Dramaturgu i shquar Kolë Jakova (1915-2002) | Përkujtimore!

0
762

Kole Jakova (1915-2002)
Dramaturg i shquar, poet, romancier dhe muzikant. Ka qene drejtor i pare i Teatrit Popullor dhe i Filarmonise (1945-1946) . Eshte njeriu qe vuri themelet e dramës moderne në vendin tonë.

Lindi më 22 nentor 1915 ne qyetin e Shkodres . Kole Jakova eshte ndoshta dramaturgu shqiptar me i mire per te gjitha kohrat, madje ne shume pikepamje i pa arriteshem nga dramaturge te tjere .

Ai është njëri ndër shqiptarët e mëdhenj që jetoi në tri epoka të ndryshme; u rrit rrugëve të Shkodrës në periudhën e regjimit të Zogut, u burrërua në luftë kundër fashizmit dhe e kaloi të gjithë jetën duke i shërbyer Atdheut në detyra fisnike si mësues, partizan, drejtues instutucioni, shkrimtar, profesion që e ushtroi deri në frymën e fundit.

Familja Jakova vinte nga Gjakova dhe si kujtim të prejardhjes e mbajtën si mbiemër, ndërkohë që mbiemri i tyre i mëparshëm, Kurti vazhdon të mbahet prej kushërinjëve. Babai i Kolës, Mark Jakova ishte sahatçi dhe argjendar, ndërsa nëna Luçia shtëpiake. Gjendja familjare vështirësohet, kur i ati mbetet papunë dhe detyrohet të shkonte e të punonte larg qytetit.

Familja jetoi në mes fatkeqësive të shumta; pesë djem vdiqën dhe pastaj katër të tjerë që linden pas tyre jetuan, duke u bërë secili më i zoti se tjetri, të gjithë personalitete në fushën e vet, që shpejt do të bien në sy për angazhimin e tyre shoqëror, si qytetarë aktivë e të kulturuar. Një rol të rëndësishëm në formimin e tyre ka luajtur e ëma Lucia,një një grua inteligjente, autoritare dhe familjare.

Janë katër vëllezër: Tuk, Kolë, Frano dhe Filip Jakova, të ndryshëm në prirje, karaktere, interesa, por që të katër të bashkuar fort rreth idealit familjar dhe kombëtar. Që në fëmijëri, Kola lexonte shumë; motoja e jetës së tij qenë librat që do ta shoqëronin deri në ditët e fundit të jetës.

Çdo mbasdite, me libra nën sqetull, shkonte në fund të oborrit, poshtë një mani të madh, ku mbaronte fillimisht detyrat e shkollës dhe më pas fillonte të lexonte e lexonte pa pushim librat që e tërhiqnin. I pëlqente shumë edhe muzika, së cilës filloi t’i përkushtohej që në moshë fare të re. Studjoi vetë solfezhin dhe filloi t’i binte klarinetës dhe mandolinës. E tërhiqte kaq shumë kjo pjesë e artit, saqë në moshën 16 vjeç, drejtonte bandën e qytetit të përbërë prej 40 vetesh dhe iu besua aranxhimi i muzikës për të gjitha veglat.

Kolë Jakova kreu të gjithë arsimin që jepte qyteti verior deri në shkollën e françeskanëve dhe Normalen pranë gjimnazit të Shkodrës. Në mjediset e kulturuara shkodrane qarkullonin idetë e kohës, që ndikuan dhe në jetën e tij. Të gjithë e shihnin ndryshimin si të domosdoshëm, problem ishte vetëm për mënyrën si do të realizohej. Arsimimi i popullsisë ishte shërbimi më i mirë që mund t’i bëhej vendit, sepse dija dhe kultura ishin armë kryesore në luftën e vështirë kundër prapambetjes shumëshekullore dhe vonesës historike të shqiptarëve.

Një ditë, në fillim të dhjetorit të vitit 1934, Kola, një djalë i ri, kishte udhëtuar nga qyteti i Lezhës për në Vaun e Dejës me një zarf në dorë, pasi ishte emëruar mësuesi i pare në atë zonë.

Pushtimi fashist i vendit e pështjelloi situatën që edhe më parë ishte e ngatërruar. Qëndrimi ndaj pushtuesit qe dhe një test moral për shtresat e ndryshme shoqërore, për marrëdhëniet që kishin vendosur qytetarët e këtij vendi me lirinë dhe me Atdheun. Familja Jakova ishte ndër të parat në Shkodër që u hodh në veprimtarinë ilegale antifashiste dhe pastaj në luftën e armatosur për çlirim.

Tuk Jakova, njëri ndër udhëheqësit kryesorë të rezistencës shqiptare konsiderohej person i rrezikshëm dhe ndiqej, por bashkë me të u përndoqën dhe vëllezërit e tij. Kola qe burgosur në Shkodër dhe internuar në Tepelenë. Pas lirimit nga burgu u ishte bashkuar forcave partizane. Jakovët që i dhanë aq shumë Luftës Nacionalçlirimtare ishin njerëz të popullit dhe u sollën njësoj, si në ilegalitet, në luftë dhe kur ngjitën shkallët e pushtetit.

Ata nuk i ndërruan shokët dhe miqtë dhe nuk ua kthyen shpinën, pavarësisht se në jetë provuan zhgënjim nga disa prej tyre.
Në luftë iu kushtua këngëve partizane, ndërsa pas çlirimit shfaqi një angazhim të shumëfishtë si krijues në disa zhanre, drejtues në sektorin e kulturës dhe intelektual me peshë. I edukuar me frymën e madhe atdhetare të intelektualëve të mëdhenj shkodranë, mësues të tij, ai punoi pa u lodhur për të ngritur, zhvilluar dhe modernizuar letërsinë dhe artin tonë kombëtar. Punoi në Ministrinë e Kulturës, pastaj u bë drejtor i Teatrit Popullor, drejtues në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve me detyrë shef i Sektorit të Dramaturgjisë dhe, që nga viti 1964 e deri sa doli në pension, shkrimtar në profesion të lirë.

Me krijimtari letrare, ai është marrë që nga viti 1935, kur botoi vjershën e parë në revistën “Cirko” në Shkodër. Mund te thuhet qe kjo krijimtari e tij shtrihet ne disa gjini letrare. Ai shkroi romane, poema , tregime dhe u be i shquar ne kultivimin e drames duke u bere dramaturgu me i degjuar mbas luftes se II-te boterore.

Dramat e tij kane trajtuar , tema e konflikte te mprehta politike e sociale, shoqeruar nga spikama te forta ekonomike qe sendertohen ne marredheniet familjare, aty ku ndihet me se shumti kapercimi i stadit patriarkal e zakonor te jetes ne malesi drejt nje raporti moral e psikollogjik te ri e me te emancipuar. Qe ne vitet e para te rinise shkroj disa pjese skenike ne llojin e komedise te cileat mbeten doreshkrime pa arritur te botohen.

Fusha kryesore ku Kolë Jakova ka dhene nje kontribut te veçantë eshte dramaturgjia fusha apo gjinia me e veshtire e letersise. Eshte dramaturgu klasik i brezit te pas luftes. Qe ne veprat e para te tij pati sukses, duke shprehur strukturen e ndertimit te drames se tipologjise klasike.

Vepra e pare e Kole Jakoves, mbas clirimit ishte komedia “Dom Gjoni (1948) e vene ne skenen e Teatrit Popullor, e cila deshmoi talentin e autorit sidomos ne gjetjen e nje strukture artistike funksionale, e organizuar me nje prolog dhe tre akte. Me vone shkruan nje tjeter komedi “Motori” por pa patur sukses.

Gjatë luftës shkroi vjershat “Kënga e tre heronjve të Shkodrës” dhe “Shqiponjat partizanë”. Pas çlirimit shkroi për fëmijë dhe për të rritur. Ndër veprat e tij janë “Halili dhe Hajria”, botuar në 1950, “Heronjtë e Vigut”, botuar në 1953-in, drama “Toka jonë”, botuar në vitin 1955, “Përballë hekurave të kryqëzuar” i vitit 1973 si edhe librat “Poezia shqipe” e “Kulla buzë liqenit”, “Kunora e Nuries” .

Nje drame e suksesshme gjithashtu ishte “Halili dhe Hajria” (1950), frymezimin e se ciles e merr nga nje kenge e njohur popullore shkodrane “Fryni era e u cil taraba” , por qe ka te beje me nje fakt historik te kryengritjes se shqiptareve kunder Sulejmanit, ketij pashaj te eger e ndeshkues i zonave te veriut dhe rezistences se Halil Garrise, personazhi i kesaj drame.

Ne vitin 1954 vazhdon me dramen “Toka Jone”, njera nga veprat me kulminante te krijimtarise se tij. Kjo drame eshte kthyer ne nje veper antologjike ne traditen e dramaturgjise shqiptare te realizmit socialist.

Në 1965 paraqet para publikut “Perkolgjinajt”, nje teme interesante lidhur me emancipimin e masave fshatare . Shperberja e familjes patriarkale, keputja e verigave qe mbaheshin fort nga nje vetedije e prapambetur, krijimi i marredhenjeve te reja nga ndikimi i industrializimit te vendit dhe progresi social, sjellin ne kete drame konflikte e motive te forta dramatike.

Ne vazhden e kesaj problematike por me temen e kolektivizimit te zonave te thella malore ne mesin e v. `60-te procedon drama tjeter “Lugajanet” (qe u botua ne 1977). 1972 ai shkruan “Gjetani” drama e cila trajton problemin e afirmimit te normave te reja ne krijimin e familjes me dashuri kunder zakoneve prapanike te fejesave ne djep. 1974 “Lulet e sheges”; 1975 “Bashke me agimin”, 1978 “Permbytja e madhe” , drama qe vazhdojne te konsolidojne individualitetin dhe stilin e tij si autor qe pelqen ngjarjet dhe konfliktet e forta.

Te gjitha veprat e shkruara nga mjeshtri i madh Kole Jakova, i dhane nje ndihmese te konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjise duke e bere ate si dramaturgun me te madh te te gjitha kohrave. Kolë Jakova mbetet realist në trajtimin e temave të ndryshme, pasi hynte thellë në realitetin njerëzor. Ai ishte dramaturg i mirëfilltë kombëtar që ngriti në art karakterin e shqiptarit .

Nderroi jete me 16 Nentor 2002

KRIJIMTARIA:
Si naltesohet katundi (1945); Dom Gjoni (1948); Motori; Prapa mureve; Halili dhe Hajria (1950); Heronjte e Vigut (1953); Toka e jone (Drame 1954); Flladi i Tetorit (1956); Dhite e egra (1958); Kunora e Nuries (1958); Kopshti i lulezuem (1958); Rrezet e para (1959); Briartat (1963); Qiriu i fundit (1963);  Mbreti i Divave (1964); Oshtetima e pyellit (1967); Perkolgjinajt (Drame 1965); Lavdi ushtarit (1966); Garda Krutane (1967); Ndihme konkrete (1967; Ndihme konkrete (1971); Fshati mes ujrave (Roman satirik 1972); Perballe hekurave te kryqezuar (1973); Lulet e sheges (Drame 1974); Bashke me agimin (Drame 1975); Poezia Shqipe ; Kulla buze liqenit (Roman) ; Lugajanet (Drame 1977) ; Permbytja e madhe (1978)
_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook qe ne mars 2013; Referenca ne ndertimin e ketij artikulli : Gazeta – “Shekulli” viti 2002 / “Shqiptarja .com” (N. Loka) 2015; “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni. J / f. 195-196-197. U rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here