Euro 2020 – Raundi i 16-es | Eliminohen Holanda dhe Portugalia!

0
791

Nuk vonon dhe ja tek vjen edhe surpriza e pare e ketij europiani.
Holanda jashte! Republika Ceke kalon ne cerekfinale e shtyre nga sulmuesi i saj ish romanisti Patrick Schick. Do te jete pikerisht Schick qe provokon nxjerrjen nga loja te De Ligt dhe me pas shenon golin e sigurise.

De Boer i tradhetuar nga zgjedhjet e tij.

Pak a shume e kisha parashikuar madje qe ne ndeshjen e pare ne grup kunder Ukraines qe kjo Holande nuk do te shkonte larg, dhe keshtu ndodhi. I merituar suksesi i cekeve, ndersa holandezet shfaqen perseri dobesi ne rendimentin e lojes dhe mbi te gjitha ne mungesen e nje qendersulmuesi.

Ne 45` e dyta ata nuk gjuajten asnjehere ne kuadratin e portes, biles edhe mbrojtja ndonese luhej me 5 te tille prapa shfaqi mangesi.
Gabim i pafajshem i De Ligt ndryshoi rrjedhen lojes. Gabim vendimtar ? Mbase, por me ate cfare paraqiste kjo Holande do ta humbiste gjithsesi kete ndeshje.
“De Ligt, nuk eshte me ai mbrojtesi i dikurshem para se te transferohej tek Juventusi” – keshtu do te thote para kesaj ndeshje ne fakt “njefare” Marko Van Basten. Tani kush jemi ne te kundershtojme Van Basten ?

Autori i golit te dyte per ceket , Patrick Schick !

Ceket ne planin e lojes luajten me mire, me qarte, me me zemer dhe kembe dhe mbi te gjitha goditen atehere kur duhej bere, ne momentin e duhur.

Per mendimin tim, momentet ne cilen u kthye ndeshja ishin dy dhe eshte mire te citohen:
Minuta e 6-te e pjeses se dyte, lojtari me ngjyre, Malen (gjithmone sipas opinionit tim, njeri nga te shumtet dembele e te padobishem ne kete formacion holandez) paraqitet krejtesisht i vetem perball Vaclik, provon t`i shmanget me nje finte por manovra e tij deshton duke i dhuruar topin portierit cek.
Minuta e 7-te, nje top i leshuar ne drejtim te sulmuesit cek Schick, i cili ka meriten me nje levizje trupore t`i shkaktoje De Ligt humbjen e ekuilibrit, ky i fundit duke u rrezuar e shtyn topin me dore duke i ndryshuar drejtimin……e megjithate gjyqtari i takimit e anashkalon me nje te verdhe, por VAR nderhyn per nje rishikim te ketij gjesti te denueshem me te drejte me kartonin e kuq.

A perfundoi ketu Holanda ?

De Ligt pas ndeshjes do te thote: “Humben per fajin tim. Ndihem shume keq”.
Por kjo nuk eshte gjithe e verteta e humbjes, sepse Holanda nuk realizoi nje gjuajtje ne porte, dhe e paguan ne realitet nga nje dalje e gabuar e Stekelenburg, e ndofta vetem De Boer e di aryen se perse e zgjodhi qe porta te mbrohej nga nje portier tashme ne perendim, sikurse edhe shiritin e kapitenit tek Wijnaldum, njeriu qe nuk beri asgje (dhe jo vetem ne kete ndeshje), por perkundrazi ishte fajtor ne dy golat e pesuar ashtu si edhe ne ngaterrimin e tempos se lojes.

Holanda u tradhetua nga zgjedhjet e gabuara te De Boer, nga ato emra qe ai i quan kampione: Depay e Wijnaldum ne krye te listes. Vetem mbrojtesi i djathte Dumfries i “shpeton” procesit te kesaj perfaqese teresisht te pangjasueshme me ate qe jemi mesuar te shikojme nga futbolli holandez, gjeometri ne ndertimin e lojes, aksione te befasishme, shpejtesi dhe finalizim.

SKEDA:
Budapest: 27 qershor 2021
Ora: 18;00
Holanda – Rep. Ceke 0-2
(Holes 23’, Schick 35’ ne pjesen e dyte)

HOLANDA (3-1-4-2):
Stekelenburg; De Vrij, De Ligt, Blind, (37’ p.d. Timber); De Roon (28’ p.d. Weghorst); Dumfries, Wijnaldum, F. De Jong, Van Aanholt (36’ p.d. Berghuis); Malen (12’ p.d. Promes), Depay.
Trjner : F. De Boer
Largim me te kuqe: De Ligt per sjellje jo korrekte ne loje 10’ s.t..
Karton i verdhe: Dumfries per loje te rende dhe F. De Jong per protesta.
Ndryshim sistemi te taktikes: nga 4-4-1 ne 4-2-3.

REPUBLIKA CEKE (4-2-3-1):
Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Kaderabek; Holes (40’ p.d. Kral),
Soucek; Masopust (34’ p.d Jankto), Barak (47 p.d Sadilek),
Sevcik (40’ p.d Hlozek); Schick (47’ p.d. Krmencik).
Trajner: Silhavy
Asnje i perjashtuar me te kuqe.
Karton i verdhe: Coufal per loje te rende .

   *    *    *

Dueli tjeter ne fazen e 16-tes ishte ne mes Belgjikes dhe Portugalise, ne mes C. Ronaldos dhe Lukakut.

I pari nuk shkelqen dhe kthehet ne shtepi, ndersa i dyti kalon ne cerekfinale ku do te ndeshet me Italine.
Shenon Th. Hazard Jr. Demtohen per belget Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne. Ndeshje taktike dhe shpesh here faza te merziteshme loje. 

SKEDA:
Sivilia: 27 qershor 2021
Ora: 21;00
Belgjike – Portugali 1-0 (T. Hazard 42’ ne pjesen e pare)

BELGJIKA (3-4-1-2)
Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, T. Hazard (50’ p.d. Dendoncker); De
Bruyne (3’ p.d. Mertens), E. Hazard (42’ p.d. Carrasco); Lukaku
Trajner: R. Martinez
Asnje i perjashtuar
Kartona te verdhe per: Vermaelen, Alderweireld per loje te rende

PORTOGALIA (4-1-4-1):
Rui Patricio; Dalot, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro; Palhinha ( 33’ p.d. Danilo); Bernardo Silva (10’ p.d. Bruno Fernandes), Moutinho (10’ p.d. Joao Felix), Sanches ( 33’ p.d. Sergio Oliveira), Diogo Jota (25’ p.d. André Silva);C. Ronaldo
Trajner : Fernando Santos
Asnje i perjashtuar
Kartona te verdhe: Palhinha, Dalot, Pepe per loje te rende dhe jo korrekte
Gjyqtari: Brych (Gjermani)
______________
Informacioni i rezervuar © Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
26 qershor 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here