ESTRADA PROFESIONISTE E SHKODRËS | 64 VJET QË NGA DITA E THEMELIMIT!

0
2280

14 Nentor 1958
Eshte data e premiere se shfaqjes se pare te Estrades se Shkodres qe m bahet edhe data zyrtare e themelimit te kesaj trupe.

Eshte Insituti Teatror Profesionist i tipit te varietese.
Shkodra eshte qyteti qe ka nje tradite te pasur lakmuese dhe perben pjesen me kryesore ne historine e Artit Shqiptar, ne te gjitha fushat e saj nga ky qytet kane dale personazhe qe jane kthyer ne Ikona . Te panumert jane ata qe nga filmi, teatri, muzika, piktura etj. Shkodranet dallohen edhe per humorin e tyre, ne bejtat dhe barcaletat, eh rradhe gjen ndonje shkodran “qi nuk din me te diftu nji barcalete”. Keshtu pra nuk ka se si te mos jete ndryshe edhe per estraden profesioniste dhe humoristet te dale nga ky popull me gen artisti.

Tradita ka filluar qysh me trashegimin teatrore folklorik dhe me pas ajo ne periudhen e Rilindjes Kombetare, ne ate te monarkise ne vitet `20-`30 me shoqerite kulturore artistike te njohura si “Bogdani”, “Vllaznia”, “Rozafat”, si dhe me zhvillimin masiv qe pesoi ky lloj teatri ne vitet e para pas clirimit te vendit, fale grupimeve te shumta amatore te ngritura ne qendrat e ndryshme te prodhimit
Fillimet e saj Estrada e Shkodres i ka rreth vitit 1954 kur rregjizori i atehershem, Andrea Skanjeti arriti te vendose ne skene nje numer te quajtur “Estrada në penxhere”, me kengët të Tonin Harapit e Deto Haxhit, orkestrën e pati drejtuar Zef Leka, pak ma vone mandej vuri numrin tjetër të titulluar: “U çua njeni e tha”. Përgatitja e pjesëve humoristike e letrare u bene nga A.Skanjeti, perzgjedhja e kengëve popullore prej Deto Haxhi, kurse Zef Leka drejtoi orkestrën.

Paulin Sekuj

Në vitin 1955 regjisori Skanjeti vuri dy numra estrade përkatësisht: “E tash do të dëgjoni” dhe “Estrada pa perçe”. Ne keto numra kontribuan shkrimtaret Tonin Miloti, Jonuz Dini, Ton Shoshi, Frano Gjelaj, Ludovik Pepa. Interpretuan aktorët diletantë (atëherë) Hasan Smaja, Tano Banushi, Paulin Preka, aktorët profesionistë: Adem Kastrati, Tinka Kurti, Prekë Lëkunda, Lec Ndreka, Pistol Soja etj. Orkestrina u krye nën drejtimin e Tonin Zadejës.

Do te vije viti 1958 kur ka me u kriju estrada profesioniste me rregjizuren e Paulin Sekuj i cili pervec talentit ishte edhe nje punetor i palodhur , sistematik ne pune nje nuhates dhe teper studiues .
Shume shpejt kjo trupe do te behej me ne ze ne mbare Shqiperine me nje fizionomi te vecante artistike.
Premiera e pare e Estrades se Shkodres, qe shenon edhe daten e themelimit te saj eshte “Ne repartin e operacionit te zemres”, e cila u dha me 14 nentor 1958, me regjisor Paulin Sekuj.

Ne dhjetvjecarin e pare, ne qender te satires dhe humorit u vune posacerisht dukurite patriarkale dhe konservatore qe karakterizonin shoqerine dhe familjen shqiptare me apelin per emancipimin e gruas, vendin e saj ne shoqeri, sikunder edhe nje game e gjere tematike nga jeta ekonomike e politike.

Disa nga shfaqjet me te spikatura per nivelin artistik te tyre ne vecanti gjate viteve `60, `70-te kane qene:
Mi gëzofsh njezet prandverat – 1961 / Stafeta rreth pemes – 1961 / Te Apartamenti N. 31 – 1962 / Festivali i Karnavalit – 1962 / Pikniku – 1962 / Karajfilat – 1963 / Nëper birë të çilsit – 1963 / Peshqesh me e varë në vesh – 1963 / Rreth e rreth Shkodres – 1964 / Mendo ban kthese – 1965 / Thupra fishkulluese – 1965 / Krah per krah me burrin – 1967 / Laj e shpelaj qit n`diell e thaj – 1970 / Po te kendoj kengen me saze / Neper faqet e historise / Brigadat e elektrifikimit / Rreth pemes se Vitit te Ri / Mire se te vini / Bilbilat / Ere pranverore / Hallet e hallkave / Ju lutem buzeqeshni / Me laps ne dore etj.

Nder aktoret e brezit te pare te kesaj estrade ishin Tano Banushi, Hasan Smaja, Jolanda Shala, Hajrie Sula, Kole Shiroka, Bike Pepa, Katrina Biga , Zyliha Miloti, Drita Tahiri, Musa Ademi si dhe aktore te aktivizuar me vone nga Levizja Amatore si Gjosho Vasia, Gezim Kruja etj.

Vecse pa lene ne harrese edhe aktore te tjere, nje gjenerate te tere qe kontribuan ne kete trupe: Ermelinda Paparisto, Krisanthi Tasallari, Ndoc Sheldija, Njazi Burgija, Liljana Paci, Klotildë Shantoja, Pjerin Ashiku, Eshref Damnori, Teufik Duka, Lah Mema, Esat Kola (edhe si soliste).

Kjo trupe Estrade u karakterizua nga larmia e individualiteteve artistike sikunder edhe nga trajtimi me i shpenguar i argumenteve, karaktereve dhe fenomeneve komike, nje gjuhe humoristike qe dallonte per befasimet komike, mprehtesite, kulureen, shijen e holle si dhe sensin kritik. Ka fituar Cmimin e Pare ne takimin kombetar te estradave “Ditet e humorit dhe te satires” me 1983, me premieren “Ditet e buzeqeshjes `83”. Ne kete veprimtari te pervitshme te organizuar ne Shkoder, ajo eshte nderuar disa here me cmimin “Cajupi”.

Ne vitet `80-te verehet nje rritje cilesore ne konceptimin teresor te shfaqjeve, ne strukturat e reja artistike, ku behen te pranishme materialet e gjata letrare humoristike sikurse qene komedite e shkurtra dhe skecet e plota, qe arrijne te trajtojne me ne gjeresi nje dukuri te caktuar .

Nderkohe ne repertorin e saj u aplikuan me shpesh forma teatrore origjinale si shfaqjet me bosht, ato té organizuara rreth njé ideje, rreth njé individualiteti (aktor, kengétar etj.), krijimtarisé sé njé shkrimtari humorist, shfaqje me njé personazh ne qendér, me shfrytézimin e njé gjetjeje a metafore skenike etj. Nga tipat e sukseseshém té kétyre Iloj  performancave ishte ajo e vitit I985 me poezi satirike dhe humoristike té pérzgjedhura nga krijimtaria e shkrimtarit Dritero Agolli.

Ne vémendjen e publikut shkodran e me gjeré kané mbetur giaté késaj periudhe edhe disa shfaqje cilésore, si: “Rreth e qark Shkodrés” (I980), “Me njé gome fshirése” (I984), “Kush éshté i kulturuar”? (I988) etj.

Pas vitit 1991, nga piképamja e vértetésisé sé trajtimit te’ dukurive komike, si dhe e forcés goditése té satires dhe te humorit, Estrada e Shkodrés shénon njé rritje te dukshme. Sado qe numri i aktoréve dhe i premierave u zvogélua, né shfaqjet e saj u vu re prania e njé problematike sociale té mprehté, mé sé shumti e drejtuar ndaj fenomeneve té uIéta e té shémtuara té periudhes sé diktaturés, por edhe ndaj atyre tè periudhés se tranzicionit, shoqéruar kjo me njé kritiké té forte dhe tone pérqeshése.

Nga shfaqjet mé te spikatura té viteve ’90 pérmenden: “Portrete pa makijazh” (I99I), “Me pronat e humorit”, “A ka a s’ka keqkuptim”? (I995), “Pa pike serioziteti”, “Fokus komik” (I996).

Pas vitit 2000, Estrada e Shkodrés ka véné né syrin e humorit,
satires dhe kritikés sociale deformimet e hasura ne shoqériné shqiptare né tranzicion, dukurité e grabitjes sé pronés, zotérimin e interesit vetjak, veset dhe mangésité né marrédhéniet e reja té tregut, plagét dhe maIcimet morale né shoqéri e familje, problemet e emigracionit etj. Ndér premierat e suksesshme tè pasvitit 2000 jané: “Pas skene, ne‘ skené” (2000), “Thumbi thumbon” (2003), premiera me komedité e Kristo Floqit, disa recitale nga krijimtaria e aktoréve té shquar
té saj, si: Zef Deda, Zyliha Miloti, Gézim Kruja etj.

Si tipare té konsoliduara té kesaj trupe dallohen: pérdorimi i
njé game té gieré té Ilojeve humoristike dhe satirike si komedia, skeci, kupleti. monologu, tregimi humoristik, parodia, recitimi i poezisé sé zgjedhur, imitimet, vallja humoristike; zgjedhja dhe pérpunimi i kéngéve qytetare shkodrane, kompozime me vlera né gjinité e muzikes sé Iehté, numra me prestidigjitatore‘ etj.

Po késhtu pérbéjné vecori artistike ne percaktimin e fizionomisé
sé késaj estrade begatia dhe larmia e profileve artistike, pérfshi aktoret, kéngétarét, muzikantét e saj me emér; mé tutje, finesa dhe mprehtésia e humorit, karakteri dukshém gazmor dhe improvizues i performancave tè llojllojta. shakate’, lodrat, sjellja e clirét skenike, pérfshi gjithashtu edhe format, modelet dhe tipat origjinalé tè organizimit té spektakIeve etj.

Pérvec aktoreve té brezit te pare, ne Estradén e Shkodrés kane luajtur me sukses edhe Zef Deda, Mark Lekunda, Drane Xhaj, Besnik Qinari, Sander Ruci, Muhamet Cekini, Edmond Halili, Aleks Selmani, Rita Ndoci (edhe si soliste), Samjl Alia e plote te tjere deri tek i fundit i ardhur nga Levizja Amatore, Anton Krosaj.
Te‘ njohur dhe té admiruar nga publiku shkodran e ai shqiptar né pergjithési kané qené kéngetarét profesionisté apo
amatoré, si: Florinda Gjergji, Marjeta Çuni, Ndrek Gjergji, Esat Kola (edhe si aktor), Fatmira Puka, Ermelinda Paparisto, Drita Tahja, Xhelal Daka, Gjyliana Marashi, Ali Muçiqi, Shpresa Mani, A. Pelinku,Tonin Tershana, Xhemal Zaganjori, Bik Ndoja, Shyqiri Alushi, Tonin Gjergji, Burhan Mesi, Justina Aliaj (edhe si aktore), Shpresa Rranza, Frederik dhe Rita Ndoci, Violeta Zefi, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Mukades Canga etj. Nga regjisorét me jetégjate’ si dhe kontribut né trupén e saj pérmenden Paulin Sekuj, Edmond Méhilli, Ndoc Cefa, ndérsa regjisore te tjere qe punuan me kete trupe ishin edhe: Tano Banushi, Vehbi Canga etj

Si drejtues muzike dhe orkestrante: Mark Kaftalli Gjon Kapedani, Zyhdi Barbullushi, Abdullah Salabegu, Muhamet Grimci, Kel Kaftalli, Fuat Miloti, Çesk Jakova, Çesk Çefa, Gjovalin Doda, Njazi Burgija, Robert Prendushi, Çesk Shestani, Muhamet Grimci, Fuat Miloti, Tish Hila, Gjina Nenshati, Gani Tahiri, Nino Saraci, Ylli Drishti, Zef Coba, Luan Borova, Nazmi Lishi….

Ne zgjidhjet skenografike té premierave ka zoteruar karakteri emblematik dhe simboIik i dekoreve. Sikundér edhe shémbéllimet konvencionale té mjediseve té veprimit, té shoqéruara heré pas here me kompozime ekspresive qé kané ndihmuar krijimin e mizanskenave interesante. Skenografé té saj kané qené Pjeter Deda, Lec Fishta, Agim Kadillari, Skender Selimi, Çesk Vuksani.
etj. Inspektor te skenes: Çesk Vuksani. Grupi i cirkut me drejtues, Myftar Tafilin kishte ne perberje Eduard Gjoken si prestigjator apo edhe Liljana Kalleshi si akrobate.

I emertuar me vone Teatri i Estrades sé bashku me Teatrin dramatik si institution i unifikuar, kishte ne organiken e mbas v. 90-te (té dyja estrada +teatri) 37 veté, pérfshi edhe personelin ndihmés. Trupa e Estradés sé Shkodrés ka 6 aktoré. 1 drejtor,
1 skenograf, 1 regjisor, 1 inspektor skene, 7 prapavija ndihmése. Personeli me i kompletuar i arritur para vitit I991 rezultonte gjithsej 25 veté, nga kéta 12 aktoré, IO instrumentisté dhe kéngétaré. 1 dirigjent, 1 regiisor, 1 skenograf, 7 ndihmés personeli.

Teksti u publikua per here te pare ne prill 2013 dhe u rivizitua e u plotesua se bashku me fotot ne vitet vijues. 

___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f 116-117 / si dhe shenime personale “kinematografia shqiptare”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply