Esat Kola (1936-1998) | Në kujtim të këngëtarit dhe aktorit shkodran!

0
1716

Esat Kola (1936-1998)
Aktor dhe kengetar ne teatrin e estrades “Migjeni” Shkoder!

Lindi ne Shkoder me 8 nentor 1936 . Ne fillimet e tij bente pjese ne banden muzikore te qytetit ku me vone gjate viteve `60-te u perfshi edhe ne organiken e teatrit te estrades se Shkodres fillimisht si solist e me pas si aktor.

Ne skenen e “Migjenit” Esat Kola u aktivizua ne disa drama e komedi ndonese te roleve dytesore nga ku mund te permendim: “Si u kalit celiku” (1965)…..Klinka Demcenko / “Zekthi” (pas vitit 1973)…..Grasini / “Sinjalet e nates” / “Drenusha e Drenices” (1978) ……Kajtaz Beu / “Baca i Gjetajve” (1979)……rolin e nje fshatari etj.

Foto shkeputur nga teatri “Sinjalet e nates”
Aktoret Ndreke Prela d he Esat Kola ne teatrin “Sinjalet e nates”

Krahas drames Esat Kola mori pjese edhe ne disa e skece e variete me trupen e estrades se Shkodres jo vetem ne aktrim por edhe si solist.

Esat Kola (ne kembe) – Paulin Preka dhe Kole Kaftalli

Keshtu duke filluar qe ne vitet `60-te ishte soliste ne komedite : “M`i gezofsh XX prandverat” (1961); “Stafeta rreth pemes” (1961); “Apartamenti N. 31” (1962), “Festivali i Karnavalit” (1962), “Pikniku” (1962), “Neper bire te cilsit” (1963) , “Peshqesh me e var n`vesh” (1963) , “Rreth e rreth Shkodres” (1964) ku merr pjese edhe si aktor; “Mendo ban kthese” (1965); “Thupra fishkulluese” (1965), “Laj shplaj, qit në diell e thaj!” (1970) e plote te tjera.

Ne keto shfaqje te humorit ai kendoi krahas emrave te medhenj si Ndreke e Florinda Gjergji, Bik Ndoja, Marjeta Cunin, Ali Mucici, Gjyljana Marashi, Fatmira Puka etj.

Florinda Gjergji – Esat Kola
Hasan Smaja – Esat Kola

Madje Esat Kola si kengetar do te marre pjese edhe ne Festivalin e fundvitit 1967 me kengen “Shkruaji ushtarit”, me muziken e Tahsim Oshafit dhe tekstin e Betim Muces, interpretuar ne naten e dyte me 26 dhjetor .

Emrin e tij e gjejme edhe ne kinematografi, ne filmat e Kinostudios dhe televizivet e TVSH, dhe nuk jane pak, rreth 12 te tille edhe pse ne role dytesore ose episodike:
1973 – Operacioni “Zjarri” …….diversant
1979 – Ditet qe sollen pranveren (TV)……Bardhoshi, diversanti i penduar
1981 – Nje nate pa drite…….nepunesi
1982 – Flaka e maleve (TV)……..
1983 – Fundi i nje gjakmarrje……
1983 – Gracka…….Murati
1984 – Militanti……nje xhandar
1985 – Dasma e shtyre …..sherbetori i Kurt agait
1985 – Te paftuarit…..xhandar i Zogut
1986 – Guri i beses……fshatar
1986 – Kur hapen dyert e jetes……fshatar i zones
1988 – Bregu i ashper…….

Foto galeri e aktorit ne filmat shqiptar!
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ka vite qe artisti shkodran nuk jeton me. Esat Kola nderroi jete me 18 qershor 1998.
Nderim dhe respekt per kontributin e dhene ne artin skenik.

© Materiali i rezervuar. Ndalohet kopjimi
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten: 22 shkurt 2022
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here