Drita Pelinku në “Aktori dhe personazhi” | Si e gjeta “farën” e rolit të dy Budeve”!
Skenari i filmit “Kur hidheshin themelet» është nxjerrë nga drama “Lulet e shegës” e dramaturgut të mirënjohur Kolë Jakova. Kështu që zanafilla e rolit të Budes nuk filloi me telefilmin, por në punën për vënien në skenë të kesaj drame në Teatrin Popullor. Që në leximin e parë të veprës më tërhoqi vëmendjen ky personazh, pasi gjithnjë më kanë tërhequr shumë rolet që mbartin konflikt dramatik, qofshin këta heronj pozitivë, apo negativë.
Këta role duke mbartur mendime të veprës, kanë dhe një botë më të pasur emocionale. Faza me interes dhe më e dashur në punën time si aktore për krijimin dhe mishërimin e figurës artistike është pikërisht zbërthimi i botës emocionale të personazhit. Në këtë botë më pëlqen të gërmoj dhe po nuk arrita ta zbuloj botën e brendeshme të personazhit, nuk jam e qetë, veproj si me pahir, roli më zvjerdhet dhe si përfundim… rezultati final le për të dëshiruar.
Këto janë arsyet që më tërhoqi roli i Budes. Lufta e saj midis etjes për para` dhe vështirësive praktike për t’i siguruar ato, krijuan tek unë interes aktorial për të gjetur mjetet artistike të nevojshme për shpalosjen me hollësi të botës së saj të brendshme, ku të shihet qartë degradimi moral dhe shpirtëror që nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun e ri të dalë nga revolucioni dhe për të nënvizuar rrezikshmërinë e madhe të saj si armik i klases.
Budja është personazh tipik, është pjellë e borgjezisë feudale të vendit. Si fryt i kësaj shtrese mbart në vetvete shumë tipare të saj si egoizmin, etjen për para`; atë e udhëheq parimi «Njeriu për njeriun është ujk». Ky botëkuptim i mpreh në maksimum jo zgjuarsinë e vërtetë, por dhelpërinë, aftësitë për të dalë nga situata, për të kurdisur kurthe e intriga…..Për arritjen e qëllimit mjeti nuk ka rëndësi. Ka besim të patundur në aftësitë e veta. l njeh mirë qëllimet e Beqir Agës dhe Halil Nures dhe prandaj ata ia kanë frikën. Vetëm një gjë nuk njohu dot Budja, revolucionin, forcën e tij.
«Ku e mësove këtë shkollë të madhe o Laje” — është i vetmi moment i sinqeritetit të saj. Kjo duhet nënvizuar — thosha me vete.» Kështu filloi puna ime për zbërthimin racional të figurës. Ndërkohë vazhdonin provat kolektive nën drejtimin e regjisorit Qenan Toro për zbërthimin e veprës, përcaktimin e ngjarjeve e detyrave, idesë kryesore etj. Me padurim prisja orën e provave për t’u këshilluar me regjisorin dhe partnerët për ndonjë shqetësim që më dilte nga puna individuale.
Krijimi i një figure të caktuar është fryt i individit që e krijon, por nuk duhet harruar kurrë se një rol të madh luajnë partnerët me të cilët hyn në marrëdhënie figura jote. Kështu, ne provat e përditshme ne provonim, kërkonim. Por sa më shumë punoja, aq më larg më ikte figura, aq më e panjohur më bëhej. Kishim mbledhur material për kushtet ekonomike-shoqërore e politike të kohës. Shumë prej nesh e kishim jetuar vetë atë kohë e megjithatë s’e gjeja dot celësin e rolit tim, atë që në gjuhën profesionale e quajmë «farën e rolit». Isha akoma larg momentit që tiparet e përgjithshme t’i shihja në mënyrë komplekse, në një figurë të vetme, pra t’i konkretizoja dhe t’i individualizoja në figurën e Budes. Cfarë më mungonte? Kryesisht njohja krahinore, ajo që do më conte tek e vecanta». Kjo e vecantë do të dallonte Buden time si armik te klases nga Mukadezi, per shembull, qe kam luajtur tek filmi “Radiostacioni”. Cila ishte shkalla e njohjeve te saj ? (Eshte fjala per borgjezine shkodrane, biles myslymane me emrat Beqir, Zenel, Halil). Cfare vendi zinin keto gra ne familje, si jetonin , si hanin buke (ne tavoline apo ne sofer), si visheshin, si kriheshin etj., etj,
Vizituam muzetë e Shkodrës, fshatin ku zhvillohen ngjarjet, por ndihmën më të madhe ma dhanë njerëz të ndryshëm në familjet shkodrane ku hyra. Ata më njohën me aq të dhëna sa kur kthehesha për Tiranë më dukej sikur Buden e kisha njohur vetë. I pyeta, për shembull, për përshtatjen e këtyre zonjave pas clirimit. Kjo për mua ishte një pikë delikate, sepse doja të konkretizoja në skenë përshtatjet e mija. Një burrë i moshuar më tha pak a shumë këto fjalë: «Kur ranë nga fiku, filluan te sillen perzemersisht me ne ish -shërbëtorët e tyre. Ndokush edhe i fyente me ndonjë romuz, por zonjat e bënin një sy qorr e një vesh të shurdhër dhe e kalonin situatën me marifet e me ëmbëlsi”. Dhe ai më tregoi disa shembuj konkretë të ‘kësaj natyre. “Një sy qorr dhe një vesh të shurdhër». Kjo shprehje u bë çelësi me të cilin do të manovronte Budja ime. Kjo dukuri e kohës, ky fenomen i përgjithshëm duhej të individualizohej në figurën e saj. Pikërisht kjo dukuri me dha tingullin ideoemocional të figurës, i dha zgjidhje përshtatjeve të mija, skenike lidhur me njerëzit e popullit.
Duke hyre ne keto familje vereja se te moshuarat kishin nje pershendetje karakteristike, tipike krahinore! Kjo me gezoi. Fillova te provoj doren ne zemer, ne mjeker dhe balle. E ushtrova perdite kete ushtrim derisa fitova shprehine e saj dhe e perdora tek Budja per t`i mveshur koloritin lokal. Shume ndihme me dhane ata njerez te mire, te cilet gjeten e me sollen fotografi per te me njohur me veshjen, krehjen, dhe deri edhe plastike e rolit mori nismen nga keto fotografi. Grumbullimi i këtij materiali të ri më bëri të përcaktoj “farën e rolit”. Unë e quajta: gjarpër! Leshon helmin dhe rrëshqet me marifet. Ky përcaktim më dha shtytje, më dha frymëzim për ta vazhduar më me besim punën për krijimin e figurës. Duhet t’i duket koka këtij gjarpëri thosha me vete, t’i duket helmi. Në skenën Budja me Zenelin, do ta konkretizoja më hapur kete mendim. Ne bashkepunimin e ngushtë me aktorin e njohur Ndrek Shkjezi, përcaktuam në dialogun final (ku Budja e nxiti të vrasë Halil Nuren) të përpiqeshim t’i transmetonim shikuesit mendimin : “botëkuptimi borgjez, njeriu për njeriun është ujk” sjell degradimin moral e shpirtëror, i xhvesh individit çdo gjurmë njerëzore, e kthen atë në bishë helmuese që duhet asgjësuar për të mos lëshuar helmin. Kështu vazhdonte puna për ditë me ngulm…
Kur filloi xhirimi i telefilmit “Kur hidheshin themelet” (me regjisor Vladimir Priftin), u gëzova shumë që rolin e Budes do to lozja përsëri. “Ethet” e rolit filluan përsëri. Mund të pyes ndokush: Po pse? Ti rolin e kishe luajtur kaq herë. Por, pikërisht këtu qëndronte rreziku. Unë kisha krijuar Buden skenike, duke iu përgjigjur kërkesave të skenës për krijimin e nji figure. Për shembull, në finale Budja ime e skenës (e cila kishte dhe një shtrirje dramatike me të gjerë), kur merr vesh se jane gjendur qypat me flori, per te mos dhene ulurimen, shperthen ne nje te qeshur te eger, duke i hequr verejtje Zenelit qe rrezohet ne toke: “Mbaje veten or budalla…, per hundesh do t`u dalin”. Kete zgjidhje e kishim vendosur jo vetem per te dhene fundin e saj, por per te nenvizuar rrezikshmerine e madhe te ketij gjarpri, qe kerkon te permbyse fitoren e rrevolucionit.
Mirepo shperthimet zanore te Budes, si zeri i bishes qe eshte zene ne cark, kur erdhi puna per film nuk vlenin fare. Te tjera mjete shprehese kerkon skena dhe te tjera ekrani. E, ndersa ne skene kisha nje pervoje 30 vjecare, ne film pothuajse isha fillestare. Me duhej te ambientohesha me skenarin, i cili ishte shume me i sintetizuar se sa drama. Me duhej te shtoja dinamiken e veprimeve te jashtme e te intensifikoja veprimin e brendeshem. Pershtatja me kameren ishte perseri veshtiresi. E kisha luajtur shume here Buden ne skene dhe i druhesha “mekanizmit” perpara kameras. Te vetendjerit skenik lidhet shume ngushte me “sikurin” e mjedisit. Po gjate xhirimit a do te ndillja dot te vetendjerit? Ky shqetesim i fundit kaloi menjehere porsa filluam xhirimet e para.
Po shkonim ne fshatin e bukur te Zogajt, ku do te xhirohej “takimi me Havane e Selimin”. Duke iu afruar vendit te xhirimit, ndjeva se kisha shume emocion. “Jo, ky emocion me demton!” e qortoja veten. Erdhi momenti. Regjisori me caktoi piken nga do zbrisja per te mbushur uje. Hodha syte perreth. Atje poshte Havaja dhe Selimi qe terhiqte gomarin, djathtas liqeni qe shkelqente nen rrezet e diellit. Gjithcka ishte konkrete, reale; largesia, guret, uji, gjymi ne doren time, kafsha, shkurret.
Ky mjedis real me ndolli nje te vetendjere te ri, ku nuk perfshihej ne te “sikuri skenik”. Emocionet u zhduken, rrembeva gjymin dhe shpejtova te mbushe uje, duke kamufluar me kete veprim daljen nga shtepia.
Ne skenen reale te germimit te gropes per te fshehur “teneqete me flori” (aq sa coptova edhe doren), erresira e nates qe nuk shikonim ku hidhnim kembet, balta, shkurret e me vone uji per te shpelare gjurmet, sqepari…..me ndihmuan per te t`u futur ne rrethanat e rolit duke me krijuar ndjenjen e ankthit, e tensionit qe ishin mjaft te nevojshme per te nxitur veprimet me Zenelin. Gjate gjithe kohes qe xhironim shqetesimet me shoqeronin. Tashme ne nje drejtim tjeter. Te njihja sa me shume gjuhen dhe kerkesat e filmit, per realizimin e plote te kesaj figure komplekse.
DRITA PELINKU (Botuar ne “Skena dhe Ekrani” – N. 1 / 1986 / f. 42-43 / Koleksioni Personal i faqes “Kinematografia Shqiptare”
17 Qershor 2020 | Ndalohet kopjimi, material i rezervuar.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw