Estrada e Shtetit (me vone e Tiranes).
Institucioni teatror profesionist i tipit te varietese.
Ne vitin 1926 u ndertua godina e kinoteatrit “Nacional” (me vone kinema 17 Nentori), ku krahas filmave, ne mbremje vone, aty pas ores 21;00, si mbaronin krejt seancat e shfaqjeve te filmit, jepeshin edhe shfaqje variete. Sidomos ne vitet `30-te, Tirana behet nje nga qarqet me te zeshme teatrore e muzikore, me nje levizje te gjere amatore qe metonte ecje perpara, kualifikim, zgjerim, progres. Shoqeria teatrore “Tirana” (1932) , e drejtuar nga Mihal Popi, Mursin e Xhevat Serezi, Mihal Stefa ishte nje grup i qendrueshem dhe i perkushtuar.
Pjesa e pare qe vuri ne skene kjo shoqeri qe komedia “Fundi i pijes” (pershtatje e komedise “Doktor Padashka e Molier). Suksesi qe i bujshem. Shoqeria vuri ne skene pershtatje te Xhevat Serezit, komedi te Kristo Floqit. Nderkawq, ajo realizoj me sukses edhe pershtatje nga komedite e Molier. Zgjerimi i ndjeshem i Levizjes Teatrore Amatore ne vitet `20-`30 eshte deshmi e dashurise se popullit shqiptar per kete art. Krijimi i nje infrastrukture institucionale nepermjet ngritjes se shoqerive teatrore te ndryshme dhe disa kinemave me skena, qe kryenin edhe rolin e teatrit si “Nacional” , “Diana” (me vone u quajt “Gloria”) dhe “Rozafat”; organizimi i konkurseve, kualifikimi i artisteve te ardheshem – keto se toku krijojne kushtet per nje perparim te ndjeshem te veprimtarive teatrore ne Tirane, veprimtari e keqyrur tashme si nje dukuri e zhvillimit dhe emancipimit shpirteror te vendit. Nga vitet 1932-1938 ne skenat e ketyre tri kinemave u dhane nje mori pjesesh te shkurtera, farsa, skece, sidomos komedi. U mirepriten ngrohtesisht nga shikuesit kryeqytetas, vecanerisht pjeset: “I shurdhri”, “Dy zotni pa pantallona”, “I ligu per mend”, “Dreqi dhe njeriu”.
Kinema “Gloria” arriti t`i konkurroje kinemate “Nacional” dhe “Rozafat” ne dhenien e shfaqjeve teatrore te tipit te varietese. Kjo tradite e pasur qe u trashegua, perfshi edhe vitet e Luftes se II Boterore me “Teatrin partizan”, fill pas clirimit te vendit u be premise dhe nxitje, qe tok me krijimin e Teatrit te Shtetit, me 24 maj 1945, te ngrihej nje trupe permanente estrade ne kryeqytetin e vendit, Tirane.
Nje grup aktoresh komike, kengetaresh dhe instrumentistesh kishte krijuar nje berthame, e ngritur prane Komitetit Ekzekutiv te Tiranes, qe do te shenderrohej shume shpejt ne trupen e pare profesioniste te teatrit te estrades. Ky grup qendror, me elemente te zgjedhur nga grupet e shumta te estradave te ndermarrjeve dhe shkollave te qytetit, dha shume shfaqje te llojit te varietese me skece, dialoge, imitime, kenge etj. Regjisori Pandi Stillu vuri ne skene me trupen ne fjale edhe komedine “Njeriu qe pa vdekjen me sy” te Viktor Eftimiut. Ne fillim te vitit 1952, Estrada e Shtetit, si u quajt ate kohe, doli si institucion profesionist me vete, ndonese qe e perfshire brenda struktures baze te Filarminise Shqiptare qe ishte krijuar me 1949-1950.
Me 2 maj 1952, ajo shfaqi premieren e pare, Estrada nr 1, me regjisor Pandi Stillu, kompozitore dhe dirigjente Agim prodani, Muharrem Xhediku, Zef Gruda. Ne kete shfaqje spikaten aktoret Ramazan Zyberi, Melpomeni Cobani, Enver Dauti, Ana Kcira, Tonin Konci, Ndrek Shkjezi, Skender Plasari dhe Lin Ndoka. U duartrokiten pjeset “Kristofor Kolombi ne gjyq” nga Nonda Bulka, “Dy gangsteret” nga Dionis Bubani, skece te Besim Levonjes, numrat e shpejtesise nga e para treshe akrobatike: Telat Agolli, Pina Shkurti dhe Abdyl Karabashi.
Me pas u shfaq “Estrada nr 2”, “Estrada nr 3” derisa me 1954 premierat e saj nisen te shfaqeshin me tituj: “Qesh e njesh”, “Punoni e defrehuni” etj. Viti 1954 shenonte shkeputjen institucionale te Estrades se shtetit nga Filarmonia Shqiptare, duke vepruar tashme si nje institucion me vete. Ne misionin e vete fillimtar, Estrada e Tiranes si teatri i varieteese me i plote dhe si trupa artistike me e kualifikuar dhe me e perzgjedhur e vendit, ka pasur nje rol e akses te rendesishem ne formimin kulturor si dhe argetimin e shikuesve. Estrada e Tiranes ka sherbyer edhe si shkolle per krijimin, ritjen e kualifikimin e estradave te rretheve te tjera.
Kete rol prijes ajo e ka luajtur gjate gjithe kohes deri ne ditet tona, duke ofruar tek publiku nivele te larta, si per sa i perket shkrimtareve humoriste qe angazhoheshin, interpretimit te aktoreve, profileve te tyre artistike, ashtu edhe per sa i perket muzikanteve e kengetareve te mirenjohur qe ka nxjerre, orkestranteve dhe artisteve te tjere te trupes, duke ndihmuar ne kultivimin e shijeve te shendosha artistike dhe ofrimin e kenaqesine, gezi mit, clirimit te njerezve nga stresi. Si estrada me e suksesshme ne vitet `50-`60, ajo afirmoj artiste te tille te humorit, me individualitet te spikatur, si Skender Sallaku, Skender Plasari, Vilson Gjoca, Kujtim Shehu, Vegim Xhani, Xhemal Myftiu dhe kengetaret Vace Zela, Anita Take, Paulina Nika, Hajrie Harapi, Pjeter Gjergji.
Dirigjentet e saj Zef Gruda, Nesti Uci, Koco Uci se toku me orkestren e perbere nga pianisti Alqi Kareco dhe instrumentistet Lulzim Hima, Gasper Curcia, Ymer Qosja, Viktor Filaj etj u bene te mirenjohur per trajtimin e kengeve, si dhe perzgjedhjen e repertorit ne pergjithesi, duke plotesu kerkesat e artedasheve. Gjate dy dekadave nga krijimi i saj, ne premierat e shumta qe realizoj permenden:
“Qesh e njesh” (1954) vene ne skene nga Besim Levonja; “Radiotelevizion” (1957) nga Andrea Minga dhe Melpomeni Cobani, “Miza buall” (1957) nga Mihal Popi, “Poshte e lart” (1957) nga Nikolla Panajoti, “Kolltuku magjik” (1959) nga Enver Duti, “Pinoku” (1965) nga Lin Ndoka, “Ne jemi tre” (1965) nga Gjergj Vlashi, “Kerkesa e kohes” (1967), nga Milto Profi, “Ah keto marredheniet” (1970) nga Bujar Kapexhiu, “Eksperti i ores 18” nga Gjergj Vlashi dhe Bujar Kapexhiu.
Ngritje te re cilesore shenoj trupa ne vitet `70-`80 me ardhjen e artisteve te rinj, aktore e kengetare, qe kishin mbaruar Insitutin e Larte te Arteve, sikunder qene Vasillaq Vangjeli, dhe me vone Mexhide Pici, Kosta Kamber te cilet u pasuan nga Agim Bajko, Mariana Kondi, Besnik Kasa, Enver Buku, Rita Lati, Xhevahir Zeneli, Shpresa Berdellima, Arben Shaka, Koco Devole, Veli Rada, Met Bega, Behar Mera dhe kengetaret: Luan Zhegu, Ema Qazimi, Liljana Kondakci, Irma Libohova, Kozma Dushi etj. Nder shkrimtaret humoriste me te njohur te saj kane qene Nonda Bulka, Spiro Comora, Odhise Grillo, Naum Prifti, Tasim Aliaj, Skender Plasari, Koco Devole, Sheri Mita, Filip Cakuli etj.
Pervec tipit te shfaqjeve variete me pjese te shkurtera humoristike, ne skenen e ET-se jane vene here pas here edhe komedi te plota, vodevile etj
Nder to u priten me ngohtesi nga spektatoret ko medite: Tre dhenduret” (D. Bubani), “Mimoza pyeti zemren” (N. Prifti), “Merita” (L. Bungo), “Fejesa” (A. Cehov) apo fragmente nga “I semuri per mend” te Molier, “Don Kishoti” i Servantes etj. Pare nga nje plan i pergjithshem, si i gjithe teatri shqiptar, edhe Estrada e Tiranes lengonte nga prania e dhunshme e tendences se shpallur politike dhe e ideologjizmit ne trajtimin qe u behej dukurive komike, per kete shkak edhe satira, sarkazma, kritika sociale e saj grishej vetiu drejt nje tematike te paracaktuar , shoqeruar nga ide e zgjidhje te parapara. Megjithate mjaft materiale letrare qe benin objekt dukuri sociale e familjare i shpetuan “vijave te bardha” dhe operuan me nje gjuhe plot humor, cka edhe perfaqesojne ne fakt pjesen me te mbare te suksesit te kesaj estrade neper vite.
Me vendosjen e demokracise, u shfaqen komedite: “Nje burre me dy gra”, “Qeflinjte” (Sh. Mita), “Pesha e fajit” (I. Bezhani), “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit” etj. Per tehun e mprehte politik dhe satiren fshikulluese u dalluan edhe disa komedi te shkurtera te Koco Devoles, si : “Canta e zeze” (1986), “Revolveri” (1994), “Oreksi i madh” (1995) dhe vecanerisht “Gjuetia e fundit”.
Te suksesshme gjate viteve 90-te kane qene edhe shfaqjet: “Variete” e realizuar nga B. Kapexhiu, “hurate per ju” nga Kosta Kamberi, “Rrumpalle shou” nga Sulejman Dibra dhe Kosta Kamberi.
Ne festivalet dhe takimet kombetare, Estrada e Tiranes ka fituar disa here cmime te para. Ajo ka realizuar ne mbi 300 premiera dhe mbi 100.000 shfaqje, me te shumtat ne qytetin e Tiranes, por edhe ne qytetet e tjera te Shqiperise. Ajo ka zhvilluar turne te suksesshme edhe ne qytete te ndryshme ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi, Zvicer, Turqi dhe SH.B.A.
Ne vitin 2004 per shkak te mungeses se mjediseve, e ka reduktuar dukshem veprimtarine, duke performuar nepermjet rrugeve te terthorta, ne pritje te nje godine te re teatrore. Ai arriti ne 27 persona nga te cilet 7 aktore, 6 instrumentiste , 1 drejtor, 1 dirigjent, 1 skenograf, 1 inspektor skene, 6 prapavija ndihmese, administrata etj. Personeli me i kompletuar i arritur para v. 1991 rezultonte gjithsejt 45 vete, nga keto 17 aktore, 5 kengetare, 10 instrumentiste, 1 drejtor, 1 regjisor, 1 dirigjent, 1 skenograf, 1 drejtor, 7 nga prapavija dhe administrata.
___________
VINI RE: Cdo tekst identik me kete si me siper qe do te shfaqet on line jashte kesaj faqe dhe mbas dates se publikimit ketu, konsiderohet – KOPJE – PLAGJIATURE, perfshi edhe fotot, (me perjashtim te vete autoreve). Kinematografia Shqiptare, 29 janar 2020
Referenca: “Skender Sallaku ose si qeshnim ne diktature” – Arberi 2002 / P. Kulla; “Pas shfaqjes” – Naim Frasheri 1971 / Miho Gjini; “Ne skenen e jetes” – Erik 2006 / Vitore Sallaku; Historia e teatrit shqiptar – Shtepia Botuese e Librit Shkollor 1985, vol 3 /Insituti i Larte i Arteve; “Teatri estrada dhe varieteja ne Tirane” – Skena dhe Ekrani vol 1 / 1983-f. 45; “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni (f. 118-119)
FOTOT : kontributi i administratoreve, Myftar Armiri-faqja zyrtare ne facebook, si dhe “courtesy of google search”.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw