FAQE ALMANAKU | 4 JANAR

0
463

FAQE NGA ALMANAKU!

Data 4 janar shenon lindjen e kater artisteve te medhenj te artit te skenes. Linden aktoret, Kadri Roshi “A.P” (1924-2007); Arqile Nasho (1943); regjisori / aktori Fatos Haxhiraj (1943) si dhe kengetari / kompozitori Avni Mula “A.P” (1928 – 2020)


Kadri Roshi – “Mjeshtri i Madh i Artit”, “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit”.              (4 janar 1924 / 6 shkurt 2007)

Çmime e Tituj

1998 – Nder i Kombit

1969 – Artist i Popullit

1963 – Artist i Merituar

“Nderi i Qytetit” – Ballsh & Urdhërin e Punës kl.III-të

1997 – Çmimi i Nderit për interpretimin e rolit të Ymerit në filmin “Mirupafshim” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Selanik, Greqi në vitin 1997.

13 Maj 1995 – Kupa e Karrierës për interpretimin e rolit të Bariut Prift në filmin “Kolonel Bunker” në Festivalin e X-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit 1995.

23 Prill 1983 – Çmimi Special për interpretimin e rolit të Rakipit në filmin televiziv “Era e ngrohtë e thellësive” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.

28 Prill1979 – Çmimi Special për interpretimin e rolit të Xha Hysenit në filmin “Liri a Vdekje” në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 21 deri në 28 Prill të vitit 1979 .

23 Prill 1977 – Çmimi Special për interpretimin e rolit të Kujdestarit në filmin “Lulëkuqet mbi mure” në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977.

Me shume informacion dhe nje Fotogaleri, linku prane: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.555372084522664.1073741878.494112627315277&type=1


Arqile Nasho

U linde lindi ne Vlore me 4 janar 1943. Mbasi mbaron Insitutin e Larte te Arteve ne vitin 1965 fillon punen ne Teatrin profesionist “Petro Marko”. Ka marre pjese edhe ne disa filma artistike nder te cilet : “Ngadhenjim mbi vdekjen” (1967), “Kur zbardhi nje dite” (1971), “Brazdat” (1973), “Dhe vjen nje dite” (1986); “Guret e shtepise sime” (1985)


Fatos Haxhiraj

Aktori dhe rregjizori  i mirenjohur i skenes shqiptare, lindi në Tiranë më 4 janar të vitit 1943 .Ai eshte pjesë e një plejade të shquar të artit shqiptar. Diplomohet në ILA në degën e dramës ne vitin 1966 dhe emërohet aktor në Teatrin Popullor, pikerisht nje vit me pas.

“Puna fillon me disiplinën artistike, që është germa “A” e këtij profesioni. Janë disa faktorë që realizojnë këtë disiplinë artistike: serioziteti, studimi, kultura individuale qoftë e regjisorit, qoftë e aktorit, talenti dhe bashkëpunimi i ngrohtë midis regjisorit dhe aktorit”.  – F. Haxhiraj / “Artist i merituar”

Me shume informacion dhe nje Fotogaleri, linku prane: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare/photos/?tab=album&album_id=636947226365149


Avni Mula (1928 – 2020) Kompozitor, kengetare  –  Artist i Popullit & Nderi i Kombit.

Lindi ne Gjakove me 4 janar 1928. Mbahet kompozuesi edhe i 5 filmave artistike te Kinostudios duke filluar qe ne vitin 1975 me  “Lume drite”; “Udhetim ne pranvere”; 1979 – “Balonat”; 1980 – “Karnavalet”; 1984 – “Fejesa e Blertes”. Nderron jete ne moshen 92 vjecare me 29 tetor 2020.

Me shume informacion dhe nje Fotogaleri, linku prane: https://www.facebook.com/pg/ksh.faqjazyrtare/photos/?tab=album&album_id=2785841081475742

Kinematografia, Arti Skenik & Sporti

______________________________________

Na ndiqni edhe ne:

Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/

Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti

YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here