Duet ne parajsë | Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha!

0
1186

Kushtuar dy ikonave te muzikes shqiptare, Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha.

Vaçe e Nexhmije, dy emra te zakonshem por qe talenti dhe kenaqesia qe i dhuruan shqiptareve kudo, brenda dhe jashte kufirit shteteror i beri ato te jashtezakonshme. Teksa i shikon portretet e tyre, dhe degjon kenget e repertorit te tyre, te duket sikur kane tipare te njejta, Vace te duket si Nexhmija dhe anasjelltas, tiparet e Nexhmijes sikur marrin ato te Vaçes.

Nje vend shume i bukur Malisheva, thuajse perrallor fshati Pagarushe nga vjen Nexhmija, kjo grua me nje personalitet te vecante, me nje mendim te hapur dhe te guximshem per kohen qe nuk ishte dhe fort e lehte sidomos per femren te behej artiste. E njejte edhe Vaçja vajza nga Lushnja, me nje deshire e pasion per te recituar e kenduar qe ne femijeri dhe qe me pas fale zerit te saj te veçante, talentit dhe guximit per te kenduar ne nje kohe te veshtire me kufizime absurde e rregulla strikte, do te behej nje artiste e madhe, nje ze i veçante i mikrofonit te kenges shqipe, ajo do te behej nje pjese e asaj lirie te munguar. Dy gra shqiptare qe natyra u dhuroi zerin brilant dhe qe ato e ndane me te gjithe duke hyre ne shpirtin njerezor me thjeshtesi e magjine qe te jep vete kenga.

Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha kenduan per te gjithe shqiptaret prej te cileve u vleresuan me duartrokitje pafund, cmime e tituj perhere. Madje te dyja moren kenaqesine e vleresimin maksimal te te gjitheve, fatmiresisht sa ishin gjalle.

Viti 1948 do te shenonte zyrtarisht fillimin e karrieres se Nexhmije Pagarushes, akoma nje vajze 15 vjeçare kur punesohet si kengetare ne Radio Prishtina. Nderkohe Vaçja akoma me e re, 10-12 vjeçe do te binte ne sy te spektatoreve e te pranishmeve lushnjare teksa kendonte kenge popullore te zones se Myzeqese, ne koncertet e organzuara nga qyteti ku ajo filloi te aktivizohej me grupe te vogla artistike. E pra nuk ishte e lehte per asnjeren prej ketyre dy zonjave te muzikes shqiptare per te arritur ne suksesin e merituar, vleresimet, titujt, gjer aty per tu kthyer ne simbole ne te cilat jane sot . Te dyja jetuan kohe te veshtira ne Shqiperi e Kosove, por dhuruan pa ngurrim gjithçka. Ishin te vertete, kenduan live jo me ndihmen e teknologjise apo sajimeve sic ndodh rendom sot. Te dyja qendronin me lart se te gjithe, pasi me kenget e zerin e tyre depertuan ne shpirtin e njerezve dhe qe diten me fijet e talentit tyre te endin shpirtrat e cdo shqiptari te vuajtur, te dyja bene ate qe qofte per pak çaste, aq sa zgjat kenga, te mbushnin plot zemrat shqiptare.

Nje kenge duet ishte shkruar posacerisht atje lart ne qiejt e pafundsise, per Vacen dhe Nexhmijen…….dhe ja, Nexhmija po ashtu si edhe Vacja, ne muajin shkurt vetem nje date me pas, takohen perseri se bashku si dikur ne v `70-te, por tani ne nje dimensioni tjeter, ne nje jete te pa fund. Zoti zgjedh me te miret! Ato ishin te jashtezakonshme ketu ne toke ndaj permasat e ketyre zonjave kerkonin nje hapsire te tejskajshme, ndaj u ngjiten ne qiell.

Sot te dyja jane ne qiell ne duetin e pavdeksise, te shoqeruar me nje kor engjejsh, per te vetmin nga Cmimet qe u kishte mbetur pa fituar. Nexhmije dhe Vaçe, ju do i mungoni kenges shqipe, e cila pa ju , sidomos sot ngjason si nje pentagram muzikor pa nota Faleminderit Vaçe dhe Nexhmije!
__________
Kinematografia Shqiptare shkurt 2020
Ndalohet kopjimi i tekstit. Te drejta te rezervuara per autorin ©

 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here