EURO 2021 | Rast i jashtëzakonshëm! Eriksen, luftë për jetën: nga frika në lehtësim, dita që tronditi evropianin!

0
432

Mesfushori i Interit u shemb ne toke vetvetiu në minutën e 43-të të ndeshjes midis Danimarkës së tij dhe Finlandës. Pastaj, masazhi i zemrës, heshtja e stadiumit, 12 minuta për ta shpëtuar, nxitimi për në spital dhe më pas lajmi i mirë: “Ai është jashtë rrezikut”.

“Christian Eriksen është zgjuar dhe mbetet në gjendje të qëndrueshme. Ai do të qëndrojë në spital për t`ju nënshtruar testeve të mëtejshme ”.

Federata daneze eshte ajo që e bën botën të marrë frymë lehtësimi për gjendjen e lojtarit të Interit, i cili u shemb në tokë në minutën e 43-të ne ndeshjen e trete te Europianit, Danimarkë-Finlandë, e cila filloi në orën 6 në Kopenhagë. Pas nderprerjes ajo pati rifllim te saj në orën 20.30, me kërkesë të lojtarëve të dy ekipeve të cilët vendosën të ktheheshin në fushë pasi mësuan se Eriksen ishte me mirë.

“Eriksen merr frymë dhe mund të flasë: ai është jashtë rrezikut,” keshtu tha agjenti i lojtarit, Martin Schoots, ne një radio daneze pasi foli me babanë e lojtarit 29-vjeçar të Interit. Peter Møller, drejtori teknik i Danimarkës, i tha televizionit publik danez se Eriksen u foli shokëve të tij të skuadrës nga shtrati në spital, duke i siguruar ata për gjendjen e tij dhe duke u thënë se dëshironte që ata të vazhdonin ndeshjen .

FRIKA
Nje heshtje e “acarte” ka pllakosur në stadiumin “Parken” të Kopenhagës. Në minutën e 43-të të sfides Danimarkë-Finlandë, Eriksen shembet pranë vijës anësore, ndërsa shkonte drejt një rivënie të shokut të skuadrës për të marrë topin. Papritmas, këmbët nuk e mbajne, dhe Eriksen bie me fytyrën përpara. Shpejt bëhet e qartë se është diçka serioze. Lojtarët danezë vendosin duart në koke, shokët e ekipit u japin shenjë mjekëve që të shpejtojnë hyrjen. I pari që nderhyri per ta shpetuar Eriksen është Maehle, i cili përpiqet të hapë gojën e shokut te tij për të nxjerrë gjuhën dhe për ta parandaluar atë nga mbytja.

Shpejt me pas vjen Simon Kjaer, kapiteni: është ai që hap gojën e Eriksenit, dhe nxjerr gjuhën. Hyjnë personeli mjekësor, pastaj menjëherë me pas edhe punetore te tjere te stafit shëndetësorë. Eriksen qendron i palëvizur, në tokë. Duhet një masazh zemre, i përsëritur. Lojtarët e Danimarkës qendrojne ne formen e nje mburoje duke e rrethuar shokun e tyre për te penguar cdo pamje qe mund te shfaqet ne mediat, dhe bejne shume mire.

Heshtja bie mbi stadium. Masazhi i zemrës vazhdon për një kohë të gjatë, ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë do të zgjasë 12 minuta. Njerëzit përqafojnë njëri-tjetrin, terror në fytyrat e tyre. Trajneri danez Hjulmand vrapon në tribune ndërsa flet në telefon. Gruaja e Eriksenit kërkon të hyjë në fushë, përqafohet nga vetë Hjulmand dhe më pas nga Kjaer dhe Schmeichel. Njëmbëdhjetë minuta terror. Pastaj Eriksen vihet në barelë dhe del nga “Parken”, i intubuar, në mes duartrokitjeve të spektatoreve për të arritur në spitalin aty pranë Rigshospitlaet. Eriksen është koshient tashme kur largohet nga fusha. Eshtë i intubuar, por i vetëdijshëm.

Ndërsa Eriksen po transportohet në spitalin Rigshospitlaet, nga stadiumi, shokët e tij presin dhe luten. Ndeshja është pezulluar: Uefa, Danimarka dhe Finlanda duhet të vendosin nëse do ta shtyjnë atë ose do ta rinisin. Me pas vendoset qe te zhvillohet.


Dita e 2-te e Europianit.

Bie ne sy fitorja e merituar e skuadres belge 3-0 ndaj Rusise me nje dygolesh nga Lukaku. Zvicra dhe Uellsi barazojne 1-1, nderkohe Finlanda surprizon 1-0 ndaj Danimarkes.

___________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
13 qershor 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here