I kthehemi rubrikes sone “Foto e dites” me anen e se ciles kjo faqe risjell ne kujtese foto te vecanta, nga artiste te ndryshme, momente dhe imazhe te rralla te fiksuara ne aparatin fotografik. Eshte si nje udhetim prapa ne kohe.
Eshte data 12 dhjetor 2022! Ne redaksine e faqes jane derguar tre foto te vecanta nga stafi filmik prapa kamerave gjate sheshxhirimeve te filmave :
(Foto 1) “Tonka dhe shoket e tij”
Ndermjet tyre jane (e para majtas) piktorja e kostumeve Vjollca Liza Dylgjeri, piktori i filmit Shyqyri Sako (i treti nga e majta) si dhe regjisorja e shquar e filmave per femije “Teto Xhanoja” Xhanfize Keko (A.P).
(Foto 2)
Regjisorja e mirenjohur, artistja e popullit Xhanfize Keko dhe piktorja e kostumeve Vjollca Liza – Dylgjeri, dale ne Berat gjate gjirimeve te filmit “Pas gjurmeve”
(Foto 3)
Stafi i filmit “Ne cdo stine”, gjate xhirimeve te ketij filmi. Prapa kameras kineasti Saim Kokona…..
Fotot qe jane ESKLUZIVE mbajne autoresine e zonjes Vjollca Liza Dylgjeri e cila me anen e vajzes se saj zj Orinda Liza dhe mbeses zj Dorina Pojani i ndau me ne dhe publikun e kesaj faqe “Kinematografia Shqiptare”. JU FALENDEROJME PERZEMERSISHT!
Foto koveri u punua nga administratoret e faqes “K.SH”
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 12 dhjetor 2022
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw