Ndoc Luka-Lleshi (1923-1984) “Gaforrja”
Aktor i levizjes amatore me profesionin e infermierit
Brezi i rritur me filmat shqiptar të kinostudios, e kanë parë atë të luajë në disa filma. Ky është aktori i lëvizjes amatore Ndoc Luka. Profesioni i tij i vërtete ka qënë kryeinfermier ne repartin e ORL-se ne Spitalin n. 12-te ne Tirane.
Ndofta paraqitja e tij e vecantë, tiparet e fytyrës si dhe zëri karakteristik, kane bërë regjisoret që ai të jetë pjesë në disa filma artistike të kinostudios, gjithmonë në role negative, role episodike. Roli me të cilin indetifikohet eshte ai me pseudonimin “Gaforja” ne “Fije që priten”.
Ndoc Luka ka lindur më 10 qershor 1923 ne fshatin Rras i butë te Mirditës, nen emrin Ndue Lleshi. Qe 8 muajsh u zhvendos së bashku me nënën dhe vëllain e tij (rreth 6 vjeç) për në qytetin e Shkodrës, fill pas vdekjes së babait.
Ne qytetin e Shkodrës u rritë dhe u edukua në lagjen “Arra e madhe” me artistët e mirënjohur si Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Palin Preka etj. Që në fëmijëri është angazhuar me artin dhe kulturën e kohës në Shkodër, por pas gjimnazit mbaron për infermieri.
Qeveria e kohës e transferon në Tiranë si agjent sanitar. Kështu në vitin 1940 fillon punë ne ish spitalin civil nr.1 ne kryeqytet.
Pas lufte dhe deri në vitin 1965 ka punuar në Teatrin Kombetare, si aktor i jashtëm. Pas vitit 1965 është marrë me grupet teatrale të Tiranës (shiko fotot si me poshte).
Megjithatë në fushën e mjekësis ishte talent.
Kurr ndonjë here Prof. Besim Zyma nuk u futë në sallën e operacionit pa Ndocin.
I pyetur nga familjaret se përse nuk ju kushtue vetëm artit dhe kulturës, ai do të përgjigjej:
“Shkodrani i qytetëruar thotë qe, zanati është byzylyk arit…! Ndaj edhe unë në profesion jam infermier”! Jo vetem Ndoci por edhe i biri Gjini dhe bashkeshortja e tij kane punuar nje jete te tere ne mjekesi.
Në shtëpinë e z. Luka vinin shpesh të gjithë aktorë, regjisorë, artistë të ndryshëm të vendit tonë. Madje në sallon dhe oborr debatonin dhe improvizonin për filmin apo teatrin e rradhës. Ndoci vlerësonte shumë z. Serafin Fanko si aktorin dhe regjisorin me të avancuar në vitet e fundit. Nderkohe artisti i popullit, Ndrek Luca ishte si i shtëpisë meqenëse ishin rritur së bashku në një lagje tek “Arra e madhe” në Shkodër. Artisti tjeter i madh, Kadri Roshi vinte me raki nga jugu se ajo e bere ne veri i dukej ujë.
Z. Luka ka banuar me familjen ne Tirane në rrugën “Ali Baushi” nr 93, një shtëpi përdhese me oborr të madh.
Ne kinematografi interpretoi ne disa filma duke filluar me ate te vitit 1967 ne “Ngadhenjim mbi vdekjen” ne rolin e nje oficeri gjerman.
Foto galeri e aktorit ne filmin e Kinostudios:![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()

Keshtu ate e shikojme ne interpretim edhe tek filmat:
1973 – Operacioni “Zjarri”;
1976 – “Fije qe priten” (Gaforria);
1978 – “Vajza me kordele te kuqe”
1984 – “Vendimi” .
Në filmin Vajza me kordele të kuqe, zeri është i dubluar ngaqë ate vit kishte bere nje operacion nga kanceri laringial.
Pervec filmave te kohes ai u aktivizua si aktor i jashtem sic e permendem edhe me lart nga Teatri Popullor, ne shfaqje te ndryshme nga ku mund te permendim “Shtepia ne bulevard”
Vëllai i tij Simon Luka ishte shumë i angazhuar dhe i mirenjohur me artin dhe kulturën e viteve `30 në Shkodër, nder te tjerash shok dhe mik i “Migjenit” te madh dhe heroit te popullit Qemal Stafa .

Data 25 tetor 1984 do te jete dita fatkeqe qe do te ndahet nga jeta.
Ndoci mbante mbiemrin e fisit qe ishte Luka, kurse i biri Gjini fëmijë i adaptuar, mban akoma sot mbiemrin e te atit….Lleshi. Ndoci ishte kusheriri i Gjinit te lindur ne një kullë dhe meqenëse nuk kishte fëmijë e ka adaptuar Gjinin, zoteria i nderuar i cili ndan me faqen tone informacionin e cmuar si me siper.
Ndoci per Gjinin ishte jo vetem nje baba por edhe shoku me i shejtë i jetës .
Humbja e babait te tij i ka frenuar përjetësisht buzëqeshjen.
Sic na thote edhe i djali i tij z. Gjin Lleshi-kreshta, ne bibliotekën dhe materialet e z. Luka, ai i ka lene shumë poezi të pa botuara. Deshira e Gjinit ishte t`i botonte ato por nuk e la asnjehere duke i kujtuar te birit nje thenie te mirditoreve:
“Në zyrat e qeverisë edhe po të ra qeleshja mos u kthe me e marrë….”
© Material i rezervuar / Ekskluzivisht ne kete faqe me 5 dhjetor 2022.
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
© Copyright protected | Fotot dhe teksti kane te drejta autoresie absolute te familjes Luka-Lleshi, nga i biri Z. Gjin Lleshi-kreshta si dhe nga faqja jone “Kinematografia Shqiptare” qe e falenderon perzemersisht z. Gjin per informacionin qe na percolli.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw