Faqe të gazetës “Drita” | “Djem të mbarë” – Një dramë me temën e klasës punëtore!

0
1012

Ne faqet e gazetes “Drita” te 7 prillit 1974

Veprave që trajtojnë temën e klasës punëtore iu shtua edhe drama e re e Fadil Krajës “Djem të mbarë”, premierën e së cilës e dha para disa ditësh trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Regjisorja Violeta Sekuj ka bërë një punë të pastër plot pasion dhe frymëzim. Spektakli dallon për një sërë mizanskenash të goditura; ndjehet gjatë gjithë shfaqjes toni optimist i klasës punëtore dhe pasuria shpirtërore e njerëzve të kantierit. Ajo ka gjetur mjaft detaje që i japin jetë e gjallëri spektaklit, ndjehet në cdo skenë puna serioze krijuese e saj.

Në skenën e rrëfimit të Frrokut, në monologun e Danës kemi mendimin se nuk është mbajtur si duhet parasysh nga ana e saj tërësia e zhvillimit të dramës. Megjithatë ky spektakël tregon se regjisorja është me talent, e përgatitur nga ana profesionale dhe e papërtuar në punën me trupën. E mirë qe puna me dekorin e Cesk Vuksanit dhe e piktorit Lec Fishta.

Loja e aktorëve qe e kënaqshme. Spikatën aktorët Ymer Bala, Elez Kadrija, Nefail Piraniqi, Justina Alia, Zehrudin Dokle, etj.

Ymer Bala dha me mjeshtëri tipin e punëtorit të ri, i dashur dhe i drejtë me shokët, punëtor i palodhur, i gëzuar, optimist.
Elez Kadrija vizatoi bukur brigadierin babaxhan, njeri i rrahur nëpër kantiere, … Nefail Piraniqi tregoi se një rol të dorës së dytë mund ta bësh të tillë që të lerë mbresa në mendjen e spektatorit.

Ai e bëri shumë të këndshëm shokun e mirë që shoqëron në cdo hap jetën e shokëve të vet, që drama dhe gëzimi i tij marrin shkak nga dramat dhe gëzimet e shokëve të vet.

Justina Alia e luajti mirë vajzën e ardhur nga qyteti, që gjen midis njerëzve të punës vlera të tilla shpirtërore sa e bëjnë atë që një nga ata, Tomorrin, ta zgjedhë edhe për shok të jetës. de plastikë dhe diksion të mirë ajo komunikoi natyrshëm gjatë gjithë shfaqjes me spektatorin. Zehrudin Dokle e bëri figurën e Besimit të fitojë për§mimin, sarkazmën dhe ironinë e spektatorit. Loja e tij qe e bukur dhe rezultat i një pune të kujdesshme.


_____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

Referenca: Gazeta “Drita” 7 prill 1974; “Djem të mbarë” – Një dramë me temën e klasës punëtore. Vath Koreshi

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here