Fadil Paçrami (1922 – 2008)
Dramaturg, publicist e politikan!
Karriera politike
Lindi në Shkodër më 25 maj 1922. Ndoqi gjimnazin e Shkodrës ndër vitet 1935 – 1938, më 1937 u anëtarësua në Grupin Komunist të Korçës.
Studimet e larta i vijoi për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku ndoqi vetëm vitin e parë akademik (1941-’42). Më 1943 u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare, dhe po atë vit u emërua anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë në Tiranë. Në shkurt të 1944-ës u zgjodh anëtar i Komitetit të Partisë për Tiranën.
Më 1945 u zgjodh anëtar i sekretariatit të Frontit. Më 1946 – 1947 shërbeu si zëvendësministër i arsimit. Nga janari i 1947 deri në nëntor të 1948 qe drejtor i muzeut arkeologjik. Në nëntor të 1948 deri në 19 qershor 1958 qe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.
Nga viti 1952 e deri më 1973 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1958 deri më 15 dhjetor 1960 student në shkollën e partisë në Moskë. Më 1960 – 1965 qe drejtor i propagandës i Komitetit Qendror të
PP-së. Më 1965 – 1966 qe ministër i Kulturës dhe Arteve. Më 1966 deri më 11 prill 1973 sekretar i Komitetit të PP-së, ndërkohë më 1970 – 1973 qe edhe kryetar i Kuvendit Popullor.
Shkarkohet nga të gjitha funksionet për liberalizëm, më 26 – 28 qershor 1973 pleniumi i 4-t e përjashtoi nga partia. Iu hoq mandati i deputeti që e kishte nga 1947 dhe nuk pranoi që të jepte llogari para zgjedhësve të tij. Më 15 shtator 1973 Kuvendi Popullor e shkarkoi nga detyra e kryetarit të tij.
U arrestua më 20 tetor 1975 si “armik i popullit” dhe u dënua për agjitacion e propagandë, burgimi i tij zgjati deri më 17 mars 1991. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit dhe në atë të Kosovës së Madhe në afërsi të Elbasanit. U lirua më 17 mars të vitit 1991, dy javë përpara zgjedhjeve të para pluraliste.
Si dramaturg
Eshte nder dramaturget me prodhimtar dhe me te suksesshme te periudhes se diktatures, veanerisht ne vitet `60-`70. Drama e tij e pare “Ne tufan” (1959), solli nje subjekt interesant nga lufta, nje tablo te gjere me nje larmi tipash qe jepen te perfshire ne kolizio nin politik te kohes, disa syresh edhe me luhatjet e tyre psikologjike ne kerkim te nje identiteti te ri.
Kete qasje autori do shenderroj ne nje struktture te zhdervjedhte per dramen tjeter pasuese “Mbi germadha” (1962), ku personazhi kryesor, Shpendi, do te perfaqesoje intelektualin e ndershem, por te lekundur midis dy kaheve te konfliktit klasor fill pas luftes dhe sekuestrimeve te dhunshme ne sketorin e industrise.
Ky tip heroi tashme i njohur dhe i perpunuar nga letersia sovjetike e kohes, pas ngurrime ve qe i vijne nga perkatesia e vet klasore, me ne fund do te shkeputet nga borgjezia, duke braktisur idniferencen dhe pasivitetitn dhe duke u bashkuar me fitimtaret ne ndertimin e “Shoqeria e re”. Pervec Shpendit drama e jep po ne luhajtjet e tij psikologjike edhe figuren e komisarit te jashtezakonshem te Gjergjit, cka fliste per nje largim nga skematixmi i kohes lidhur me konceptimin e heroit si dhe kerkimin e modele ve jetesore sa me origjinale.
“Shtepia ne bulevard” e shkruar ne vitin 1964, solli nje strukture te pahasur ne pare ne dramaturgjine shqiptare, me pranine aktive te personazhit te autorit, vendosur si njefare gjykatesi a Korifeu qe shpjegon dhe vlereson cfare po ngjet ne familjen e Halimit (forme qe sillte ndermend disa pjese te dramaturgut rus, Arbuzov). Perpos risive ne strukture, ajo deshmoi disa te verteta te hidhura te shoqerise shqiptare, pa e zbukuruar dhe lustrosur realitetin me moralizime dhe funde te lumtura, perkundrazi.
Fale kritikes ndaj dobesive, veseve dhe qendrimeve jo te hijshme, madje te poshtra te disa njerezve, artikulohen mesazhe te rendesishme per shendoshjen morale te familjes dhe shoqerise.
Me dramen “E bardha dhe e zeza” duket se merr trajte prirja e Fadil Pacramit per tipin e drames “polemike”, e ndertimit te konfliktit ne formen e diskutimit, e nje teze dhe antiteze; gjithashtu edhe prirja per ta zhveshur “agonin” nga klishete ideologjike duke afruar me fort me luften e perhershme te se mires me te keqen brenda vete njeriut, si nje konflikt ekzistencial, si veteperkryerje dhe si katarsis i nevojshem.
“Ngjarje ne fabrike” (1968), ishte nga dramat me te suksesshme per kohen, kjo fale venies se bukur regjisorjale te Kujtim Spahivoglit ne Teatrin popullor.
E kompozuar ne formen e nje mbledhjeje kolektivi punetoresh fabrike, me dy sekuenca dhe me veprime intriguese te drejtorit Jashar Driza per t`iu shmangur pergjegjesise dhe ndeshkimit te pritshem, ajo ngjante me nje debat te forte kunder burokrateve dhe burokracise, duke bere thirrje, nga ana tjeter, per bashkepjesemarrje masive ne mbarevajtjen e puneve si dhe ne kritiken kundrejt te ashtequajturave “shfaqje te huaja” te burokratizmit dhe shkeputjes nga masat.
Jashar Driza, personazhi kryesor dhe strumbullari i veprimit dramatik, nuk eshte “pozitivi” por “negativi”, nje drejtues karrierist, arbitrar e autoritar, sado qe atij , ne te vertete, i cungohet liria e veprimit dhe inisiatives si drejtor fabrike.
Ideja e dramaturgut vinte si konkretizim i direktivave partiake te kohes, te shfaqura si pjese e dhunes se organizuar politike e ideollogjike mbi individin, perputhur miteve dhe iluzioneve te rrejshme politike qe e cmonin kolektivin e punetoreve si kinse bartesin e drejtperdrejte te ushtrimeve te autoritetit ekzekutiv.
Fale perdorimit te nje forme konvencionale me mbishtresa metaforike e simbolike, drama “20 ditet” i shmanget toneve patetike e deklarative; pos frymes se pergjithshme epiko-dramatike te betejes se clirimit te Tiranes, ajo solli edhe poziten tragjike te njeriut te zakonshem perball terrorit nazist; me frike ndaj vdekjes, me lekundjet, me shpresat apo me qendresen sublime, duke paraqitur nje reagim masiv aq edhe te diferencuar, perkatesisht qendrimeve politike te gjithsejcilit.
“Viti 61” eshte ne trajten e nje eposi heroiko-dramatik ne perballimin e presioneve politike te sovjetikeve pas prishjes me ta; perpjekja e tyre per sabotimin e ekonomise shqiptare, posacersith fshehja e burimeve minerare.
Ajo ka nje mbivendosje te dukshme deklarimesh politike, cka e ka demtuar, sidmos e ka skematizuar menyren e ndertimit te konfliktit; nga nje konflikt ekonomik dhe brenda nje familjeje, nej nje konflikt te mirefillte politik ne linjat e paramenduara te “luftes klasore” , kunder kinse tradhetise revizionist e dhe pabesise se madhe ndaj Partise se Punes si mbrojtesja e zjarrte e komunizmit nderkombetar etj.
Drama me e guximshme per nga idete ishte “Ceshtja e inxhinier Saimirit” , shkruar ne v. 1971, tek e cila gjeti vend kritika e guximshme ndaj formave te ngurta e konservatore te drejtimit te ekonomise si dhe ndaj paaftesise se organeve te akuzes per te njohur dhe mbrojtur te verteten.
Para se te burgosej Fadil Pacrami ka shkruar edhe dramat “Rrugeve te pashkelura”, “Lagjja e varfer”, “Nuk kam mall per vjetersira” .
Gjate viteve te gjata te burgut ai shkroi 52 drama, prej te cilave vetem 4 jane botuar ne vitin 1999: “Pas vdekjes”,”Klubi i maskave qe qeshin”, “Rendesa e fajit” dhe monodrama ne forme pamfleti “Marrezia e madheshtise”, “Mbarim dimri” .
Si tipare te pergjithshme te dramave te F. Pacramit dallohen: tendeca e shprehur politike si dhe nje shpirt protestues ndaj formave pasive, konservatore dhe inerte te jetes; me se shumti, autori i nderton konfliktet e pjeseve te tij ne trajten e tezes dhe antitezes, pro dhe kunder, duke i zberthyer karakteret nepr mjet debatit politik, atij moral, apo lidhur me nje ide, me nje kuptim filozofik, rendom ne menyre te drejtperdrejte, duke parapelqyer mjedise sociale te hapura, por pa braktisur meset intime e familjare.
Shquhet per nje fjale te zgjedhur dhe dendesi mendimi.
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni (f. 335-336) si dhe Wikipedia, per karrieren politike.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw