Euro 2021 | Pas 55 viteve, Anglia më në fund eliminon gjermanët …….

0
423

Mbas shortit te hedhur u tha se Grupi “F” ishte grupi i hekurt me Gjermanine, Francen, Portogaline dhe Hungarine. Dy kampione bote dhe nje kampione europe sfidonin njera tjetren. Ne pamje te pare ashtu duket, por asnje nga perfaqesueset e lartpermendura nuk arrit te mbijetoje per ne cerekfinale.

Megjithate, 55 vite me pare ne “Wembley”, me 1966, Anglia do fitonte ne nje finale dramatike kupen e botes 4-2 kunder gjermaneve…….qe atehere, gjermanet gjithmone kishin fituar duke ua prishur enderren perfaqesueses se tre luaneve dhe thyer zemrat e tifozeve angleze…..kjo deri me 29 qershor 2021, po ne “Wembley” , kesaj radhe Anglia ndryshon historine.
Sterling dhe Kane realizojne nje fitore historike kunder gjermaneve. Tifozet angleze ne “Wembley” jane ne nje delir. Per J. Loew, nje largim i trishtuar.

Keshtu arrihet suksesi i pare kunder gjermaneve ne nje ndeshje eliminimi direkt ne nje europian ose boteror. Perfaqesuesja e drejtuar nga Southgate shkon ne Rome per te zhvilluar ndeshjen cerekfinale kunder Ukraines.

Pikerisht ai Southgate qe ne v. 1996 kishte humbur penalltine vendimtare per anglezet ne gjysmefinale e duke u lene rrugen gjermaneve drejt fitimit te titullit kampion europe. Kesaj radhe ndodh ndryshe. Southgate “shlyen fajin” duke mbyllur eren e perfaqesueses se J. Loew dhe ndofta hap nje epoke te re suksesi per anglezet e tij.

E ben kete me nje goditje te vetme ne ndeshjen e programuar te luhej ne “Wembley” ne 18;51 (ne raste te tilla suksesi, duhet permendur edhe ora), perpara 42.000 spektatoreve qe nisin te kendojne : “Football is coming home”, dhe mbase mund te ndodhe tamam keshtu.

Te shemtuara megjithate fershellimat gjate ekzekutimit te hymnit gjerman, gjera qe ndodhin edhe ne Angline e qyteteruar. Megjithate Gjermania ne keto ane mbetet armiku me i keq…….

Southgate parashikon me se miri cdo gje, zgjedhjet, lojen, skemat taktike, nderrimet duke e kthyer ne fund nje nate perfekte. Le ne stol Foden dhe Grealish dhe perjashton nga lista e 23 –shes Calvert Lewis.
J. Loew vendos ne loje skemen 3-4-2-1 me Havertz e Muller si gjysmesulmues. Havertz do te rezultoje me i miri ndersa Muller do “shtyje” perfaqesuesen e J. Loew ne humnere, me rastin e humbur teper te volitshme per te barazuar takimin 1-1.

Southgate nuk u beson shume gjermaneve, e di mire nga historia qe “Manshafti” ka 1000 jete dhe nuk eshte e lehte t`i menjanosh.

Fillimi i ndeshjes eshte per gjermanet, 15 minutat e para anglezet mbyllen ne zonen e tyre tamam si ai luani qe pret perpara se t`i hidhet gjahut. Anglezet jane te organizuar mire ne mbrojtje, jo me kot deri tani nuk kane asnje gol te pesuar!!!
Shume ne rregull edhe mesfusha si dhe taktikat e lojes, por mbrojtja eshte pika me e forte e kesaj perfaqesuese.
Me pas anglezet ngadale fitojne terren dhe Sterling eshte i pari qe gjuan ne drejtim te portes duke i dhene mundesi Neurer te fluturoje ne te djathten per te kryer nje nderhyrje spektakolare, dhe ofruar material per fotografet.

Nderkohe gjermaneve u mungon nje qendersulmues rrace, po pra sepse Timo Werner nuk eshte qendersulmues. Tek Chelsea ai ka perfunduar disa here ne stol duke i dhene me hapsire Havertz si qendersulmues dhe Loew me kete rast eshte dashur te imitoje trajnerin e Chelsea. Megjithate Havertz funksionon edhe si gjysmesulmues, terhiqet prapa, kerkon topin dhe ndricon skenen gjermane. I sherben madje nje top Wernerit por ky i fundit mungon ne momentin vendimtar.

Loja tani eshte bere e ekuilibruar dhe madje jane anglezet qe thyejne akullin. Nderhyrje monumentale e Hummels ndaj Kane qe ia devijon topin me koke …..

Pjesa e dyte starton me nje gjuajtje bombe te Havertz ku Pickford me nje nderhyrje elastike dhe intuitive grushton mbi traverse. Sidoqofte nderhyrja e tij te kujton Peter Shiltonin legjendar. Tani ndeshja eshte kthyer trup me trup ne mesfushe. Southgate eshte inteligjent, kupton gjithcka dhe bene nderrimet: Grealish per te riun Saka . Dhe kjo do te rezultoje levizja e suksesit ne ardhje. Do te jete pikerisht Grealish qe do t`i jape goditje me “kazme” murit mbrojtes gjerman.

Aksioni i golit te avantazhit niset nga Sterling qe i shmanget Rudigerit, topi kalon nepermjet kembeve te Kane dhe Grealish por pasin e jep Shaw: Sterling le ne vend Hummels dhe finalizon 1-0! Ai tashme eshte kthyer ne idhullin e “Wembley” , 15 gola ne 20 ndeshjet e fundit. Tifozet angleze jane ne delir.


Mirepo Havertz dhe perseri ai “ndez” motorat e panzerave gjermane, duke i dhene nje top Muller qe i vetem me portierin gjuan…. jashte! E pabesueshme!
As ai vete, i ulur ne gjunje me koken ne duar, nuk e beson!
Raste te tilla te humbura nga gjermanet mund te numerohen me gishta ne historine e sfidave te ketij rangu.

Tomas Muller humbet rastin me te paster per te ekuilibruar ndeshjen.

Pas ketij rasti ja nje aksion tipik i shkolles angleze. Kros i Grealish nga e majta per ne qender, Kane godet “bute” me koke paksa i perkulur duke vulosur 2-0 fitoren dhe cerekfinalen per anglezet.

Nderkohe nga TV Alan Shearer nderhyn: “Nuk ka rast me te mire se sa ky per te fituar titullin e Europes” . Dhe ka te drejte, nese Anglia nuk arrin te fitoje titullin kesaj radhe , nuk do te mundet t`a arrije ate asnjehere.

SKEDA:
Londer: 29 qershor 2021
“Wembley” Angli – Gjermani 2-0
Shenues: Sterling 30’, Kane 41’ ne pjesen e dyte.

Anglia (3-4-3):
Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Phillips, Rice (43’ p.d.Henderson), Shaw; Saka, (24’ p.d. Grealish), Kane, Sterling.
Trajner: Southgate.
Te perjashtuar: asnje
Kartona te verdhe: Rice, Phillips, Maguire per loje te rende

Gjermania (3-4-2-1)
Neuer; Ginter (42’ p.d.Can), Hummels, Rüdiger; Kimmich, Goretzka, Kroos,Gosens (42’ p.d. Sané); Havertz, Müller (47’ p.d. Musiala); Werner (23’ p.d. Gnabry).
Trajner: J. Löw.
Te perjashtuar : asnje
Kartona te verdhe: Ginter, Gosens, per loje te rende

Gjyqtari: Makkelie (Ola).
Spektatore: 41.973.

 *  *  *

Ne sfiden e fundit te turnit te 16-tes, ne Glasgou, Ukraina mund 2-1 Suedine ne minuten e fundit te shteses. 1-1 mbas 90 minutave. Shenuan: Zinchenko (U) 27’, Forsberg (S) 43 p.p.; Dovbyk (U) al 121’

Tabela e ndeshjeve cerekfinale
2 korrik
Zvicer – Spanje
Belgjike – Itali

3 korrik
Republika Ceke – Danimarke
Ukraine Angli
______________
Informacioni i rezervuar © Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
P.B 30 qershor 2021

Follow us: 

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 

Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here