Gjysmefinalja e pare: Itali – Spanje!
Ndeshje e veshtire per italianet qe shfaqen nje fizionomi loje krejt tjeter nga sa u pa ne kete Europian. Skuadra “azzurra” vuajti shume sidomos ne pjesen e pare dhe ne shtesen e pare ku spanjolet shume me lart ne loje i dhane nje lekundje te forte italianeve por pa arritur t`i rrezojne ato.
Ne serine e penalltive, vetem fati i mire, nderyrja vendimtare e portierit Donnarumma dhe po ashtu penalltia e ekzekutuar me ftohtesi nga “oriundi” Jorginho, beri qe ata te kalojne ne finale.
Ishte e vetmja ndeshje ne kete europian qe spanjollet shfaqen nje futboll cilesor, aksione te ndertuara me mjeshtri dhe ndofta me pak ne finalizimin e tyre.
Italianet kaluan te paret ne avantazh me anen te Kiezes, por u barazuan nga Morata i futur ne loje ne pjesen e dyte. Me pas italianet diten edhe me pak fat t`i rezistojne veshtiresive dhe t`ja dalin mbane per ne finalen ne “Wembley”. Superioriteti ne mesfushe i spanjolleve, kontrolli i topit nuk mjaftuan. Italia “hakmerret” humbjes se v. 2008 me penallti po nga Spanja.
Kujtese: Skuadrat bene nxemjen nen muziken e artistes se madhe Raffaella Carra` e cila nderroi jete me 5 korrik.
FINAL FOUR
Londer, “Wembley” : 6 korrik 2021
Itali – Spanje 1-1 (120`) 5-3P
Shenuan: Chiesa (I) 15’, Morata (S) 35’ p.d.
Penalltite:
1-1 Locatelli (I) pret portieri;
1-1 Dani Olmo (S) mbi traverse;
2-1 Belotti (I) gol;
2-2 G. Moreno (S) gol;
3-2 Bonucci (I) gol;
3-3 Alcantara (S) gol;
4-3 Bernardeschi (I) gol;
4-3 Morata (S) pret portieri ;
5-3 Jorginho (I) gol
ITALIA (4-3-3)
Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson (26’ p.d. Toloi); Barella (40’ p.d. Locatelli), Jorginho, Verratti (28’ p.d. Pessina); Chiesa (2’p.d.sh. Bernardeschi), Immobile (16’ p.d. Berardi), Insigne (40’ p.d. Belotti)
Trajner: Mancini
Asnje i perjashtuar
Kartona te verdhe per Toloi e Bonucci
SPANJA (4-3-3)
Unai Simon; Azpilicueta, (40’ p.d. M. Llorente),Garcia (4’ p.dt.sh. P. Torres), Laporte, Jordi Alba; Koke (25’ p.d.Rodri), Busquets (1’ p.d.sh. Alcantara), Pedri; Oyarzabal (25’ p.d. Moreno), Olmo, Ferran Torres (17’ p.d. Morata)
Trajner: Luis Enrique.
* * *
Gjysmefinale e dyte: Angli – Danimarke.
Eshte hera e pare nga fillimi i pandemise qe “Wembley” eshte i mbushur me rreth 60.000 spektatore.
Harry Kane vendos ne minuten e 104` . Anglia pas 55 viteve arrin ne finalen e nje eventi te tille kontinental ose boteror.
Te paret shenuan danezet me anen e Damsagaard pas nje ekzekutimi te nje goditje te lire mjeshterore. Me pas fale nje aksioni tipik anglez ne krah te djathte te sulmit, krosi i Sakes detyron kapitenin danez Kjaer te shenoje autogol.
Ne minutat shtese nje penallti e kontestuar nga nje faull ndaj Sterling, kthehet ne fitoren e shumepritur te rruges qe te shpie per ne finale kunder Italise.
Te dielen me 11 korrik ne “Wembley” pritet te jete nje atmosfere e zjarrte tifozerie dhe biletat pothuajse jane shitur te gjitha.
Londer, “Wembley” : 7 korrik 2021
Angli – Danimarke 2-1 (120`)
Shenues: Damsgaard (D) 30’, Kjaer (D) aut. 39’ p.p.
Kane (I) 9’ p.p.sh.
ANGLIA (4-2-3-1)
Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice (5’ p.p.sh. Henderson); Saka (24’ p.d. Grealish, dal 1’ s.t.s.
Trippier), Mount (5’ p.p.sh. Foden), Sterling; Kane.
Trajner: Southgate.
Karton i verdhe: Maguire
DANIMARKA (3-4-3)
Schmeichel; Christensen (34’ p.d. Andersen), Kjaer, Vestergaard (15’ p.p.sh. Wind); Stryger, Larsen (22’ p.d. Wass), Hojbjerg, Delaney (43’p.d. Jensen), Maelhe; Braitwhaite, Dolberg (23’ p.d. Norgaard), Damsgaard (22’ p.d. Poulsen).
Trajner: Hjulmand.
Karton i verdhe: Wass
Gjyqtari: Makkelie (Ola).
Spektatore: 60.000 .
______________
Informacioni i rezervuar © Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
8 korrik 2021
Follow us:
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti