Kalendar ngjarjesh ne artin skenik | 23 shkurt!
Data 23 shkurt shenon lindjen e tre artisteve nga stafi prapa kamerave, operatorit te zerit Saliko Hoxha (1943 – ); shkrimtarit, publicistit, kineastit Luan Qafezezi (1953 – ); si dhe piktorit dhe operatorit te filmit Mihal Rama (1950 – ).
Saliko Hoxha
Operator zeri .
Lindi ne Tirane me 23 shkurt 1943. Kreu shkollen e mesme te pergjithshme. Filloi pune ne Kinostudio fillimisht si shofer me kronikat dhe me vone shofer i Tonvagenit (aparaturave levizese te zerit) aty nga fundi i vitit 1958. Fillimisht punoi si mbajtes mikrofoni dhe teknik shkrimi e me vone operator zeri ne filmat kronikale e dokumentare. Ne vitin 1971 realizoi filmin e pare artistik si operator zeri “Mengjeze lufte” e me vone edhe 5 filma te tjere si “Yje te neteve te gjata” – 1972 / “Kur hiqen maskat” – 1974 / “Lulekuqet mbi mure” – 1975 / “Manumenti” – 1977 dhe te tjere. Paralelisht merret edhe me regjistrimet ne studio te kronikave, filmave dokumentare e vizatimore. Z. Saliko nuk jeton me!
Luan Qafzezi
Shkrimtar, publicist, kineast.
Lindi ne Tirane me 23 shkurt 1953. Diplomohet ne Insitutin e Larte te Arteve . Punon per nje kohe ne disa shtepi kulture ne fshatrat e Tiranes. Me 1986 fillon te punoje ne Kinostudion “Shqiperia e re” si nendrejtor ne disa filma dhe me vone spedicioner dhe inspektor ne AlbaFilm Distribucion.
Ne vitin 1993 kalon ne departamentin e filmit ne televizion duke realizuar filmat dokumentare “Ne udhen e filmit” – 1993 / “Njeriu i gjuhes se lire” / “Poeti dhe inkuizicioni” / “Dritat e qytetit” – 1993. Me pas xhiron ne SH.B.A dokumentaret “Komb, Fe dhe Atdhe” / “Gezimi ne diaspore” / “Nje piktor ne Nju Jork” – 1994 si dhe telefilmin per femije “Enderra feminore” – 1995.
Ne vitin 1992 ka botuar vellimin poetik “Dashuri pa kredi” / fletoren “Mjeshter te medhenj te filmit” – 1993 / si dhe liberthin e trete “Portrete kineastesh” – 1996 . Nga viti 1992 ka drejtuar edhe revisten “Film” .
Mihal Rama
Piktor dhe operator i filmave artistike ne Kinostudio.
Lindi ne Tirane me 23 shkurt 1950 ku mbaroi edhe Insitutin e Larte te Arteve
per artet figurative . Filloi si asistent operator ne filmat “Pas gjurmeve” – 1978 / piktor kostumesh ne filmin “Ne vinim nga lufta” – 1979 / perseri asistent ne filmat “Qortimet e vjeshtes” – 1981 / “Rruga e lirise” – 1981 / “Fundi i nje gjakmarjeje” – 1983 / “Fushe e blerte, fushe e kuqe” – 1984 .
Ne filmin “Pranvere e hidhur” ishte bashkeautore ne kamera.
Deri ne vitin 1994 xhiroi ne menyre te pavarur filmat : “Zevendesi i grave” / “Pas takimit te fundit” / “Pas fasades” / “E diela e fundit” / “Nekrologji” / “Plumbi prej plasteline” nderuar me cmim, dhe filmin dokumentare “Funeral Business” ne Venecia si regjisor, skenarist dhe drejtor fotografie (bashkeautore) ne vitin 1999.
________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw