“Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon” (Jacob Grim)

0
511

“Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon” e ka thene Jacob Grim.

Per te gjithe miqte e artit skenik, ato qe e duan dhe e kane pasion filmin, teatrin, muziken, artistet, kemi deshire te ndajme me ju disa rreshta per lexim si me poshte:

Dihet fort mire nga te gjithe qe per te njohur nje person per te cilin mund te jemi te interesuar, duhet te mesojme rreth tij perpara se te arrijme ta gjykojme ate. Po keshtu pak a shume edhe per nje liber, per nje film, per muziken e te tjera gjera ne jeten e perditeshme dhe te mos zhgenjehemi me pas.

Nuk mund te blejme nje pale kepuce pa i provuar ato vetem nese i shikojme te bukura nga vitrina. Vetem keshtu duke qene ne kontakt me njerezit dhe sendet qe na rrethojne, arrijme te kemi nje fare opinioni dhe nje perfundim kundrejt tyre.

E njejta gje vlen edhe per faqen ketu “Kinematografia Shqiptare”. Nga statistikat qe i nxjerr vete “Facebook” sic mund ta dini duke i pare ato ne profilet tuaja, edhe per kete faqe, dallohet nje perqindje e madhe shikueshmerie te FOTOVE, dicka me mire ne ate te videove dhe fare pak ne LEXIM, sidomos kur shkrimi s`ka figura, shikueshmeria eshte zero!!!

Miq te nderuar dhe vizitore te rastit, nese tregohemi indiferente dhe nuk lexojme se cfare shkruhet ne kete faqe, qofte edhe pershkrimin e nje fotoje, nje video, nje sqarim, nje sinjalizim e te tjera te kesaj natyre, pa lene ne harrese profilet e artisteve dhe artikujt e ndryshem per artin skenik, jo vetem qe nuk do te orientohemi mire, por humbasim shume nga permbajtja e “Kinematografia Shqiptare” e cila nuk eshte thjesht “liber me figura” per femije, por nje faqe e bazuar dhe e ndertuar ne burime serioze persa i perket artit te skenes e kurrsesi sa per te kaluar radhen, per te terhequr publikun e cili do ta njohe faqen shume me mire pikerisht vetem nepermjet leximit.

Gjithsesi, nje fjale e urte thote: “Librat janë të vyera për budallain, aq sa është pasqyra për të verbërin”. (Chanakya)

Ju mirepresim!
Stafi
________________________

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here