Beteje ne Mynih, skuadra “azzurra” eshte e mrekullueshme. Magjite te Bareles dhe Insinjes bashke me nderhyrjet e shkelqyera te portierit Dunarumma, bejne qe italianet te mposhtin Belgjiken dhe te hidhen ne gjysmefinale.
Shenon Lukaku por nuk mjafton. Drame, demtimi i mbrojtesit anesor te Romes Leonardo Spinazzola, i cili largohet me lot ne sy per fatin e keq, thyen gjurin “tendine d`achile” e do te qendroje jashte fushave te pakten per 5-6 muaj.
Italia mund Belgjiken , e pozicionuar nga FIFA Ranking numer 1 dhe kalon ne kater me te mirat e Europes (ne gjysmefinale), nderkohe qe ne FIFA Ranking italianet ndodhen ne vendin e ……32-te!!!
Ndaj Belgjikes “azzurri” ishin superior ne te gjitha drejtimet, ne kontrollin e topit, ne cilesine e lojes vetem ne minutat e fundit diten t`i rezistoje disa sulmeve te deshperuara te Lukakut dhe shokeve te tij.
15 eshte shifra e fitoreve rresht te perfaqesueses italiane e drejtuar nga Mancini! Deri tani askush nuk e nderon futbollin me shume se kjo skuader. Mancini nuk heq dore nga loja e bukur dhe sulmuese.
Ne gjysmefinale do te kete Spanjen si nje perfaqesuese e padeshifruar, me ngritje dhe ulje e ardhur ne zvarritje dhe me fat sidomos kunder Zviceres me shpirt te madh gare .
Gjithsesi ky eshte kampionati europian.
Skeda:
2 korrik 2021 ne Mynih
Itali – Belgjike 2-1
Shenuan: Barella (I) 31’, Insigne (I) 41’, Lukaku (B) me penallti ne 47’ te pjeses se pare.
ITALIA (4-3-3)
Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola (34’ p.d. Emerson); Barella, Jorginho, Verratti (29’ p.d. Cristante); Chiesa (46’ p.d. Toloi), Immobile, (29’ p.d. Belotti), Insigne
(34’ p.d. Berardi).
Trajner: Mancini
Asnje i perjashtuar
Kartona te verdhe: Verratti e Berardi
BELGJIKA (3-4-2-1)
Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier ( 25’ p.d. Chadli, 29’ p.d. Praet),Tielemans (25’ p.d.Mertens), Witsel,T. Hazard; De Bruyne, Doku; Lukaku.
Trajneri: Martinez.
Asnje i perjashtuar
Kartona te verdhe: Tielemans
________________________________________
Anglia i shenon 4 Ukraines qe megjithate eshte historike per te qe ndodhen ne 8 me te mirat e Europes. Kane eshte nje uragan, shenon dy gola dhe te merkuren do te ndeshet me Danimarken.
Cdo gje kalohet pa ndonje veshtiresi per djemte e “tre luaneve” te drejtuar nga Southgate ne ndeshjen e vetme megjithate te luajtur jashte shtepise se tyre nga “Wembley”. 4-0 dhe me nje mesazh per te tjeret “Futbolli po kthehet ne shtepine e tij”
Harry Kane eshte nje bomber rrace, eshte kthyer tek goli : “Kam punuar shume per te qene ne maksimum ne fazen finalizuese”.
Kjo Angli duket se nuk eshte “ e cmendur” ne krahasim me brezat e se shkuares , perkundrazi me racionale dhe tani arrin gjysmefinalen e trete radhazi pas boterorit dhe “Nations League” .
SKEDA:
3 Korrik 2021 ne Rome “Olimpico”
Ukraine – Angli 0-4
Shenuan: Kane 4’ p.p.; Maguire 2’ , Kane 5’, Henderson 18’ p.d.
UKRAINA (5-3-2)
Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Krivtsov (36’ p.p. Tsyngakov),
Matviyenko, Mikolenko; Shaparenko, Sydorchuk, (19’ p.p. Makarenko), Zinchenko; Yarmolenko,Yaremchuk
Trajneri: Shevchenko
Asnje i perjashtuar
Asnje karton te verdhe
ANGLIA (4-2-3-1)
Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw (20’ p.d. Trippier); Rice (12’ p.d. Henderson), Phillips ( 20’ p.d. Bellingham); Sancho, Mount, Sterling, (20’ p.d. Rashford); Kane (28’ p.d. Calvert- Lewin).
Trajneri: Southgate
Asnje i perjashtuar
Asnje karton i verdhe
* * *
Ne Baku ne cerekfinalen tjeter Danimarka ka mposhtur ceket 2-1 (Delaney (D) 5’, Dolberg (D) 42’ p.p; Schick (RC) 4’ p.d.)
Kjaer me mire se Schick. Perfaqesuesja e hekurt fluturon ne gjysmefinale. Shenon dy here dhe ka nje mbrojtje te pakalueshme. Eriksen nga spitali : “Jam krenare per ju”. Valle a do te ngjaje si Danimarka e vitit 1992 kur futej ne Europian si zevendesuese e Serbise dhe fitonte titullin ?!
Ndeshjet gjysmefinale ne “Wembley” – Londer
E marte, 6 korrik: Itali – Spanje (ora 21;00)
E merkure, 7 korrik: Angli – Danimarke (ora 21;00)
______________
Informacioni i rezervuar © Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
26 qershor 2021