Fatmir Gjata (1922 – 1989) | Profil!

0
31

Fatmir Gjata
Dramaturg, prozator, poet.
I perket brezit te arte te shkrimtareve shqiptare. Eshte skenarist i disa filmave dhe dramave shqipe.

Lindi ne Korce me 22 shtator 1922.
Lindi në një familje me tradita patriotike. I rritur dhe i edukuar në mjedisin patriotik të familjes, Fatmir Gjata u lidh, që në moshë të re me luftën Antifashiste Nacionalclirimtare. Gjatë luftës i mbajti të pandara pushkën dhe penën.
Ka studiuar ne Liceun e Korces. Me pas studimet e larta i kreu ne Moske, ne Isitutin Maksim Gorki. Ka qene kryeredaktor i revistes se mire njohur “Nendori” dhe shkrimtar me profesion te lire.

Nder botimet e tij mund te permendim “Pika gjaku” (1945) – skica dhe tregime; “Kenget e maleve” (1954); novelen “Tana” (1959) qe u be edhe filmi i pare shqiptare me metrazh te gjate; romanet “Keneta” (1959) qe u be edhe filmi “Vitet e para”; “Keshilltaret” (1979) qe u be edhe film me te njejtin titull; ditarin “Nje torbe me fisheke” (1982); Botimet e tij vazhduan me “Kenget e maliherit” , poema kenga e partizanit “Benka”.

Romani social-psikollogjik “Keneta” ka patur disa versione skenike ne teatrin “A. Z. Cajupi” ne Korce dhe “Migjeni” ne Shkoder, ku shkrimtari merr shkas nga puna per tharjen e kenetes se Maliqit. Kjo veper shenon nje hap te rendesishem ne ndertimin e subjektit te romanit dhe vizatimin e karaktereve.

Si dramaturg ka shkruar pjesen “Vajza nga fshati” (1954), ku nepermjet nje subjekti te thjeshte traitoi me nje fryme liriko-romantike problemin e zgjedhjes ne dashuri kunder imponimeve, si dhe emancipimin e vajzave fshatare ne kundershtim me normat e trasheguara , qe vepronin me force ne mjediset patriarkale te atyre viteve.

               

Ka qënë kryetar i Komitetit të Arteve dhe të Kulturës në vitet 1951-1953. Eshtë zgjedhur anëtar i komitetit drejtues dhe i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që nga themelimi i saj.

Për merita pune dhe krijimtarie ka marrë Çmimin e Republikës të Klasit të Dytë dhe të Tretë, Urdhrin Flamuri i Kuq i Punës të Klasit të Parë dhe medalje të ndryshme.
Eshte ndare nga jeta ne vitin 1989

_______________________
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 166 si dhe Wikipedia, Enciklopedia e lire on line.

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here