Enea Zheku (1964-2022) | “Tomka dhe prapësitë e tij”

0
4808

Enea Zheku (1964-2022)
Nje aktor qe premtonte shume dhe ishte i destinuar te behej nje nder aktoret e medhenj te kinemase shqiptare.

Lindi me 9 korrik 1964. Ka mbaruar studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor. E filloi veprimtarine e tij ne filmin shqiptar qe kur ishte ende femije (12 vjec), duke u angazhuar nga regjisori i mirenjohur Dhimiter Anagnosti, per te interpretuar ne filmin “Lulekuqet mbi mure” qe ne vitin 1976, ku interpretoi me shume sukses rolin e Lelos. Nje vit me pas, 1977 spikat me rolin e Zigurit ne filmin “Njeriu me top” dhe vecanerisht shkelqen me ate te Tomkes ne “Tomka dhe shoket e tij”, rol i cili e ben te njohur dhe te identifikohet tek artedashesit.

Enea i ndergjegjesuar me dy rolet e para e kishte kuptuar se cfare do te thonte te behej pjese e nje filmi, se cfare kerkohej prej tij ndaj edhe rolin e Tonkes e mesoj shume shpejt aq sa do ta interpretonte shume bukur edhe jashte shesh xhirimeve. Duke u vendosur ne qender te vemendjes me kete rol, sidomos pas shfaqjes se filmit, i llastuar jo pak nga gjysherit e tij e madje duke qene edhe i preferuari i shume regjisoreve, Enea do te ndihej i rendesishem, dhe gadi pothuajse i paprekshem, ndaj vite me pas kur te rritej jeta nuk do t`i vinte dhe aq mbare sa kur ishte ne femijeri ne kohen kur mund t`ja falnin gabimet me lehtesi.

Ne vitin 1986 interpreton perseri suksesshem nje rol kryesor ne filmin “Nje jete me shume”. Dhe kaq! Me mbarimin e ketij filmi, nderpriten edhe enderrat e bukura te Eneas. Mbas ketij filmi nuk do te kishte me te tjere. Pjesa tjeter e jetes se Eneas, ngjan me nje film tragjik, ku rolin kryesor vazhdon ta luaje Tomka por ne zhanrin e tragjedise.

Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye më shumë në vitet e gjimnazit. Aq sa emri Enea Zheku do të regjistrohej pothuajse në regjistrat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës. Sapo përjashtohej nga njëra shkollë, e dërgonin tek një tjetër, derisa do të përfundonte në shkollën e natës. Shumëkush vazhdonte ta identifikonte si Tomkën djaloshin plangprishës. Enea ndjehej mirë prej kësaj nofke, e cila do ta ndiqte nga pas edhe në kohën kur arriti të hyjë në Akademinë e Arteve, ku do të ndjente për herë të parë dëshirën që të bëhej një aktor, ndërsa gjithçka kishte ndodhur më parë në shesh të xhirimit, nuk e kishte marrë dhe aq seriozisht.

Atje në Akademi, do të ndodhte mrekullia që nuk do të zgjaste shumë. Sepse që në vitin e pare, Enea Zheku do të përjashtohej sërish nga shkolla për “sjellje të këqija”. Dënimi i parë që mori ishte vetëm për një vit shkollor. Ndërsa në vitin e dytë, një tjetër dënim që do të merrte, po për sjellje jo të mirë, do ta përjashtonte përfundimisht. “Tomka” vazhdonte të ishte i mbrapshtë, ndaj jeta do t’i vinte gjithnjë e më e mbrapshtë.

Ne vitin 1989 e mbyllin per 15 dite ne psikiatri e me pas qendron i mbyllur per here te dyte rreth nje muaj. Ne vitin 1990 emigron ne Greqi e pas disa viteve ne Itali. Ne ditet e para te kthimit ne Tirane, do te shkonte ne Akademine e Arteve sepse donte që ta niste aty ku edhe u shkeput vite te shkuara.

E kuptoi shpejt se jeta nuk ishte ajo filmave, se kohët nuk ishin më si atëherë kur xhirohej për Tomkën. Ndaj hapi një aktivitet të tijin, një bar-restorant që e quajti “Vila 31”, por që më shumë është bërë i njohur si lokali i Tomkës. Sepse edhe tani qe eshte nje biznesmen njerezit vazhdojne ta identifikojne me Tomken. Megjithate ne v. 2013, regjisori Besnik Bisha e afron ne stafin e serialit “Millenium”, duke luajtur nje rol kryesor se bashku me aktorin e mirenjohur Ndricim Xhepa.

Nderron jete para kohe pas nje semundje te rende me 29 maj 2022

© Informacioni i rezervuar – Ekskluziviteti ne Facebook: korrik 2020   

_______________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 440 si dhe informacioni simbas “gazeta shqiptare” .

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here