“Duhanshitesi fluturues” qe luajti dy boterore!

0
231

Jan Jongbloed ka qene njeri nga portieret e vecante te futbollit boteror.
I lindur me 25 nentor 1940, e ka ushtruar kete sport vetem per kenaqesi.
I aktivizuar me klubet DWS e mandej me FC Amsterdam, ka vetem nje moment lavdie te shkurter.

Me 26 tetor 1962 deputon me kombetaren “Oranje” ne Kopenhagen duke zevendesuar portierin Lagatade 5 minuta para mbarimit. Holandezet humbasin thelle 4-1.
Jongbloed kthehet edhe njehere ne anonimin si portiere, per t`u shfaqur mbas 12 vjeteve, kur vetem nje jave para boterorit te 1974-tes, ne nje miqesore kunder Argjentines trajneri Rinus Michels e teston dhe mbetet aq i kenaqur sa ta beje ate titullar, perpara portiereve si Schrivers (Twente) dhe Treytel (Feyenoord).

Nje surprize kjo per te gjithe. Zbulohet qe pasioni i tije i pare eshte peshkimi e me pas futbolli. I behet nje kontrate gjysme profesioniste mbasi ka prone te veten nje dyqan duhani, kinkaleri ne Amsterdam.
Ajo qe e ka mahnitur trajnerin Michels, eshte zotesia e vecante e ketij portieri per zoteruar dhe manovruar topin me kembe jashte zones se portes, duke u bere nje mbrojtes i shtuar . Mbas terheqjes nga kombetarja te Hulshoff , mjekroshit te Ajax , dhe pa mundesite te aktivizimit te Mansveld e Drost, Michels ka vendosur te ktheje ne mbrojtje mesfushorin Arie Haan ku do te ndihmohet nga portieri Jongbloed, i zoti per te mbuluar edhe rolin e qendermbrojtesit (gjithnje me rrezikun e nje humbje te hidhur me rezultat te thelle).

Ne boteror ka nga ato qe perqeshen per zgjedhjet dhe rikuperimet e trajnerit te cuditshem holandez, “te cmendurit” Mishels.
Por duke u nisur nga faktet, Jongbloed rezulton ne tere turneun e boterorit te pesoje vetem 3 gola, biles nje prej tyre eshte autogol i Krool kunder Bullgarise dhe dy te tjeret ne finale ndaj gjermanoperendimoreve!
Ka nga ato qe nuk e konsiderojne, te tjeret e vleresojne, por vete Jongbloed, nenkampion i botes tashme, mbas boterorit vendos te dedikohet i teri futbollit profesionist. Kalon me klubin holandez “Roda”, zgjat oret e stervitjes duke lene fare mbas dore dyqanin e tij te duhanit.

Dhe ja ne moshen 38 vjecare fiton perseri vendin si titullar i kombetares “Oranje” , e duke humbur ne finale kunder Argjentines 1-3. Karriera e tij si futbollist do te vazhdoje akoma me gjate pa pyetur per moshen. Thyen rrekordin e prezencave ne kampionatin holandez “Eredivisie” dhe kur eshte afer moshes 45 vjec ndalet nga fatkeqesia ne shtator te v. 1985. Gjate nje seance stervitore me skuadren e tij “Go Ahead Eagles” , portieri “fluturues” goditet nga nje infarkt.

E kalon krizen por i duhet te leje perfundimisht futbollin .
Megjithate nje vit me pare portierit holandez i kishte ndodhur fatkeqesia e madhe, kur humbet djalin e tij, ne moshen 21 vjec, portier edhe ai , ndersa goditet nga rrufeja gjate nje ndeshje!
______________
VizionSportiv / Ora e Kampioneve – 2020
Referenca: “Calcio 2000” koleksioni personal.

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here