Ja menjehere Italia fitore me nje 3-0 qe nuk e kemi pare ndonjehere ne kampionate qofshin keto europiane apo boterore!
Ne mes tjerash ajo vendos edhe nje rekord, askush nuk ka fituar me rezultat te thelle ndeshjen e pare inagurale ne nje Europian.
E pra eshte nje Itali pa yje, pa ngjashmeri nga stili i lojtareve te dikurshem te tipit Scirea, Maldini, F. Baresi, Conti, R. Baggio dhe deri tek i fundit Totti, madje edhe skuadra nuk ka ngjashmeri me asnjeren nga perfaqesueset “azzurra” te mepareshme.
Kjo skuader e drejtuar nga Mancini deshmon force kolektive, pasime te dendura, futboll dinamik qe e kane cuar kete perfaqesuese nga eliminimi me Suedine ne suksese te njepasnjeshme deri tek fitorja ne ndeshjen inagurale te ketij europiani.
Skuadra aktuale italiane, ku askush nuk ngjason me askend , (ndofta me te vetmin perjashtim te portierit Donarumma profili i te cilit eshte premtues per tu bere nje Zoff apo nje Zenga), ka tashme nje stil te ri loje, Mancini i ka dhene asaj nje strukture dhe nje identitet teresisht origjinal. Kesaj Italie i mungon kualiteti, perfekshmeria, por eshte nje skuader e forte. Nuk ka me mbrojtes si dikur por gjithsesi prap eshte e pakalueshme, ne prapavije, nuk ka me si Baggio, Del Piero, Totti por edhe pse Berardi, Insigne e Immobile jane per nga ana teknike shume larg me te lartpermendurit, kane deshmuar se jane mjaft efikase ne kete skuader italiane te organizuar mire, te vendosur, kembengulese dhe racionale. Kur ka qene hera e fundit qe e kemi pare Italine te rreshtohet me tre sulmues ? Kurre!
Keshtu skuadra italiane, pa yje, ku askush nuk eshte titullare ne formacionin startues, tregoi kunder Turqise se rreshtuar ne mbrojtje, forcen e saj kolektive, superioritet total sidomos ne pjesen e dyte duke arritur fitoren mese te merituar. A mundet te shkoi kjo skuader ne fazel finale “Final Four” ne “Wembley” ? Mbase, por mbreme Italia deshmoi se eshte nje pretendente per t`u marre ne konsiderate!
Mbas shume te tjerash futbolli ne teresi nuk eshte me loja e dikurshme, spektakolare, teknike dhe e shpejte, edhe skuadrat aktuale te kohes kane tjeter fizionomi te lojes qe eshte bere tani fizike, e ngadalte, shume dhe teper taktike deri ne merzitje. Qellimi eshte me cdo kusht fitorja pamvaresisht menyres se si arrihet dhe mos te harrojme qe futbolli sot eshte kthyer ne nje monopol te manjateve, (prova e fundit , projekti i deshtuar i UEFA-s per Superligen e klubeve me te pasur te kontinentit).
_________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
11 qershor 2021