26 qershor 2021
Faza e eliminimeve direkte fillon me sfiden Itali-Austri ne stadiumin mitik por te rinovuar te “Wembley”

Nje ndeshje e veshtire per “azzuri” qe e kishin menduar ndofta ndryshe kundershtarin. Italianet luajne mire per 45` por me pas vuajne. Ne minutat shtese, dy golat vijne nga lojtaret e ardhur nga stoli. Chiesa e Pessina mposhtin nje Austri te rreshtuar mire ne mbrojtje te nje futbolli qe pikerisht dikur ne Itali quhej “catenaccio”.
Kesaj radhe skuadra e Mancinit fiton dhe kualifikohet per ne cerekfinale por jo me ate bukurine e ndeshjeve ne grupe, megjithate ajo qe nevojitet eshte fitorja qe arrihet me dy gola shume te bukur te Chiesa dhe Pessina.
Italianet “i mbijetuan” frikes se nje goli te shenuar ne pjesen e dyte nga Arnautovic` por qe VAR e anuloi per pozicion jashte-loje si dhe minutave finale te shteses kur austriaket shkurtuan diferencen e golave ne 2-1 ne min. 9-te te suplementarit te dyte. Donnarumma kryen nje nderhyrje “alla Gordon Banks”, nderkohe qe te tjeret me Belotti luftojne si luanet ne mbrojtje te nje fitoreje teper te veshtire por te merituar.
Italianet deshmuan qe kane nje shpirt luftarak dhe nje stol te paisur me elemente vendimtare tamam sic rezultuan nderrimet e Kiezes dhe Pesines.
Shifra, fakte dhe rekorde.
Kjo perfaqesuese ka edhe nje mbrojtje te forte. Peson nje gol mbas 11 ndeshjeve duke permiresuar rekordin e kombetares se drejtuar nga Valcareggi (te ndeshjeve pa humbje) nga 1143 minuta ne 1169 te tilla.
Portieri Dunnarumma peson gol mbas 988` duke shkuar pertej shifrave te portierit te mirenjohur Walter Zenga me 936`, dhe duke u renditur mbas portierit legjendar Dino Zoff qe mban rekordin e “axurreve” me 1143`.
SKEDA:
Italia (4-3-3):
Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, (Pessina 22’p.d .), Jorginho, Verratti, (Locatelli 22’ p.d.);
Berardi (Chiesa 38’p.d.), Immobile (Belotti 38’ p.d.), Insigne ( 3’
p.d.suplementare Cristante)
Trajner: Mancini
Karton te verdhe: Di Lorenzo per loje te rende, Barella
per protesta.
Austria: 4-2-3-1
Bachmann; Lainer ( 9’ p.d.suplementare Trimmel), Dragovic,
Hinteregger, Alaba; X. Schlager (1’ p.d.suplementare
Gregoritsch), Grillitsch ( 1’ p.d.suplementare. Schaub);
Laimer ( 9’ p.d.suplementare Ilsanker), Sabitzer, Baumgartner (Schopf 45’ p.d.); Arnautovic ( 6’ p.p.suplementare Kalajdzic)
Trajner: Foda
Kartona te verdhe: Arnautovic per loje te rende
Gjyqtar: Taylor (Ang)
Danimarke – Uells 4-0
Dolberg 27` p.p. dhe 3’ p.d.; Maehle 43’, Braithwaite al 49’.
Ne ndeshjen tjeter asaj ndermjet Danimarkes dhe Uellsit, danezet treguan nje force shkaterruese, 4-0 , duke terhequr vemendjen e europianeve. Dy gola nga Kasper Dolberg, lojtari me i mire ne kete sfide. 23 vjecari nuk ndalet me, nderkohe qe zhgenjen i mirenjohuri Bale.
______________
Informacioni i rezervuar © Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
26 qershor 2021