DUKE PIKTURUAR “NË UDHËN E PARAJSËS”
(MEMORIAL PËR PIKTORIN E TALENTUAR AGIM MUJO)
Nga Rudina Papajani!
Kur flet apo shkruan për një artist ndalesh në cilësitë apo vlerat artistike që ai posedonte.Kur njeh artin dhe pikat ku ai ndalej arrin të shkruash sadopak një pjesë të krijimeve ku ai derdhte shpirtin dhe talentin e tij.
Agim Mujon e njoha krejt rastësisht si një lexues të rregullt të krijimtarisë sime. Herë pas here shprehesh se disa poezi të miat i shërbenin si muzë e një portreti apo një peisazhi.Të ndalesh në karakteret që ai realizonte në portrete të ndryshme do të thotë të shikosh botën e madhe të një artisti modest ku cdo përmasë e ngjyrës tregonte haptazi një sy estetik, ngulmues që vallëzon me elemente ndiesore.
Çdo portret apo pejsazh natyre që Agimi realizonte të krijonte një opus orgjinal ku çasti të jep elementin e duhur në pikat e referimit ku ai ndalej.Vërtetsia e të bukurës në cdo vepër që ai realizonte të shfaqej me elemente dlirësie pa sforco ku penelatat dhe fantazia shkriheshin bukur në tablo kaq realiste.

Agimi e dashuronte të bukurën..artin e parë në cdo këndëvështrimi sepse ai kishte lindur për pasionin e tij duke dhënë gjithcka nga vetja në ato orët e heshtura ku ai punonte në pasionin dhe frymëzimin e çastit.Pikturat e tij janë vetë jeta njerëzore që shndrohen fuqishëm kaq orgjinal në cdo tentativë për psikologji karakteresh e dhënë kaq e dlirë në lakueshmërinë e portreteve.Ajo ndali por ëndrra e tij nuk ndalet ,ajo vazhdon udhëve të parajsës ku ai fluturoi,sepse vetë vizioni i tij i përket syve të qiellit që lotojnë e pikturojnë krejt botën e lirë nga sytë e Agimit aty ku heshtja flet sa mijëra fjalë të thëna së bashku.Duke u ndalur te talenti i tij shikojmë gjurmët e një pikture hyjnore që shpirtin ja fali artit si një frymë pavdekësie në veprat që Agimi na la…
Per “Kinematografine Shqiptare” Rudina Papajani , tetor 2021
_______________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw