EURO 2020 | ITALIA, KAMPIONE E EUROPËS!

0
632

Mbyllet keshtu sipari i ketij edicioni te kampionatit europian, qe ishte programuar te zhvillohej vitin e kaluar, me Italine kampione, fituese e trofeut mbas 53 vjeteve qe nga viti 1968. Fituese edhe pse mbas gjuajtjeve te penalltive, titull qe duhet thene se ishte i merituar per ate cfare skuadra “azzura” shfaqi gjate ketij kampionati sidomos ne ndeshjet ne grup.

E merituar sepse skuadra e drejtuar nga trajneri Mancini doli jashte stilit konservator te futbollit italian, duke paraqitur nje model te ri kombetareje me nje grup unik edhe pse pa yje, te cilet treguan forcen e bashkimit te lojes skuader ne te gjitha komponentet e saj.


13 – eshte shifra rekord e golave te shenuar ndonjehere nga kjo kombetare ne nje kampionat boteror apo europian.

Skuadra e Italise e konfirmon qe ka qene skuadra me e forte e ketij edicioni europian si qofte ne nivelin e lojes se shfaqur ashtu edhe ne karakterin e skuadres.

Po, natyrisht qe perfaqesuesja italiane pati veshtiresi dhe renie ne loje ku mund te permendim pjesen e dyte kunder Austrise, pjesen e pare dhe shtesen e pare ndaj Spanjes (qe u tregua kundershtari me i forte i axureve) si dhe 15-20 minutat e para kunder anglezeve ne finale.

Pervec Mancinit, qe natyrisht eshte arkitekti i kesaj skuadre “makine” , ai qe e ndertoi per tre vjet me durim, besim dhe pasion, tre jane lojtaret qe u dalluan prej ketij seleksionimi te drejte dhe te mencur te trajnerit italian:
Portieri Dunarumma, mbrojtesi i majte, romanisti Spinazzola (qe fatkeqesisht u demtua, por deri atehere cilesohej si mbrojtesi me i mire dhe me i shpejte i ketij turneu) dhe Fedderico Chiesa, i blere nga Juventus ne sezonin e kaluar, djali i te mirenjohurit Enrico Chiesa.

Mancini ka meriten e vecante ne fitimin e ketij trofeu te shumepritur europian, mbasi italianet jane mesuar te fitojne trofe sic jane edhe kater kupat e botes, edhe pse per titullin europian iu desh nje pritje e gjate, ai diti te kryeje punen e seleksionuesit me perpikmeri duke zgjedhur lojtare edhe nga skuadra “te vogla” (Berardi, Raspadori, Toloi etj.) me baze Serine “A” dhe jo perhere te llastuarit juventin apo te rekomanduarit e Anjelit.

Dhe natyrisht Mancini eshte ai person i ndershem dhe i drejte qe nuk di te mbaje anen e askujt ndaj perzgjedhja e tij deri tek skuadra Sassuolo e Atalanta e cmon punen e trajnerit italian me fitimin e ketij titulli. Per kete, Mancini dhe skuadra e tij do te mbahet mend gjate dhe jo vetem nga italianet.

Do te mbahen mend gjate lotet e gezimit ne spatullat ne perqafimin me mikun e tij Vialli .

Mancini – Vialli sulmi i dikurshem i Sampdorias kampione, “binjaket e golit” u bashkuan ne stafin drejtues te kesaj perfaqesuese , tashme kampione e Europes. Themelore ka qene edhe prezenca e nje figure te tille si Gianluca Vialli, i cili fitoi betejen me semundjen duke u bere shembull force, reagimi per keto djem te kombetares.

Anglezet paten nje perfaqesim shume te mire dhe niveli i tyre ne rang perfaqesuesesh ka ardhur ne rritje edhe pse ne radhet e tyre nuk jane emra te medhenj si dikur ne vite qysh me B.Carlton e deri tek Robson, Lineker e Casgoine , tek e fundit kjo skuader angleze ka treguar qe eshte me racionale dhe rrezultatet i kane dhene te drejte djemve te Southgate. Mbi te gjithe spikaten Kane, mbrojtesi Maguire, mesfushoret Phillips e Rice dhe pse jo portieri Pickford….

Motoja e anglezeve : “Football is comin home”!
Italianet megjithate bene nje modifikim fare te vogel:
“Football is coming Rome”….dhe ashtu ndodhi.

Ne fakt sinjalet qe futbolli Italian po ngrihej ne nivel i dha sezoni i fundit i Serise “A” i cili ishte shume me lart ne cilesi dhe konkurrim me te tjeret te pakten qe nga 2010-ta.
Mbase koincidence por sa here Italia e futbollit eshte rrezuar nga probleme te medhaja ne kete fushe, menjehere me pas ka ardhur edhe reagimi i shpejte me nje titull te madh (kujto bastet ne v. 1982, calciopoli dhe Juventus 2006 dhe tani 2021 pas eliminimit ne boteror nga Suedia, dhe gjendja e mjeruar e kampionatit)

Do te mbahen mend shume gjera pozitive dhe negative ne kete finale te madhe, sjellja aspak e qyteteruar e anglezeve ndaj komunitetit italian, ndarja jo e barabarte e biletave per tifozerite finaliste, goli i shpejte qe ne minuten e dyte te Shaw (nje aksion model me nje finalizim “cool”), dhe ftohtesia e anglezeve ne kontrollin e lojes deri ne minutat 15-20……do te mbahen mend italianet pas minutave te para te c`orientimit te perballojne presionin edhe pse paten kunder 90% te tifozerise angleze qe insultonte, duke i quajtur italianet shkurtabiqe dhe kamariere. Por italianet nuk duan t`ja dine. Kieza me nje gjuajtje “te shtrember” leshon sinjalin i pari qe “azzurret” nuk mposhten lehte, marrin nen kontroll lojen deri ne barazimin
1-1 ne pjesen e dyte e me pas deri ne minutat e fundit te shteses.

“Gigio” Gianluigi Dunnarumma , portieri me i mire i turneut, faktori kryesor i fitimit te tiutllit europian per Italine!

Do te mbahen mend gjate portieri me i mire i ketij turneu “Gigo” Donnarumma me pritjet e tij ne menjanimin e penalltive, entuziazmi i tifozeve te pranishem ne “Wembley” dhe deliri i qindra e mijera te tjereve para ekranit te madh ne qytetet italiane. Italia eshte kampione e Europes!!!

Reagimi aspak i qyteteruar i Bonuccit ne fjalet qe anglezet duhet te hane me shume makaronat qe te arrijne ne nivelin e……..sjelljes se tij. Nga ana tjeter po aq pa nivel qyteterimi edhe fershellimat ndaj hymnit italian nga tifozet angleze dhe heqja e medaljeve nga qafa te lojtareve te tyre!!! Ne njefare kuptimi hajvanet kane ngjashmeri ne te gjithe vendet e botes. 

Chiellini!!!  

Personalisht nuk kuptoi se si nje mbrojtes si Chiellini qe karakterizohet me shume nga forca se sa zgjuarsia, glorifikohet nga shtypi italian dhe i jepen meritat si nota me pozitive e fitimit te titullit. Nisur nga opinioni im, gjyqtari duhej te ndeshkonte me te kuqe veprimin e Chiellinit ne nje moment te lojes kur e kap nga fanela fare hapur madje prane kamerave afer vijes anesore  te riun Saka qe e kishte lene te ngrire ne vend……cdo veprim i tille qe kryhet me dashje, pamvaresisht pozicionit ne fushe, duhet te denohet me te kuqe!!! 

Ishte per italianet nje nate e paharrueshme ne “Wembley” te Londres. Data 11 korrik tani per Italine e futbollit eshte kthyer ne nje date te shenuar sepse perkon edhe me 11 korrikun e vitit 1982 kur skuadra e Bearzot mposhte gjermanet 3-1 ne finale per te fituar Kupen e Botes dhe titullin e trete deri atehere.

Ne total Italia ka 4 kupa bote dhe 2 europiane nje histori e gjate suksesi e filluar qe me 1934:

Keto jane kater trajneret me te suksesshem te Italise para Roberto Mancinit: Vittorio Pozzo (1934;1938) Ferruccio Valcaregi (1968); Enzo Bearzot (1982) dhe Marcelo Lippi (2006)

SKEDA
Finale Kampionati Europian i Futbollit
Londer: 11 korrik 2021 / Ora: 21;00
Angli – Itali 1-1 (120`) 3-4 mbas penalltive
Shenues: Shaw (A) 2’ p.p.; Bonucci (I) 22’ p.d.

Penalltite:
1-2 Berardi (It) gol;
2-2 Kane (A) gol;
2-2 Belotti (It) pritje;
3-2 Maguire (A) gol;
3-3 Bonucci (It) gol;
3-3 Rashford (A) shtylle ;
3-4 Bernardeschi (It) gol;
3-4 Sancho (A) pritje;
3-4 Jorginho (It) pritje;
3-4 Saka (A) pritje

ITALIA: 4-3-3
Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson
(13’ pj.d.sh. Florenzi); Barella (10’ pj.d.Cristante), Jorginho,
Verratti (6’ pj.p.sh. Locatelli); Chiesa (41’ pj.d. Bernardeschi),
Immobile (10’ pj.d. Berardi), Insigne (1’ pj.p.sh. Belotti)
Trajner: Mancini
Asnje i perjashtuar
Kartona te verdhe: Barella, Bonucci, Insigne, Chiellini, Jorginho

ANGLIA: 3-4-2-1
Pickford; Walker (15’ pj.d.sh. Sancho), Stones, Maguire; Trippier (26’ pj.d. Saka), Phillips, Rice, (29’ pj.d. Henderson; 15’ pj.d.sh. Rashford), Shaw; Sterling, Mount (9’ pj.p.sh. Grealish); Kane
Trajner: Southgate
Asnje i perjashtuar
Kartona te verdhe Maguire

Gjyqtari: Kuipers (Ola)
Gjuajtje ne porte 6-1. Gjuajtje jashte 9-4.
Kornet 3-5. Pozicione jashte loje 5-1.
Shtesa: 4’ pj. p. / 6’ pj.d / 1’ pj.p.sh. / 3’ pj.d.sh.

______________
Informacioni i rezervuar © Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
P. Bj : E marte, 13 korrik 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here