Drande Xhaj
Aktore e teatrit te estrades , Shkoder!
Njera nga aktoret me te dashura dhe te mirenjohura te humorit shkodran dhe shqiptar.
Ka lindur me 13 qershor 1957 ne Shkoder . Mbaron liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane dhe studion me pas 1 vjecar per aktore prane Teatrit Popullor . Fillimet e saja si aktore do te jene diku andej nga viti 1978 ne premieren “Ju lumshin duart” me regjisor, nje nga themeluesit e Estrades profesioniste, mjeshtrin Paulin Sekuj, ne kete premiere ajo ishte drejtuese, koordinatore e shfaqjes, si dhe kishte 3 role episodike. Per tu permendur eshte edhe fakti qe ajo po luante bashke me nje kollos te skenes shqiptare pikerisht me te madhin Tano Banushi.
Drande Xhaj eshte nje aktore me rreth 40 vjet karriere, nje aktivitet te shkelqyer ne zhanrin e komedise (humorit) dhe jo vetem. Duhet thene se interpretoi në 130 premiera me Estrades se Shkodres perkrah emrave kolose si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Bisnik Çinari etj.
Per vete artisten kjo karriere do te mbetet si nje altar i shenjte . Megjithate ajo thote : “duke kthyer koken prapa sigurisht qe gjej vend edhe per kritika dhe pretendime ndaj vetes. Pas gjithe kesaj eksperience them se, disa gjera do i ndryshoja per te bere me te miren e mundshme, por si cdo artis edhe per mua do te kete pengje… sado te vogla .
Ajo ka lene mbresa ne ndertimin e disa karaktereve nga mjediset shkodrane e nga rrethinat e ketij qyteti me nje burim te pashtershem artistesh. Arrin te ravijezoi me sukses figura grash “fisnike”, “qytetare”, “snobe”, “fshatare llafazane”, “gra te pagdhendura qe shtiren si te zgjuara, etj. Rolet e saja jane te panumerta si “motra mizore” tek skeci “Shoku Xhemal”, Domeniken te “Pensionisti”, nusen te “Dhendri nga Amerika”, “Daja i burrit”; “Pronat”; “Tano Banushi ne spital”; “Pensionisti”; “Dy epokat” etj.
Drande Xhaj padiskutim radhitet nder emrat me te dashur ne listen e gjate te artisteve shqiptare, te cilet nder vite i kane dhene shume teatrit te humorit dhe publikut. Aktorja e humorit shkodran Drande Xhaj, ka interpretuar edhe ne nje film te Kinostudios , “Thirrja” ne vitin 1976, ne rolin e Lices, akoma e re dhe madje dy vjet perpara se te behej pjese e trupes se estrades shkodrane (1978).
Eshte interpretuese edhe ne disa telekomedi, kryesisht pas 90-tes. Nuk mund te harrojme edhe rolet ne komedite “Bileta e Llotarise” te D. Bubanit”; “Ceshtja familjare” te Fadil Krajes etj.
Ka provuar madje te luaje edhe ne drame, ku ka nje rol ne shfaqjen “Klithma ne debore” ne v. 2007 me aktoret e Teatrit “Migjeni” ne skenen e ketij institucioni. Ne vitin 2017, ka interpretuar në monodramen e Fadil Krajës “ “Vajza me kukull“.
Duke spikatur per te foluren e rrjedheshme dhe te bukur, hirin dhe prezencen skenike, D. Xhaj , nje pjese te madhe ne premiera te shumta ka patur edhe pozicionin e prezantueses.
Eshtë nderuar me urdhërin “ Naim Frashëri“ nga Presidenti i Republikës. Njekohesisht, “Mirënjohja e qytetit“ në Shkodër. “ Qytetare Nderi“ në Malësinë e Madhe dhe Komunës Gruemirë. Është fituese e çmimit “ Aktorja më e mirë “ në Festivalin Kombëtarë të Komedisë Shqipe në Mitrovicë , në vitin 2014, 2015. Nuk eshte larguar kurre nga qytetit i zemres, jeton ne Shkoder dhe vazhdon ta ushtroje profesionin e saj si aktore ne Teatrin “Migjeni” , shtepia e saj , ashtu sic e ka konsideruar vete ajo . Xhaji tregon se rolet qe ka interpretuar nder vite i shikon si femijet. Nuk deshiron te beje krahasime, por me te dashurit mbeten ato qe publiku ka duartrokitur me fort. Ajo eshte mirenjohese, e cilter, e komunikueshme.
Edhe pse ne pension, Drande Xhaj vazhdon të jetë aktive në skenën e teatrit “Migjeni” dhe ne aktivitete te ndryshme te estrades.
____________________
Kinematografia Shqiptare , publikuar me pare qe ne qershor 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.