Enver Dauti (1927 – 2012) | Përkujtimore!

0
1817

Enver Dauti
17 prill 1927 – 16 shkurt 2012
Aktor, një prej themeluesve të Estradës së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar,
mban titullin “Artisti i Merituar.

Lindi me 17 prill 1927 ne Tirane. Qe ne fillim u aktivizua si amator me grupet amatore teatrore te Tiranes, qysh ne vitet e para te clrimit.
Duke pare aftesite dhe talentin e tij si komik u terhoq ne Trupen e Estrades se Shtetit ne vitin 1957, vit ku fillon zyrtarisht karriera e tij profesionale në skenë.

Ka punuar me kete Estrade nga 1957 deri ne v. 1983 vit ku doli ne pension,
duke interpretuar shume role nga shtresa te ndryshme sociale e periudha historike.
Ai ka qene nje aktor i profilit te vairetese, nga ku provoi ne zhanre te ndryshme sic ishin skecet, dialoge, parodi, pantonima, kuplete etj.

Enver Dauti kishte nje humor spontan, pa sforcime duke perdorur dendur gjestin ekspresiv, theksimin e fjales, apo fjalise prej nga buronte humori i tij
Dauti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, me nje karriere rreth 50 vite ka realizuar mbi 400 karaktere në Estradë dhe dhjetëra role në Kinematografi.

Gjatë karrierës së tij artistike ka dhënë një kontribut në skenën e Estradës si aktor dhe prezantues, gjithashtu ka interpretuar dhe në disa filma, kryesisht mbahet mend për rolet si “Cirku ne Fshat” – Kopi; “Lulëkuqe mbi mure” – Guzhinjeri; “Besa e kuqe” – Pocari etj.
Deputimin ne Film e ka qe ne vitin 1964 tek “Toka e jone” ne rolin e Bardhokut.

Megjithëse në përgjithësi ka performuar role dytësore, është dalluar për karakterin dhe shpirtin e tij si artist dhe njeri.

Nderron jete me 16 shkurt 2012 ne moshen 85 vjecare.

FILMAT:
Toka Jonë – (1964) Bardhoku
Prita – (1968) Xha Hakiu
Odiseja e tifozave – (1972)
Shtigje të luftës – (1974)
Kur hiqen maskat – (1975)
Lulëkuqet mbi mure – (1975) Kuzhinieri(Xha Loni)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)
Ilegalët – (1976)…Babai i Xhevatit
Cirku në fshat – (1977) Kopi
Njeriu me top – (1977)
Nga mesi i errësirës – (1978) Ministër i Brendshëm
Koncert në vitin 1936 – (1978) Berberi
Ne vinim nga lufta – (1979) Sali
Këshilltarët – (1979) Përkëthyesi
Qortimet e vjeshtës – (1981) Drejtori
Besa e kuqe – (1982)
Zambakët e Bardhë – (1983)
Fejesa e Blertës – (1984) Kozi
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
Historiani dhe kameleonët – (1988) Drejtori i burgut
Kolonel Bunker – (1998)

_____________
Referenca: “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A.T. Hoxha f. 87. / “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni f. 77. Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografria Shqiptare” ne v. 2014.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here