Hollanda mbeti në memorie si Fituesi Moral i Boterorit 1974. Cilesohet se e shpuri futbollin në nje nivel shume me te larte se më parë. Fanella e çuditshme e saj, per shkak te ngjyres se vecante portokalli, u bë sinonim i futbollit të bukur! Ashtu siç mbeti përjetë në kujtesë fanella e çuditshme “adidas” e Johan Krojfit me numër 14, me dy nga tre vijat sinjifikative të “adidas”.
Këtu është momenti për të thyer heshtjen rreth këtij misteri, rreth uniformës së plotë “adidas”, mbathje e fanellë por me dy dhe jo tre vija të Krojfit.
Johan Krojf, ylli absolut i kohës së tija, djaloshi elegant e simpatik që më shumë ngjante me një yll muzike, futbollisti që theu i pari limitin e milionit të dollarëve në blerje, kishte një simbol të veçantë me “puma”. Ai vetë ishte reklama më e mirë e kompanisë dhe veçanërisht për këpucët e futbollit “puma king”.
Kështu, i detyruar të përdorë uniformë “adidas” me kombëtaren, mendoi që të heqë njërin shirit nga fanella dhe nga të mbathurat dhe nga që nuk mori pjesë në Kupën e Botës së Argjentinës që vinte më pas, mbeti mitik për bluzën e tija “adidas” me dy shirita e cila, akoma edhe sot pas 46 viteve, është një nga më të kërkuarat në blerje nëpermjet internetit prej platformave amazon, e-bay apo online stores!
Gjithsesi, katër vite më vonë edhe binjakët van der Kerkhof do të paraqiteshin edhe ata me të njtin “model” fanelle por kjo nuk ra pothuaj se fare në sy. Nuk mund të kishin fuqinë rrezatuese të një ylli si Johan Krojf!