Edson Arantes do Nashimento-Pele` (1940-2022), lojtari më i mirë i kohës së tij.

0
494

Nje homazh per “O Rei” , njerin nga lojtaret me te medhenje te futbollit te kohes se tij, (por jo me i miri i tere kohrave), figura dhe kontributi i te cilit meriton nderim dhe respekt te plote.

Shifra dhe fakte:
I lindur me 23 tetor 1940 ne Tres Coracoes, Minas Gerais.
U aktivizua nga 1953-1956 me skuadren e te rinjve te “Bauru”.
Nga 1956-1974 me “Santos” ne 636 ndeshje te zhvilluara shenoi 618 gola.
Fitues 6 here i titullit kampion te kampionatit Brasileiro Serie “A” (1961;1962;1963;1964;1965;1968)
Dy here fitues i Kupes se Libertadores: 1962;1963 me Santos.
Po me Santos fiton dy here Kupen Interkontinentale: 1962; 1963

Per Brazilin zhvilloi 92 ndeshje me 77 gola te shenuar qe nga vitin 1957-1971.
Nga viti 1975-1977 luajti edhe me “Cosmos” te Nju Jorkut duke shenuar 77 gola ne 92 ndeshje. Ne tere karrieren e tij shenoi 1281 gola ne 1363 ndeshje te zhvilluara perfshire ato miqesore dhe turne (shifra te publikuara nga FIFA).
Fitues tre here i Kupes se Botes: 1958-1962-1970.
Nuk fitoi asnjehere titullin Kampion i Amerikes se Jugut

I
Qe nga lindja e lojes se bukur te futbollit si sporti me i perhapur ne tere globin, e deri ne ditet aktuale natyrisht ai ka ardhur duke evoluar, duke ndryshuar taktikisht dhe teknikisht ne teresi se bashku me kohen, me lojtaret qe e luajne kete sport, me trajneret qe jane kontributoret themelore ne zhvillimin e futbollit.

Deshmitare te ketij zhvillimi jane te gjithe te apasionuarit, ndjekesit e zjarrte brez pas brezi, ne vite dhe kohera te ndryshme.
Gjate tere kesaj rruge te periudhave te ndryshme kohore, fusha e gjelber nder te tjere eshte shkelur nga shume emra te medhenj qe do te konsakrohen per ate cfare kane performuar ne tapetin e blerte si “ikona” apo “yje te futbollit boteror”.

Keshtu cdo dekade ka patur gjithnje nje “mbret” ose disa te tille, nese do t`i emertonim keshtu dhe do te kete gjithnje edhe ne te ardhmen per aq kohe sa do te ekzistoje ky sport.

II
Me themelimin dhe organizimin e Kupes se Botes “Zhyl Rime” ne vitin 1930, u shfaqen edhe yjet e pare te kesaj loje me mjeshtrine dhe ne aftesine e shenimit te golave.
Per te ardhur deri tek i madhi Pele` dhe edicioni i v. 1958 i Kupes se Botes, futbolli paraqiti emra te medhenj per kohen e tyre si argjentinasi Guljermo Stabile, uruguajanet Hoze Leandro Andrade e Hektor Skarone, italianet e magjishem Gjuzepe Meaca e Silvio Piola bashke me trajnerin , njerin nga strateget e asaj kohe Vitorio Poco, brazilianet Leonidas dhe Ademir te finales tragjike ne v. 1950 , hungarezet e medhenj si Ferenc Pushkash, Kocish apo Hideguti, gjermanoperendimoret, Fric Valter, Rahn…….
Pushkash dhe argjentinasi Di Stefano konsideroheshin si yje, me te medhenjt e futbollit te asaj kohe.

        

                 
Mbarimi i v.`50 me sakte Kupa e Botes ne Suedi ne v. 1958 solli nje emer te ri, 17 vjecarin Pele i cili dicka me shume se nje viti ishte i panjohur.
Pele do te spikase mbi emra te tjere deri ne vitin 1970 me fitim e Kupes se Botes te quajtur FIFA, i treti trofe per ate dhe Brazilin.

Gjate nje dekade e me shume Pele do te dominoje futbollin boteror me performacen e tij, golat e shenuar dhe sukseset me “Santosin” qe nuk e “tradhetoi” asnjehere dhe “Selecao” te Brazilit. Do te fitoje pothuajse cdo gje dhe do te konsiderohet me te drejte si “King”, “O Rei”.

Gjate asaj periudhe dhjetevjecare bota do te njihet edhe me emra te tjere , ikona te futbollit, si braziliani Garrinca; anglezi B. Carlton; portugezi Eusebio; gjermanoperendimoret Overath, Beckenbauer, italianet Mazzola, Riva e Rivera kur nderkohe ne horizont po shfaqeshin emra te tjere qe do te mbaheshin mend gjate, si “njefare” Gerd Mueller , golashenues race dhe ne vecanti holandezi “fluturues” Johan Krujf ,ndonese me nje karriere te shkurter me “Oranje” do te le gjurme ne futbollin boteror deri sa te arrije te krahasohet me “O Rei” Pele.

Por, a ishte Krujf me i mire se Pele?

Kjo ishte dilema e kohes ose me mire e viteve `70-te kur Pele tashme ishte terhequr nga futbolli nderkombetar me perfaqesuesen qe nga v. 1971, pikerisht ne kulmin e lulezimit te futbollit “total” holandez dhe Ajaksit te fameshme……

Megjithate fama e Peles deri atehere kishte arritur deri aty sa te konsiderohet si “njesi matese” me lojtaret e tjere dhe si rrjedhim pyetja e mesiperme se kush X lojtare eshte me i mire se Pele do te vazhdoje te degjohet shpesh here madje deri me fillimin e viteve 2000 dhe biles ndonjehere edhe me fillimin e shekullit te 21-te.

Dhe ne te vertete shifrat per Edson Arantes “O Rei” jane impresionuese te cilat disa prej tyre qendrojne akoma “ne fuqi” edhe ne shekullin e 21-te qe nga koha e larget kur Pele i regjistroi ato.


Ai shenoi 1281 gola ne 1363 ndeshje ne karrieren e tij. 77 gola me perfaqesuesen braziliane. I vetmi lojtare te fitoje tre Kupa Bote (1958-1962-1970). Lojtari me i ri te shenoje gol ne nje edicion te Kupes se Botes; lojtari me i ri te shenoje tre gola ne nje Kupe Bote dhe gjithashtu lojtari me i ri te shenoje nje gol ne finale te kesaj kupe (te gjitha keto ne v. 1958 qe do mbahet mend historikisht si performanca me e mire e tij ne Kupe Bote);

Me fundin e viteve `70-te dhe fillimin e viteve 80-te duhet permendur se futbolli kishte evoluar tashme ne nje nivel shume te larte tekniko-taktik dhe ishte bere akoma me cilesor ne te gjitha komponentet e lojes dhe si rezultat i kesaj ne fushat e futbollit do te kete nje shperthim te yjeve, pothuajse ne cdo skuader madje 2-3 te tille si: Zico, Falcao, Rrummenigge, Platini, Boniek, Conti, Gullit, Van Basten, Elkjaer….mbi te gjithe do te qendronte nje emer “rebeli” i pandreqeshem, ai qe do te ‘kercenoje” fronin e “O Rei”, sigurisht ai do te kontriboje ne evolimin e lojes, do te dominoje fushat, emri i tij do te beje lajmin e dites brenda dhe jashte stadiumeve, do te dije te beje per vete mijera e miliona fansa ne tere boten, do te “guxoje” te krahasohet me Pele madje ne baze te disa anketave te revistave me te degjuara sportive te botes do ta kaloje ate nisur nga kontributi dhe efeketiviteti i performances se tij per skuadren ku luan, ne vecanti Napoli dhe Argjentina qe fale vetem atij arrijne ne majat e suksesit boteror dhe europian.

Ai eshte Diego Armando Maradona “dhjeta e fundit”, “zoti i cdo gjeje sferike”!

Por kush eshte lojtari me i madh i te gjithe kohrave atehere Pele apo Maradona ?
Pele apo Zico? Pele apo Ronaldo ? Pele apo Ronaldinho? Maradona apo …….?

Dhe ja perseri pyetja qe sjell ne krahasim nje X lojtare me Pelen dhe me vone me Maradonen……tani “njesite matese” jane dy!

Madje edhe italiani i Romes Bruno Conti, i cilesuar nga vete Pele si lojtari me i mire i boterorit 1982 do te konsakrohej me emrin “Marazico”, fale talentit dhe mjeshterise qe e karakterizonin Kontin (pak nga Maradona e pak nga Ziko).

Ne vitin 2000 FIFA ndan nje cmim te perbashket ne mes Peles dhe Maradones si Lojtaret me te mire te Shekullit! (Ne fakt ne baze te nje votoimi ne internet Maradona po e fitonte kete titull, po i duhej te nderhynte FIFA per ta bere ate titull te perbashket)

Dhe ne fakt deri ne mbarimin e shekullit te 20-te shume emra do te krahasohen me dy te medhenjt e futbollit. Gullit apo Maradona ? Van Basten apo Maradona? Fenomeni Ronaldo apo Pele ? Ronaldo apo Maradona?

As shekulli i 21-te nuk ka mundur t`i shpetoje krahasimeve te tilla e ngadonjehere pse jo pa vend dhe te ekzagjeruara si Pele apo Mesi ? Maradona apo Mesi ? Maradona apo C. Ronaldo ?

Edhe dy lojtaret e shekullit te 21-te C. Ronaldo dhe Mesi kane shifra impresionuese sidomos ne shenimin e golave, rekorde, por qendrojne shume me poshte lavdise per t`u krahasuar me dy me te medhenjte e shekullit te kaluar.
Opinioni im personal eshte se nje krahasim i tille eshte nje herezi qe i behet futbollit.

Per shembull, njefare Arthur Friedenriech i njohur me nofken “O`Tigre do Futebol”, brazilian i futbollit te viteve 1909 – 1935, ku shtrihet karriera e tij si sulmues, ka arritur te shenoje rreth 1329 gola ne 1238 ndeshje te karrieres, pra me shume se Pele apo Maradona, me shume se Mesi qe eshte ne kuoten e 791 golave te tere karrieren e tij deri tani!

Edhe pse ne mungese te disa dokumenteve zyrtare per te konfirmuar numrin e sakte qe Friedeireich ka shenuar , prap pranohet nga statistikat se ai ka shenuar me shume se Pele qe mban kuoten e 1281 golave ne tere karrieren.

Tani a mund te behet nje krahasim se kush eshte me i mire ndermjet tyre ? Pele apo Friedenriech ? Maradona apo Friedenreich ? Messi apo Friedenreich ?

Golat e shenuar deshmojne se Fredeinrech eshte me i miri i te gjitha kohrave si shenues por nuk faktojne me saktesi se eshte lojtari me i madh i te gjitha kohrave, “mbreti i futbollit”.

Ja pra pse krahasime te tilla nuk mbajne profesionalizem!

Keshtu mund te thuhet edhe ne krahasimet ndermjet Pele-Maradona-Mesi-C. Ronaldo te cilat mendoi une jane te pa vend dhe gjithsesi nuk japin asnje vendim definitive se kush eshte me i miri i te gjitha kohrave.

Veshtire te vendoset totalisht, unanimisht dhe boterisht ne menyren zyrtare per “mbretin”, me te mirin e te gjitha kohrave ne futboll!

Tjeter kohe e nje tjeter futbolli nuk mund te krahasohet ndermjet dy periudhave te ndryshme kur lojtaret e permendur ne kete shkrim paten performancen dhe karrieren e tyre.

Konkretisht ishte ndryshe futbolli i Meaces, Pushkashit, Di Stefanos, Altafinit me ate te Peles, Garrinces, diku me afer ndofta per tu krahasuar i Peles me Krojf dhe serish krejt ndryshe i Peles me Maradonen dhe kampionet e v. 80-te, i Peles me lojtaret e futbollit aktual ose i Maradones me Mesin e C. Ronaldo…….

Futbolli ka ndryshuar se bashku me kohet si vete jeta dhe cikli i saj ne periudhat kohore.
Nje gje eshte e sigurte dhe e pamohueshme se keto lojtare ishin “mbreter” per kohen e tyre dhe jo me kot FIFA i ka vleresuar ne vitin 2000 Pele dhe Maradona si dy me te medhenjte e shekullit!

Jo gjithmone statistikat konfirmojne unanimisht se kush eshte “mbreti” i futbollit.

Nga: Pjerin B
© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 1 janar 2023
________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca ne ndertimin e ketij shkrimi: FIFA.Com per shifrat dhe rezultate / Fotot: Historia e Kupes se Botes (1930-1970) Pjesa e 1-re. 


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply