Fahri Jukniu
Inxhinier, operator zeri, pionier i filmit shqiptar!
Lindi ne Shkoder me 13 gusht 1929. Ka kryer shkollen e mesme teknike “7 nentori” ne Tirane ne degen elektrike ne vitin 1949.
Punoi deri ne vitin 1954 si teknik dhe drejtor i Radio Shkodres. Po kete vit, 1954 shkoi ne Prage duke vazhduar studimet e larta per ne Fakultetin e inxhinjerise elektrike te cilen e mbaron ne vitin 1958, duke u diplomuar si inxhinier e specializuar per Tekniken e Studiove te Filmit, Radios dhe Televizionit.
Me 22 prill 1958 emerohet si inxhinjer ne repartin e zerit te kinostudios “Shqiperia e Re” ku punoi per disa vjet. Ne vitin 1965, kalon si inxhinier pergjegjes i oficines se kinematografise e cila merret tani kryesisht me rregullimin e aparaturave kinematografike te kinemave si dhe instalimin e tyre ne qytete te ndryshme te Shqiperise.
Mori pjese se bashku me A. Hoxhen dhe A. Raxhimin ne grupin e projektimit te Pallatit te Madh te Kultures ne Tirane per problemet e akustikes dhe izolimit nga zhurmat, kryesisht per sallen e Operas dhe Baletit. Merr pjese gjithashtu ne hartimin e programit dhe projektit teknollogjik te ateliereve te xhirimit te filmave dhe anekseve te tyre (se bashku perseri me A. Hoxhen). Fahri Jukniu dha nje ndihmese te konsiderueshme ne permiresimin e gjendjes teknike te kinemave. Me vone kalon perseri ne repartin e zerit duke punuar per nje kohe te gjate si inxhinier zeri e duke u marre fillimisht me filmat dokumentare e me vone edhe me ato artistike e vizatimore.
Realizoi si operatore zeri, filmin e pare artistik, “Krevati i perandorit” – 1973, e me vone edhe 12 filma te tjere , nder ato “Vajzat me kordele te kuqe” – 1978; “Radiostacioni” – 1979; “Shoku yne Tili” – 1981; “Rruga e lirise” – 1982; “Duaje emrin tend” – 1983.
Filma te tjere: “Nje udhetim i veshtire” dhe “Zemra qe nuk plaken” – 1977; “Deshmoret e monumenteve”; “nje shoqe nga fshati” – 1980; “Fraktura” – 1983; “Enderr per nje karrige” – 1984; “Asgje nuk harrohet” – 1985, si dhe shume kronika, filma dokumentare dhe vizatimore.
Derisa doli ne pension ka dhënë kontribut si operator zëri në filmat artistikë, dokumentarë, kronikave dhe vizatimorë, duke u vlerësuar edhe me çmime në karrierën e tij të gjatë për më se tre dekadash.
Fatkeqesisht mbas 2010-tes nuk kemi asnje informacion rreth profilit te tij. Gjate nje kerkimi te gjate cdo informacion humbet ne muajt e v. 2010, cuditerisht edhe pse ka nje zhvillim te teknologjise me dhjetevjecarin e fundit, informatikes shqiptare duket se i ka “ngelur ora” ne disa drejtime, nderkohe qe plehrat e politikes mbushin cdo dite e me shume faqet e shtypit dhe ekranet televizive.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / f. 172
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw