EKSKLUZIVISHT DHE VETEM NE “KINEMATOGRAFIA SHQIPTARE”
31 Korrik 2022
Profil i aktores Violeta Deda – Pali (1953-2008), Ylli i pashuar i skenës dhe ekranit (P.2)
Prolog!
Jane dite te nxehta te nje fundkorriku qe do mbahen mend, jo vetem se shenojne rrekord per vapen qe permbajne, por me teper per faktin qe me ne fund, pas shume e shume vitesh kerkimi informacioni per aktoren shkodrane, tashme te ndjeren zonjen Violeta Deda, arrita te gjej komunikimin me njerezit me te aferm te familjes se saj!
Eshte 25 korrik dhe kam lene nje bisede telefonike me zonjen Paskualina Luka njeren nga motrat e artistes
Kam emocion!!
Faktikisht kam nderin dhe privilegjin te bashkebisedoi me pas edhe me te vellane e Violetes, zotin Valentin Deda.
Kjo me ben te ndjehem krenar dhe me motivon per nismen e marre, ne publikimin e informacionit per nje grup aktoresh te cilet u lane ne pluhurin e harreses.
Brezat duhet t`i njohin, t`i nderojne e t`i kujtojme te gjithe me respekt keto figura per kontributin e dhene ne artin skenik, tamam ashtu sic i nderon e respekton e tere bota artistet e tyre.
Paskualina eshte tamam nje zonje grua, e dashur dhe miqesore, e gatshme per te ofruar informacionin e duhur pa as me te voglin hezitim dhe mbi te gjitha e sjellshme ne komunikim.
Menjehere me falenderon per nismen dhe madje me fton edhe per nje dreke “shkodrance”, ketu ne Nju Jork ku banon prej vitesh, ashtu sic dime t’a bejme ne shkodranet…….
“Mos harro, me thote ajo, se ke edhe nje familje ketu ne Amerike”!
Nga emocioni ngaterrohem dhe nuk me dalin fjalet aty per aty por, shpresoj ta kem falenderuar per ftesen dhe konsideraten. Italianet kane nje shprehje: “Una ciliegia tira l’latra“, keshtu ndodh shpeshhere me dy persona nga i njejti qytet.
Nuk e dija me pare qe familjen e artistes, Violetes se paharruar, e paskem patur aty fare afer, jo vetem ne nje lagje por dy pallate me tej ne Shkoder.
E dija qe jetonin te gjithe familjarisht ne qytetin e bukur te Durresit…….
S’ka asgje per tu habitur sepse ne fakt ne te gjitha lagjet e Shkodres se kultures dhe artit zor se gjen ndonje te tille te mos kene banuar emra te medhenj.
Keshtu edhe une u rrita dhe me ra fati te jem ne nje lagje me aktorin e madh Rikard Ljarja, Violeta Deda dhe kisha ne te njejten pallat vellane e kengetarit te madh Tonin Tershana, (u rritem se bashku ne fakt me nipin e kengetarit te madh, te ndjerit tashme, sepse me Albanin i perkasim nje brezi tjeter me nje diference 10-15 vjecare, kur keto artiste ishin ne kulmin e tyre, ne imitonim ato ose luanim futboll duke copetuar kembet ne nje terren me gure e gropa prapa pallatit ku jetonim…….)
Madje edhe ketu ne Jonkersin e shtetit te Nju Jorkut banojme perseri afer me motren e Violetes zonjen e nderuar Paskualina! Ja pra: “una ciliegia tira l’altra”.
Gjate bisedes me kete zonje shkodrane, e ndjej qe ajo preket dhe me thote qe me ke bere te qaj nga emocioni kur pashe tek faqja “Kinematografia Shqiptare” dedikimin per motren time. Me tej ajo me thote: “Violeta ka ken engjelli i shtepise “
I kerkoi te falur zonjes nese i shkaktova dhimbje, natyrisht humbja e parakoheshme e motres se saj dhe ne te tilla rrethana neglizhence e pakujdesie, lendon akoma!
Perkundrazi, thote Paskualina, te falenderoj pa mase!
Ne fakt jam une dhe ne emer te faqes “K.Sh” qe duhet te falenderoj zonjen dhe vellane e madh, zoterine e nderuar Valentin Deda.
Dy dite me pas, po aq te kendeshme e bej biseden edhe me Valentinin cili u tregua i gateshem, shume miqesor, i sjellshem dhe me nje dialekt te paster shkodran nis dhe me tregon shume gjera, ekskluzivisht per faqen “K.Sh”.
Duke qene shkodran edhe une kam fatin dhe kete privilegj ta degjoj me kureshtje
I
E filloi duke e pyetur Valentinin qe nga mbiemri.
E dime se ne Shkoder jane disa familje te mirenjohura me mbiemrin “Deda”, ndersa ne filma shkruhet Violeta Dede…..
Si eshte mbiemri i sakte i familjes suaj, i them, Deda apo Dede ?
Thjesht nje “lapsus”, me thote. Nuk ka asgje ne lidhje per te evituar ate te famshmen “njollen ne biografi”.

Lola eshte lene ne harrese, vazhdon ai.
I them se fajin e ka media, informacioni qe i eshte kushtuar teresisht politikes.
Heronje jane artistet, ato jane krenari kombetare, me thote Valentini, sidomos ai brez ka qene i arte ne cdo gjini te artit. Pamvaresisht sistemit, arti lulezonte. Sot artisti nuk vleresohet, dhe aq me teper veprat e kontributi i dikurshem po edhe shkaterrohen.
Valentini, duke qene vete artist, piktor, me sjell nje shembull; heqjen e bustit te 5 heronjve, vepren e shkelqyer te Shaban Haderit, duke e degdisur ate diku ne pluhurin e rrugeve te Koplikut.
Dikur shkodranet e kishin si pike takimi “shihemi tek 5 heronjte” thonin ata, ndersa sot, shprehet Valentini (edhe me pak humor si cdo shkodran qe i rrjedh ne vena), vendin e tyre e kane zene disa kunja / gypa perpjete. Sot i them miqve te mi kur kthehem ne Shkoder, “takohemi tek kunjat”.
Nje shembull ky i thjeshte per te kuptuar ate cfare behet sot ne pergjithesi me artin, artistet, veprat e kontributin e tyre te dhene ne cdo gjini.
E vazhdoi biseden me tej me Valentinin duke e pyetur: Pervec Violetes, a ka qene ndonje tjeter person nga rrethi i juaj familjar qe merrej me art ? Ne arkivin e Teatrit “Migjeni”, duke u bazuar edhe tek fletvolantet, shpesh kam hasur nje emer, Zef Deda, si interpretues i disa shfajeve te para teatrale.
Po, ai ka qene babai im, njeri nga aktoret e pare te ketij teatri, madje ne krye te heres, qe me stafin e vjeter para themelimit te teatrit profesionist, para ndertimit te godines qe eshte sot teatri “Migjeni”.
Babai me merrte shume here me vete qe ne moshe te mitur ku shikoja lojen e atyre aktoreve. Ai eshte aktivizuar, ndonese rralle here, edhe me estraden. Ne shume shfaqjet teatrale, edhe pse ne role te vogla (per arsye te biografise), vecanerisht interpretimi i tij bie ne sy tek “7 Shaljanet” ne rolin e rapsodit . Mbaj mend mire, vazhdon Valentini, qe kur hapej sipari ai ulej ne nje stol ne nje qoshe te skenes dhe i binte lahutes.
Keshtu Violeta, qe do te behej nje yll i pashuar i skenes dhe ekranit shqiptar, rrjedh nga nje familje artistesh. Dhe nuk ka se si te mos jete ndryshe. Madje edhe vellai me i vogel nga 5 femijet e familjes Deda fiton konkursin per aktor por per qeshtje biografike nuk e lejojne, edhe vete Valentinit i mohohet e drejta e studimit packa se eshte nje talent premtues ne pikture…..
Ah ajo e shkrete biografi!
Ishte koha e nje sistemi qe do te skanonte thelle e me thelle ne familjet e shqiptareve e te gjente patjeter nje “dru te shtrember” dhe ky sipas tyre ne kete rast ishte xhaxhai (axha) i babes Zef. Ujk, keshtu quhej ai, dhe ishte njeri nga 200 burrat e kryengritjes se dugagjinasve kunder sistemit qe ishte duke u instaluar……..
Ky fakt i permendej si kujtese shume here babait te saj, Zefit, por edhe Violetes me vone per ta intimiduar.
II
Violeta lindi ne Shkoder me 7 dhjetor 1953. Te gjithe te afermit, miqte dhe koleget e saj do e quanin me dashuri Lola.
Qe ne gjimnazin “28-29 Nentori” te qytetit te saj te lindjes merrte pjese ne aktivitete te ndryshme artistike. Ne fakt te gjithe femijet e familjes Deda do te jene aktore dhe interpretues ne stafet e ndermarrjeve te vendeve te punes se tyre me levizjen amatore artistike te qytetit.
Pak a shume nje familje me gen artisti, por Violeta do jete ajo qe arriti ta ngreje ne shkalle profesionale aktrimin dhe artin skenik ne familjen e saje.
Edhe pse me gjithe pengesat, peripecite, njollen ne biografi, Violeta diti te gjeje rrugen per te care perpara drejt artit fale vullnetit te hekurt, kembenguljes, pasionit, aftesive dhe natyrisht punes se perhershme te saj. U mundua shume “te lante” njollen ne biografi dhe ia arriti sepse nje talent e tille meritonte te kishte vendin e nderit dhe kontributin domethenes te saj ne artin skenik.

Ne vitin 1972 konkurron dhe fiton te drejten e studimit ne ILA, Institutin e Larte te Arteve qe e mbaron ne vitin 1976 dhe mbas nje viti stazhi diplomohet si aktore 1977. Gjate studimeve natyrisht u aktivizua edhe ne disa role ne shfaqjet teatrale ku dallohet ne komedine e Cajupit “Pas vdekjes” ne rolin e Lulushes. Akoma studente ne degen e aktrimit, u aktivizua ne filmat Operacioni “Zjarri” dhe nje rol tjeter te vogel ne filmin “Shperthimi” (1974) ne ate te Shpreses.

Pas diplomimit si aktore pritet te filloje pune ne Teatrin e qytetit te saj te lindjes tek Migjeni. Shkodra kishte nevoje per elementin e ri dhe aktore te shkolluar.
Por ndodh e kunderta!
Mbase edhe nga gjelozia dhe dualiteti me nje X person te madh, per aktoren e sapo diplomuar nuk ka vend! (Valentini me thote se gjithsesi kjo mbetet hipoteze).
X-i i madh, madje si person i persekuatuar, mendohet te kete thene nje fjale. Aq ka mjaftuar qe Violeten ta dergojne me pune ne Dugagjin, ne nje nga zonat me te thella ku debora ishte prezent 6 muajt e vitit. Emerohet ketu si pergjegjese e nje Vatre Kulture dhe….. kaq.
Pas nje viti ne Dugagjin, drejtuesit e Teatrit Popullor ne Tirane bejne kerkese per ta terhequr ne organiken e vet si aktore. Keshtu ndodh.
Per dy vjet nga 1976-1978 aktorja shkodrane do te jete ne mesin e aktoreve me te mire te vendit.
Me pas Teatri “Aleksander Moisiu” kishte nevoje per aktore te diplomuar. Natyrisht profili i Violetes ishte me i pershtatshmi per t`u bere pjese e stafit te ketij institucioni. I ofrohet pune jo vetem asaj por edhe te shoqit, Vitorit si profesor matematike.
Qendron per nje kohe te gjate ne “A. Moisiu” dhe nderton ketu karrieren e saj artistike me shume shfaqje te interpretuara ne kete skene dhe njekohesisht pa i ndare keto interpretime me rolet e luajtura ne kinematografi.
Rolet e interpretuar te aktores kane qene kryesisht te nivelit dramatik e psikollogjik, personazhe te lenduara shpirterore, gra te pervuajtura apo nga ato role te dashurive te pamundura, te penguara sic ishte ai ne komedine e Molierit “I semuri per mend”.
Interpretonte figurat e caktuara nga regjisoret me realizem, lirshem dhe pa u sforcuar.
Njera nga figurat e realizuara po ne teater ishte edhe ajo e Serafines tek drama “Pertej dashurise” te Dashnor Kokonozit, duke i meshuar kahut poetik e dramatik.
Nje rol tjeter ne teater eshte edhe ai i Ajkunes ne dramen epike “Gersheti i luftrave” ne vitin 1978.
Viti 1980 do te jete ai me i sukseshmi per aktoren e cila luan ne 4 filma “Sketerre `43”; “Një ndodhi në port”ne rolin e Lindes ;” Gëzhoja e vjetër” ne rolin e Mirandes dhe “Goditja” ne rolin e Mires. Nje vit me pas, me rolin e Lilianes tek filmi “Kur xhirohej nje film” -1981, realizon nje loje te ndjere, pasionale duke zberthyer boten e shqetesuar te nje gruaje ne situaten e nje krize martesore, me kerkimin e nje raporti te ri bashkeshortor.
Me vone Violeten e gjejme tek filmat “Mondi dhe Diana” si dhe “Te Paftuarit” ne v. 1985 . Ne vitin 1987 ne “Vrasje ne gjueti” Ne vitin 1990 luan filmin “Kronika e një nate” ;
Ndodhte qe rolet e caktuara per Violeten disa here i hiqeshin asaj fill me pas. Natyrisht qe gjera te tilla e merzisin artisten, por kurrsesi ajo nuk shkurajohej.
Valentini tregon se, edhe koha tani ben te veten, kane kaluar dicka me shume se 50 vite dhe me hollesi nuk i kujtohen emrat e roleve, shfaqjeve teatrale si dhe filmat, por deshmon me sinceritet qe te tilla raste ka patur. Kishte biles ngacmime edhe nga koleget e saja aktore qe kerkonin me ndonje fjale te tepert, ta ngarkonin me tension ne menyre qe ajo te delte ne skene e emocionuar dhe performanca e saj te calonte!
Nje veprim i ulet, per t`ja marre rolin mbase (mendimi im).
Valentini eshte nje zoteri me shpirt te madh, qe percjell paqe, dashuri, harron dhe nuk do te kujtoje. Ai i quan keto thjesht gjelozi ne mes kolegeve, normale ne cdo organike apo vend pune.
I them Valentinit qe raste te tilla kam degjuar, jo vetem per Violeten, por kane ndodhur edhe tek nje grupim aktoresh te tjere….pa dashur te hap konflikte, personalisht do t`i quaja gjelozi me prapaskena politike mbas se cilave kapeshin njerez meskin, servile, te ulet qe perfitonin edhe biles edhe nga vete sistemi. Nuk ishte nje institucion apo vend pune qe nuk kishte prezent nje sekretar partie, nje injorant, parazit qe perfitonte dhe abuzonte me poziten. Po me kujtohet nje batute e aktorit Leka Sefla ne filmin “Ilegalet”, tamam per keto me profesionin e pandare te fuksit (spiun): “Ha diku nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten”!
Ah biografi e shkreta biografi qe nuk na u ndave kurre, e ndofta edhe sot ne te ashtequajturen “demokraci”, prap nese nuk je militant, anetar, simpatizant i ndonje partie, ngelesh “me njolle” !

Aty rreth vitit 1988 nje njeri i familjes se bashkeshortit te saj, nje person me pozite te larte ushtarake, arratiset me kamionin e furnizimit se bashku me familjen. Nje ngjarje qe beri buje te madhe ne tere Shqiperine e cila po jetonte vitet e fundit te sistemit. Vitori, bashkeshorti i Violetes, eshte nje burre studioz, intelektual, profesor i shquar i matematikes nder te tjera ai eshte djali i Zef Palit, autorit te kenges se bukur shkodrane “Lule bore”.
Pas kesaj ngjarje, Violeta largohet nga teatri “Aleksander Moisiu” dhe emerohet ne teatrin e kukullave te qytetit, ndersa te shoqin , Vitorin e cojne ne nje ferme si punetor.
Biseda me vellain e madh te familjes Deda dhe te artistes shkodrane, z. Valentin vazhdon me tej.
Ai me tregon se Violeta ishte njeriu me i lidhur dhe me i afruar i familjes. Gjithkund dhe gjithmone bashke. Edhe xhirot e fameshme ne Pjacen e Shkodres i benin bashke, moter e vella. Miqte dhe shoket e Valentinit sa here qe i shikonin teksa shetisnin se bashku i thonin: “He Valentin, prap me pashaporten ke dale?”
Ishte kjo nje menyre per te shprehur lidhjen e forte qe kishin motra artiste dhe vellai i madh i familjes qe ishte njekohesisht edhe ne rolin e babait.
“Humbja e Violetes me ka shkaktuar nje dem te jashtezakonshem, jo vetem shpirterore por ne te gjitha drejtimet, sepse ndodhi ajo e papritura nderkohe qe une sapo arrita ne Amerike” – thote Valentini.
III
Java e parë e marsit 1991 kujtohet si java e eksodit masiv të mijra bashkëatdhetarëve me anije nga Porti Detar i Durresit. Ne mesin e atij eksodi biblik eshte edhe familja e Violetes, ajo, bashkeshorti Vitori dhe dy femijet e tyre.
Jane nisur ne emigrim per ne Itali ashtu si cdo shqiptare i asaj kohe per nje jete me te mire. Do te qendrojne ketu deri ne fundvitin 1992.
Por destinacioni i tyre do te jete Nju Jorku, ne SH.B.A
Ne Nju Jork, gjate periudhes kohore 1996-1998 Violeta do i perkushtohet studimeve ne Kolegjin e Arteve “Sara Lowrence” ne Bronxville, Yonkers, NY (kolegji i modeluar sipas sistemit te Oksfordit famoz). 1998 do te jete edhe viti ku diplomohet si pedagoge nga ky kolegj.
Biseda jone vjen tani ne nje pike delikate qe personalisht do te doja t`a evitoja, por sic thote edhe vete Valentini, eshte gje e domosdoshme per te sqaruar njehere e mire opinionin publik i cili deri tani ka vetem hamendesuar pa ditur asgje ……
Atehere vazhdoi: Kemi mesuar se pas nje operacioni qe nisi keq nga mjeket Violeta ra ne koma per nje kohe te gjate (10 vjet 1998 – 2008) duke edhe nderruar jete me 2 gusht 2008.
Po, vazhdon biseden Valentini. Kam qene une qe e kam shoqeruar ne fillim per viziten mjeksore ne njerin prej spitaleve te Westchester County, ne Valhalla te New York, ne “Westchester Medical Center” e me pas ne “Hellen Heys” Rockland County .
Operacioni qe do te kryente Violeta ishte fare i thjeshte, te asgjesonte nje pucerr ne siperfaqe ne gjirin e majte dhe te parandalonte aktivizimin e nje rreziku jetesor. Momentalisht nuk ishte asgje shqetesuese, me teper meraku qe kishte vete Violeta (nje gje qe e bente jo vetem per vete por edhe per te gjithe njerezit e saj te familjes)
Dhe ketu vjen momenti fatal, fundi i trishte i artistes shqiptare. Kujdesi i atyre mjekeve per Violeten eshte totalisht neglizhent dhe i nenvleresuar.
E harruar ne anestezi kalon ne overdoze. Zemra i pushon se rrahuri, e me pas kalon ne gjendje kome nga e cila nuk u zgjua kurre, edhe pas 10 vjeteve e intubuar e duke lene me shpresa e ne ankth te gjithe familjen e njerezit e saj te dashur.
Humbja ne kete menyre eshte tejet e madhe. Dhimbja po aq!
Pas Anita Bitrit kengetares se mirenjohur qe u helmua familjarisht ne shtepine e saj nga dioksidi i karbonit ne vitin 2004, Violeta eshte artistja e dyte shqiptare qe humbet jeten nga nje aksident pakujdesie ne Ameriken e larget.
VioIeta Deda ishte dhe do te kujtohet perhere jo vetem nje aktore e madhe, me interpretimet e saja reale plot emocion e cila e linte spektatorin te kuptonte se ashtu po ndodh vertete, por ajo ishte edhe nje moter e dashur, nje engjell i familjes, nje grua e zonja, nje bashkeshorte dhe nje nene e vecante! Ajo ishte nje besimtare e devotshme ku cdo te diele do te ishte gjithmone prezent ne shtepine e Zotit ne njeren nga kishat e Uestcesterit, ne Nju Jork ku zgjodhi per te jetuar se bashku me familjen e saj.
Zoti e mori ate ashtu sic zgjedh njerezit me te mire per te jetuar prane tij ne pafundesine e koherave.
Ketu ne toke, Violeta na mungon te gjitheve! I mungon se pari familjes se saj, bashkeshortit, djalit, vajzes, vellezerve, motrave te saj. I mungon miqeve e kolegeve qe punuan se bashku ne “Aleksander Moisiu” ne Durres, ne Kinostudio, ne Teatrin Popullor. I mungon Shkodres dhe shkodraneve, te gjithe publikut artedashes shqiptar.
Nje engjell, me fytyren e cilter dhe buzeqeshjen e saj pershendet me dore nga lart!
Ky ishte rrefimi i dy njerezve me te afert te familjes se Violeta Dedes, motra dhe vellai i saj, njerez qe transmetojne paqe, urti, maturi, dashuri dhe dine te harrojne padrejtesite, edhe pse humbja e tyre eshte e madhe!
E mbyll kete shkrim modest duke qene i vetendergjegjeshem se ka akoma me shume per te thene e pasqyruar portretin e artistes shkodrane, si edhe njekohesisht falenderuar perzemersisht zj. Paskualina dhe z. Valentin per informacionin qe ndane me ne dhe mundesine qe i dhane ata kesaj faqe “Kinematografia Shqiptare”, per te patur ekskluzivitetin dhe per te dhene edhe ne nje kontribut te vogel persa i perket kujteses per artistet tane dhe ruajtjen e vlerave artistike.
Shpresojme qe pas ketij shkrimi te vijojne te tjere akoma me informative per zonjen e paharruar te skenes dhe ekranit shqiptar Violeta Deda si dhe per aktore te tjere, ne menyre qe artedashesi i brezave qe do vijne te jene krenar per te kaluaren e artit te shtate ne Shqiperi.
Deri tani vetem sa ishte permendur emri i artistes shkodrane pa ndonje saktesi apo informacioni te plote. Gjera te paqena, shtremberime dhe ne shume raste e mbeshtjelle me mister nga njerez kryesisht te pa afte te informatikes qe mbas v. 90-te u shtuan si kepurdhat pas shiut. Pikerisht ky grup gazetaresh (me diplomat nga universitetet private te Allamulleve e madje te blere edhe nga politika) nuk duan te lodhen per te bere punen e tyre nga e cila biles paguhen mire, pa tentuar asnjehere te flasin dhe te kujtojne raste te tilla si kjo e Violetes e Anites e Agim Shukes qe nderruan jete aksidentalisht, e shume e shume artisteve te tjere qe ngelen me “njollen ne biografi” perjetesisht pa arritur t`i shpetojne censures as ne te ashtequajturen demokraci.
Me keq akoma per profesoret dhe kritiket e artit qe bejne libra enciklopedike me “50 faqe” duke lene jashte kesaj “enciklopedie” qindra aktore te tjere pamvaresisht roleve dytesore ose kontributit te tyre ne film e teater. Te vjen keq qe haptazi abuzohet me termin “Enciklopedi” e ku ne brendine e ketyre librave thuajse per te gjithe aktoret qe kane zgjedhur profesoret vete (pa ditur qarte kriterin e ndjekur) te perfshire ne keto libra, informacioni mbaron gjithsesi pas 3-4 rreshtave me “etj. etj” (dhe kjo e shkruar jo ne formen e plote).
Libra te tille pa kriter, plot gabime dhe te manget ne informacion nuk do te ishin te denje si enciklopedi as per ishullin e Pashkeve, skajin me te larget te globit, jo me per nje shtet ne Europe, si Shqiperia ndonese e vogel dhe me nje kinematografi modeste ne krahasim me ate te botes.
Asnje nuk mori mundimin te interesohej per Violeten (por edhe per dhjetra e qindra aktore te tjere te nje profili dytesor)
– “S`ka gja” shprehet e motra dhe vellai, njerez me shpirt te madh. “S`ka gja” do te shprehej edhe vete Violeta po te ishte akoma ne mesin tone.
S`ka gje dhe s`do te kete asnjehere rendesi per klasen e kalbur politike dhe pushtetaret, por ka nje rendesi te vecante dhe pergjegjesi te madhe madje kombetare per popullin dhe artedashesin shqiptar qe nuk i harron kurrsesi artistet e vet, keto heronj, krenari kombetare, edhe pse mendjet e djallezuara te pushtetareve dhe larot e politikave kane kohe qe tentojne me nje plan te caktuar mire te “ndreqin” historine tone ashtu si dhe ne art. Jo me kot mbyllen funksionimin e Kinostudios dhe shkaterruan Teatrin, jo me kot duan te censurojne filmin shqiptar te kinostudios, jo me kot jane zhdukur nga qarkullimi shfaqjet teatrale te TP-se (qofshin edhe ato te klasikeve te huaj), jo me kot harrohen artistet para 90-tes……
Censura, perndjekja jane vetem dy nga mjetet qe sjellin regjim, sistem i cili fatkeqesisht ka ndryshuar vetem kahun ne Shqiperine tone.
Kinematografia Shqiptare (P. Bj) : 25-29 korrik 2022
___________________
© Material i rezervuar me te drejta autoresie nga familja e vete artistes Violeta Deda, zj. Paskualina Luka dhe z.Valentin Deda. Fotot gjithashtu jane kontribut i z. Valentin Deda dhe mbrohen nga vete ai dhe faqja “Kinematografia Shqiptare”
Vini re: NDALOHET KOPJIMI! Abuzuesit behen REPORT! Ju lutemi merrini seriozisht paralajmerimet e faqes qe e ka database, hostin dhe qendren e saj ne New York, Sh.B.A!
Ky eshte materiali i dyte qe behet publike nga kjo faqe rreth portretit dhe profilit te zj. se paharruar te skenes e ekranit , Violeta Dedes, Yllit te pashuar te artit skenik.
Pjesa e pare linku ketu : https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/violeta-dede-1953-ylli-i-pashuar-i-kinematografise-shqiptare/
___________________
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw