Fatbardha Çani | Aktorë të lëvizjes amatore!

0
2149

Fatbardha Çani – aktore e levizjes amatore dhe prezantuese
ne TVSH te kohes.

Aktore amatore por qe arriti te vendosej ne rolin e vetem te saj ne kinematografi, te nje protagoniste madje, ne filmin e metrazhit te shkurter “Montatorja” – 1970, e askund tjeter me pas edhe pse shume aktore te ardhur nga levizja amatore arriten ne nje nivel te larte te interpretimit duke u bere profesioniste.

Vajza simpatike me origjine nga Cameria, ishte punetore ne atë kohë ne Kombinatin e tekstileve “Stalin”. Regjisorit Muharrem Fejzo i duhej te gjente nje vajze qe te luante rolin e Hanes, simbas skenarit te nje vajze te cilter qe enderron te behet montatore e dashurohet nga nje djale ne kantierin e punes. Do te jete piktori i njohur u filmit Shyqyri Sako ai qe do e zbuloje Fatbardhen dhe prezantoje ate stafit te caktuar per filmin “Montatorja” .

Ky ka qene afrimi i zonjes Cani me kinematografine shqiptare. Edhe pse vendi yne kishte nje numer te konsiderueshem aktoresh te diplomuar, te dale nga ILA, jo te gjithe kishin fatin te kene role kryesore, pamvaresisht aftesive te tyre aktoriale, ndersa Fatbardha (sic mban edhe emrin), pas filmit “Montatorja” nuk u pa me por qe mbeti ne historine e filmit shqiptar si rasti i vecante ndofta me i ralle te nje aktore amatore, ne rolin e protagonistes!

Me vone punoi ne TVSH si spikere dhe prezantoi gjithashtu emisionin muzikor te se henes, simpas kerkesave te shikuesve.


_____________
© Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook
me 21 tetor 2020. Te gjitha te drejtat e rezervuara!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here