Profile të yjeve nga kinematografia botërore!
Eleonora Rossi Drago (1925 – 2007)
Aktore e famëshme italiane e viteve `50-të
Pseudonimi i së cilës ishte Palmira Omiccioli, lindi ne Kuinto al Mare, me 23 shtator 1925 . Arriti famë të madhe në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë për aftësitë e saj në aktrim dhe hijeshinë e saj , të drejtuar nga regjisorët e kalibrit si Luigi Comencini, Alessandro Blasetti, Michelangelo Antonioni, Giuseppe De Santis, Pietro Germi, Giuliano Montaldo, Roberto Rossellini dhe Valerio Zurlini.
Ajo gjithashtu punoi për televizionin duke interpretuar disa drama televizive, përfshirë “Baballarët dhe djemtë” e vitit 1958.
U lind në një periferi elegante të Xhenoves nga një baba nga zona e Markeve dhe një nënë Spanjolle. I ati ishte një komandant i marinës tregtare i cili me hidhërim i dha asaj leje të martohej me nxitim në tetor 1942 sepse ajo, ne moshen shtatëmbëdhjetë vecare kishte ngelur shtatzënë. Dasma u shty për 3 ditë për shkak të një bombardimi të furishëm anglo-amerikane që po zhvilloheshin në Xhenova.
Disa muaj më vonë, e zhvendosur në Kuneo, ajo lindi vajzën e saj të vetme Fiorella por në 1944 burri i saj Cesare Rossi Drago u bashkua me forcat partizane te Italise. Mbasi lufta mbaroi i shoqi i saj vendosi të emigronte në Argjentinë por Eleonora refuzoi ta ndiqte atë.
Çifti u nda në janar 1947 dhe ajo mbeti në Xhenova me vajzen e vogël Fiorelën. Fillimisht Eleonora punon si modele dhe stiliste, e me pas bën debutimin e saj si aktore në kompaninë “Piccolo Teatro” në kryeqytetin Ligurian. Në verën e vitit 1947 mori pjesë në konkursin Miss Italia dhe u konsiderua ndër të preferuarat, por, me rregullore, ajo u përjashtua nga gara e titullit kur u zbulua se ishte e martuar dhe nënë. Më vonë u transferua në Romë ku bëri debutimin e saj në film me “I pirati di Capri” (1949) të Edgar G. Ulmer dhe Giuseppe Maria Scotese, ku shfaqet me emrin e saj të martesës Eleonora Rossi Drago.
Në vitet e para të karrierës së saj merr pjesë kryesisht në filma “zhanër”, duke luajtur role konvencionale. Një mundësi për një kapërcim artistik i paraqitet asaj kur ajo merr pjesë në audicionet përzgjedhëse të regjisorit Giuseppe De Santis për filmin “Nuk ka paqe nën ullinjë”, por roli i besohet Lucia Bosè.
Më vonë ajo do të jetë në gjendje të nxjerrë në pah cilësitë e saj shprehëse në filma të tillë si “Persiane chiuse”, “Sensualita”, “Le amiche”, “Donne sole” dhe “La strada lunga un anno”, por shumë shpesh aktorja dublohet.
Për të përmirësuar fotogjenicitetin e saj, ajo i nënshtrohet një operacioni rinoplastik që e lë të pakënaqur dhe do të përsëritet dy herë, pa humbur kurrë klasën e saj të lindur të gruas së sofistikuar me një mbajtje elegante.
Gazetat i japin asaj pseudonimin “Dukesha e kinemasë italiane” dhe përqendrohen në marrëdhëniet e saj romantike me kolegun Amedeo Nazzari, Princin Alfonso di Borbone dhe Duka Cesare D’Acquarone i cili u vra më vonë në Akapulco.
Në të vërtetë, Eleonora Rossi Drago nuk ishte e lirë të martohej përsëri, sepse ajo u nda nga burri vetëm në qershor 1956. Gjashtë muaj më parë, për disa javë, ajo u kthye në teatër me “Xhaxha Vanjën” e Chekhov me regji të Luchino Visconti dhe interpretimin nga Rina Morelli, Paolo Stoppa dhe Marcello Mastroianni. Pas filmit “Imbroglio” (1959) të Pietro Germi ajo luan dy role të tjera të rëndësishme në “Summer Violence” (1959) të Valerio Zurlini dhe në “Tiro al piccione” (1961) të Giuliano Montaldo, duke kaluar përmes karakterizimit te nje interpretimi ne nje rol me aktorin e shquar Nino Manfredi në filmin” L`impiegato” (1960) të Gianni Puccini.
Në vitin 1960, falë interpretimit intensiv dhe të pashembullt të Roberta Parmesanit të shqetësuar në filmin “Estate violenta”, ajo fitoi “Shiritin e argjendtë dhe një çmim në festivalin Mar del Plata si aktorja më e mirë kryesore.
Pasi arriti kulmin e karrierës së saj në moshën 35 vjeç, Eleonora nuk gjen më mundësi të mëdha profesionale. Luan në shumë filma episodikë si “Il disco volante (1964) nga Tinto Brass, “L`idea fissa” (1964) të Gianni Puccini,
“Se permetette parliamo di donne” (1964) të Ettore Scola dhe në filma komercialë të bashkëpunimit francez dhe prodhimeve , spanjolle, gjermane, jugosllave.
Ajo gjithashtu regjistron një seri poezish dhe tekste të shkurtra teatrale në pllaka gramafoni.
Roli i fundit në një film me buxhet të lartë do të jetë në vitin 1966 ajo e gruas së Lotit në filmin ndërkombëtar “Bibla” të John Huston por do të mbahet mend veprimtaria e saj televizive si interpretuese e dramave të famshme, në veçanti “Citadel” e 1964.
Në ekranin e vogel gjithashtu u shfaqet si e ftuar në varietete muzikore dhe spote reklamuese për një verë të gazuar të njohur.
Në moshën 41 vjeçe, e lënë pas dore nga kinemaja, ajo pranon angazhimin e një të përjavshmes së njohur për një foto-roman serial në rolin e mbretëreshës krenare Maria Stuarda. E dëshpëruar për një ribotim profesional, në 1968 kthehet në teatër në rolin e një lezbike simpatike 40-vjeçare, së bashku me Olga Villi, por komedia e Brunello Rondi, e titulluar “Shocking”, mbeti në skenë vetëm disa ditë.
Në filmat e saj të fundit, Rossi Drago është e detyruar të pranojë role dytësore në histori shumë të forta dhe në 1970, në moshën 45 vjeç, karriera e saj filmike përfundon me “Nelle pieghe della carne” të Sergio Bergonzelli.
Ndërsa komedia italiane u zhvendos nga narracioni dhe përshkrimi i personazheve në skicën me tone të ashpra dhe estetikë seksi, shprehja e sofistikuar dhe tiparet fisnike të Eleonora Rossi Drago nuk zgjuan më interesin e regjisorëve dhe producentëve.
Aktorja, ndërsa po plakej, u përball me izolim nga ana profesionale dhe ra në një gjendje të thellë depresive edhe për shkak të zbehjes së bukurisë fizike.
Në nëntor 1971, disa javë pasi u bë gjyshe, ajo u përpoq të vetëvritej me gaz, por u shpëtua nga inxhinieri siçilian Domenico La Cavera, i cili u martua me të në 1973 në Palermo dhe i mbijetoi asaj.
Me martesën e saj të dytë, Rossi Drago më në fund gjen qetësi dhe largohet nga bota argëtuese pa keqardhje, me një përjashtim të vogël: në 1989 bashkëpunoi, së bashku me Claudia Cardinale dhe Claudio Gora, në dokumentarin e John Jeremy – në tekstet e Ennio De Concini dhe Alfredo Giannetti – kushtuar figurës së xhazit Ben Webster, “The Brute and the Beautiful”. Aktorja vdiq në moshën 82 vjeç më 2 dhjetor 2007 në shtëpinë e saj në Palermo, ndoshta e goditur nga një hemorragji cerebrale.