”Bylis” Fier, ArTurbina Tiranë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, dhe së fundi dhe në Zagreb të Kroacisë.
______________
Shkrime ne gjnine e humorit:
Ka shkruar shumë në gjininë e humorit ku për vite me rradhë ka qënë autor i shumë pjesëve me sukses te interpretuar nga Parodistët e Vlorës. Në këtë kuadër ka shkruar dhe pjesë të plota për Tetarin e Estradës Vlorë si:
“Ne dhe ajo” , vënë në skenë më 1998
“ Përsëri shtatzënë” vënë në skenë më 2005
“ Vizitorë nga kosmosi” më 2006
Po ashtu ka shkruar dhe materiale letrare për emisionin “Portokalli, trasmetuar nga Top Channel, ka bërë shkrime te ndryshme në shtypin shqiptar për analiza letrare shfaqesh dhe libra letrare te autorëve të ndryshëm.
________
Çmime dhe Vlersime të Ndryshme
“Mjeshtri Cirkut”, çmim të dytë, në vitin 1993, në Konkursin letrar të organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
“Tri mendje ne ankand”, çmimin e parë “Aleksandër Moisiu”, në vitin 1994, për dramën më të mirë të festivalit Mbarëkombëtare të Teatri Kombëtar i Shqipërisë, çmim të dytë, në vitin 1995, nga Komiteti për Ballkanin me qendër në Francë, ne periudhën 2014-2015, çmimin «Pena e Artë» ne Podujevë të Kosovës, çmimin e drames më të mirë në Preshevë dhe çmimin e dramës fituese në Festivalin e drames shqipe Flaka e Gjilanit, në Gjilan.
“Kali i Karrocës”, çmim të dytë, në vitin 2004, nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
“Shpirti i Ujkut”, çmimin e parë “Aleksandër Moisiu”, në vitin 2005, për dramën më të mirë të festivalit Mbarëkombëtare të Teatrit Tiranë.
“Jetë qeni dmth VIP”, çmim të Tretë, në vitin 2007, Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
“Misteri i Trekëndëshit të Bermudës”, çmim të Dytë, në vitin 2012, në konkursin “Katarina Josipi” organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.
____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Simbas wikipedias – Qershor 2020.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here