Euro 2020 | Mbyllen ndeshjet e fazës së parë në grupe!

0
293

Valsi i te medhenjve.
Pas ndeshjeve ne grupe pame deri ketu nje kampionat te nje niveli te mire dhe disa ndeshje te bukura, ku perfaqesueset me emer ne pergjithesi nuk zhgenjyen.

Gjermania dhe grupi i hekurt

Gjermanet ndonese humben (me nje autogol) qe ne ndeshjen e pare mbeten nje ekip i veshtire per t`u mundur ashtu sic ishte edhe kundershtari i tyre Franca. Pra dua te them se ishte nje sfide ne mes te medhenjve, rivale gjithashtu dhe humbja e gjermaneve nuk mund te konsiderohet zhgenjim. Ne te dyten kunder Portogalise ata nuk paten veshtiresi duke deshmuar forcen e tyre…… por ndaj Hungarise skuadra rrezikoi kualifikimin te cilin e arriti me shume fale kembenguljes, besimit dhe egos qe e karakterizon kete pergaqesuese ne vite se sa rendimentit te lojes.
Loja e tyre dhe aksionet finalizuese nuk paten qartesi ndaj nje Hungarie e vendosur mire ne fushe nga trajneri italian Rossi
Mbetet akoma pa pergjigje se si gjermanet nje shkolle e madhe futbolli perfaqesohen nga lojtare te natyralizuar qe tek e fundit nuk eshte se bejne ndonje diference te madhe. Kjo u pa kunder Hungarise ku turku Gondogan me dyshen sulmuese Sane` dhe Gnabri rezultuan jashte skemave te lojes gjermane. Megjithate natyralizimi i lojtareve ne fakt eshte nje fenomen i perhapur edhe gjetke ne perfaqesueset e tjera, Holanda, Zvicra, Franca me te dallueshmet…..

C. Ronaldo dhe Kylian Mbappe` pas ndeshjes …..

C. Ronaldo i pergjigjet dy here nga pika e penalltise Benzemes. Portogalia fale nje 2-2 u lejon atyre te kualifikohen si te tretet ne grup . C, Ronaldo vendos nje rrekord, mbas dy golave te shenuar kunder Hungarise, po dy te tjere i shenon edhe Frances duke u bere golashenuesi me i mire i te gjitha kohrave per Portogaline me 109 gola. Deri tani eshte golashenuesi me i mire edhe i turneut me 5 gola ( vetem Platini ne v. 1984 ka arritur te shenoje 7 gola ne ndeshjet ne grupe). Sfida e radhes kunder Lukakut te Belgjikes ne Sevillje (27.06).
Mire Belgjika ne ndeshjen e pare dhe dicka me ndryshe kunder Danimarkes ne te dyten. Model aksionet e golave belgjian 2-1 kunder danezve. Spikat Lukaku.

Franca mbas nje fitoreje dhe dy barazimeve pozicionohet ne vendin e pare dhe ne 16-she do te kete perballe Zviceren e “peshkuar” si me e mira e vendeve te treta (28.06).

Italia

11-shi italian ne ndeshjen kunder Uellsit.

Deri tani skuadra “Azzurra” ka qene e vetmja qe ka treguar pretendenten kryesore per titullin europian, me dy fitoret identike 3-0, e madje edhe
pse 1-0 kunder Uellsit me nje tjeter formacion, skuadra e Mancinit ne baze te asaj cfare shpalosi ne fushe, mbetet deri ketu me i mira e ketij europiani.
Hera e pare ne historine e futbollit boteror biles , qe shikohet nje Itali e theksit sulmues, e dale jashte skemave mbrojtese dhe futbollit konservativ tradicional te tyre.

Ne baze te rrezultateve te arritura, kjo perfaqesuese te kujton (por nuk ka ngjashmeri) ate te boterorit 1978 e cila hodhi themelet e asaj te kater viteve te mevoneshme, me 1982 kur u konsakrua kampione e botes. Ne fakt edhe atehere Italia e Bearzot rreshtonte ne vijen sulmuese tre lojtare, Conti e Graziani ne krah me Rossin qendersulmues.
Austria do te jete kundershtarja e Italise ne fazen eliminatore drejt finaleve per ne “Wembley”, (26.06)

Holanda

Krejt tjeter Holanda e rreshtuar me 5 mbrojtesa (!) perfaqesuesja e cila edhe pse siguroi kalimin ne 16-she me pike te plota ( perkrah Italise si edhe Belgjikes) nuk paraqitit futbollin e saj sulmues dhe te shpejte. Te tre fitoret e arritura, nuk eshte se deshmuan ate perfaqesuese qe jemi mesuar t’i shikojme dhe jo me kot trajneri F.De Boer eshte kritikuar jo pak nga media perpara fillimit te Europianit.
“ Duam nje skuader sulmuese dhe jo mbrojtese” . Reagimi i F.De Boer: “ patjeter qe do shikoni nje skuader ne sulm por pa harruar si te mbrohemi”. Mirepo ne te vertete holandezet luajten ne sulm por ne dy ndeshjet e para u pa qarte mungesa konkluduese si dhe nje qendersulmuesi tipik, golashenues rrace tipit Van Basten, Bergkamp, Kluivert, Van Nistelroy…… ku cuditerisht holandezeve nuk iu kane munguar lojtaret e repartit te sulmit. Depay nen nivelin e nje kampioni, egoist dhe shperdorues i rasteve. Vanghorst nje lojtar qe nuk i mungon deshira por shume larg atij sulmuesi qe duhet t’i siguroje portokallinjeve golin. Nuk eshte e qarte gjithashtu nese Wijnaldum eshte vendosur ne pozicionin e duhur ne fushe ne ate te playmaker , i ngadalte ku ne me te shumten e rasteve ne vend qe te mbante ritmin e shpejte te aksioneve e ulte ate me levizje , ndalesa, manovrime te panevojshme.
Duket qarte qe Wiknaldum nuk eshte Wesley Schneider ( pa shkuar prapa ne historine e lojtareve te tjere holandeze), ashtu si edhe Depay nuk eshte as edhe alternativa e trete e Roben, apo e Van Persie. Ne mbyllje kjo perfaqesuese ku dallohen vetem De Ligt, De Jong dhe mbrojtesi i djathte Dumfries, te jep pershtypjen se nuk do shkoje larg ndaj kjo perfaqesuese eshte me e dobta te pakten 10 vjetet e fundit dhe e pakrahasueshme me ate nenkampionen e botes ne Afriken e jugut.
Holande – Ceki eshte sfida e 16-shes (27.06).

Anglia

Anglezet arriten me ate gjakftohtesine e tyre te thyejne mbrojtjen kroate, ndersa ne sfiden e dyte, ne ndeshjen me te vjeter te perfaqesueseve ne historine e futbollit, ne derbin britanik, nese do e quaja keshtu, kunder rivaleve skoceze nuk shkuan me larg se nje barazim pa gola ne nje ekuiliber total. Megjithate fitorja tjeter minimale 1-0 ndaj Cekise u dhuroi atyre kualifikimin si fituese e grupit D me 7 pike.
Ne 16-she europianit te ketij edicioni do t`i shtohet edhe nje ndeshje tjeter dueli ne mes rivaleve Angli – Gjermani (29.06).

Ndeshjet e tjera te 16-es do te jene:
Uells – Danimarke (26.06)
Kroaci – Spanje (28.06)
Suedi – Ukraine (29.06)

__________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here