Dueli në mes Peles dhe Mazurkiewicz!

0
284

Sekuenca nga triblimi i fameshem i Peles ndaj Mazurkiewicz, me portierin qe mbeti ne vend ne mes topit ne njerin krah dhe Peles ne krahun tjeter.

Per te gjithe ato qe nuk e njohin, ai quhej Ladislao Mazurkiewicz, portieri i Uruguait me origjine polake nga babai. Eshte ndare nga jeta ne vitin 2013.
Ka mbrojtur porten e kombetares se kalter te Uruguait nga 1965 – 1974.

Ndersa per Edson Arantes Do Nashimento – Pele, nuk ka nevoje per prezantim. “Orei” i futbollit klasik, ka festuar me 23 tetor 80 vjetorin e lindjes. Por le te kthehemi tek dueli famoz i dy protagonisteve ne ndeshjen beteje ne mes Brazilit dhe Uruguait ne gjysmefinalen e Boterorit te Meksikes me 1970.

Ndeshja ishte mberthyer ne rezultatin e barabarte 1-1 dhe nuk po zblokohej kurrsesi, pas golave te Cubillas 19` e Clodoaldo 44`.
Kur, ja papritmas Pele shkeputet perpara ne sulm duke dale i vetem me portierin qe le porten dhe i del perpara deri tek harku i zones se rreptesise. Por Pele ben nje manovrim te pabesueshem duke e lene ne vend portierin: i kalon topin nga e djathta, nderkohe qe ai vete rrotullohet ne te majte e duke e kontrolluar ate me shpejtesi, gjuan por topi perfundon fare afer me shtyllen pingule jashte.

Nje episod qe ka mbetur ne memorie, si edhe vete lojtari simbol i futbollit boteror, duke treguar ne kete rast pervec aftesive teknike edhe nje pergaditje te shkelqyer atletike. Mazurkiewicz ngre syte lart dhe falenderon qiellin, por megjithate Jairsinho e Rivelino i japin Brazilit fitoren 3-1 dhe kalimin per ne finale.
____________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 2020
Referenca: koleksioni personal “Calcio 2000”

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here